top of page

SHQIPËRIA


Ouyang Yu

Këto poezi janë realizuar nga një poet nga Kina, që ka parë emigrimin dhe problemet e tij, njësoj si shqiptarët që u pikëtakuan me të në Australi. Të ikurit, shqiptarët e Kosovës, dhe mjaft shqiptarë të tjerë të ikur nga koha e Enver Hoxhës, e frymëzuan ish-vëllaun “politik” të kohës komuniste të shkruante atë që ai kishte në mendje…

Filmat dhe librat e Maos, gjuha shqipe dhe muzika shqiptare, po aq dhe çiftelia i kanë dhënë atij një ide, por ne mes leximit menduam ti shqipërojmë dhe për vetë, për të gjithë ne. Nuk e di si mendoni?

(Përgatiti dhe përshtati me komentin përkatës dhe jetën e autorit: Dr Fatmir Terziu)


Ouyang Yu


SHQIPËRIA

1.

Babai im dhe unë

po qëndronim në një raft të qelqtë librash

duke kërkuar poshtë

në një rresht të veprave të Maos përkthyer në shqip

I thashë babit

pse ju keni mësuar gjuhën angleze

dhe jo Gjuhën Shqipe?

A duhet ta mësoj unë?

Jo, tha ai, jo, jo Gjuhën Shqipe

ju nuk duhet ta mësoni atë gjuhë

Kam harruar se çfarë tjetër, tha ai

si pjesë e shpjegimit të tij

“Shkaku që duhet të jetë më shumë se tridhjetë vjet më parë

gjatë revolucionit kulturor

kur librari në të gjithë Kinën

prodhuan me miqtë e tij, si Enveri, kaos

s’kishin asgjë tjetër, vetëm veprat e Maos.

2.

Xia Guoqiang një mik

nga shkolla e mesme

më tha, pasi kishte parë një film shqiptar

se sa të pista ishin truket kur luhej armiku.

Unë e pashë filmin

dhe kurrë nuk e pashë në atë mënyrë se si ai e pa atë

nga të gjitha që mund të kujtojë ishte kënga

dhe muzika

muzikë shqiptare që të rrëmben si lumë,

ishte më madhore se çdo gjë që kisha dëgjuar ndonjëherë

edhe pse unë nuk e kisha dëgjuar aq shumë.

3.

Kitarja (çiftelia), që shqiptari luante në film

Flamuri me shqiponjë mali

dhe vendi malor plot dritë,

një vend i tillë i vogël në botë

si një mik i madh me Kinën

në ato ditë.

Mbaj mend të gjithë, që e pashë

dhe e pashë më shumë,

me sytë e Botës,

kur unë pashë bombardimet e NATO-s

dhe shqiptarët e përzënë me forcë prej Kosovës,

e pashë sot dhe lotova për Shqiptari,

në TV-i. (7 Mars 1999)

3.

(Përshembull: Gruaja ime më pyeti një darkë

pas disa ditëve me radhë

pasi kisha mbaruar poezinë

se ajo kërkonte titujt e këtyre dy filmave shqiptarë.

I thashë se unë nuk mund ti kujtoja

dhe ajo,

ajo tha se nuk mund ti kujtonte

kur e pyeta

një sipas saj quhej “Trauma”

dhe tjetri, “Më mirë të vdes, se sa të dorëzohem”

dhe shtoi ajo

se kishte admiruar infermieren në film

më shumë për mënyrën e saj krenare,

për krenarinë shqiptare.

Ajo e mbajti veten

dhe ajo,

ajo, gruaja ime, kishte parë filmin

shumë herë plot gaz,

kishte qarë mjaft herë të tjera,

e shihte dhe kur s’kishte shumë gjëra të reja,

më pas.

(1999)


Rreth autorit:


Ouyang Yuu lind në Huangzhou, Kinë, në vitin 1955. Në vitin 1983 ai u diplomua nga Instituti Wuhan i Inxhinierisë Hidro-Elektrike (tani Wuhan University) me një diplomë Bachelor në fushën e Arteve anglize dhe letërsisë amerikane, dhe në vitin 1989 ai përfundoi një Master për Artet në Universitetin e Shanghait. Pas një periudhe të shkurtër si një lektor në gjuhën angleze në Universitetin Wuhan, ai u largua nga Kina për në Australi në vitin 1991 për të filluar një PhD në Universitetin La Trobe për përfaqësimin e kinezëve në letërsinë Australiane. Ai përfundoi doktoraturën e tij në vitin 1995.

Që prej mbërritjes në Australi, Yu ka filluar një karrierë jashtëzakonisht pjellore letrare si poet, kritik, përkthyes, redaktor dhe romancier. Në vitin 1996, ai bashkë-themeloi revistën e parë kineze në gjuhën letrare të Australisë në Otherland [Yuanxiang], të cilën ai ka vazhduar si redaktor. Ai ka marrë një numër të granteve dhe çmime për punën e tij, edhe si një redaktor dhe përkthyes, dhe ka punuar si një shkrimtar dhe si hulumtues në universitete të ndryshme të Australisë. Ai ishte gjithashtu profesor i Letërsisë Australiane në Wuhan Univerisity në Kinë nga viti 2005-2008. Poezitë e Yu, të shkruara në gjuhën angleze dhe në gjuhën kineze, janë shfaqur në revista të shumta Australiane. Ai është autor i mjaft krijimeve dhe studimeve.


10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page