Shqiptarët e Kosovës -populli më pro anglo-amerikan në Botë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Për Kosovën dhe për shqiptarët e Kosovës, për ta marrëdhëniet shqiptaro-angloamerikane janë jetike. Aleanca anglo-amerikane është aleanca strategjike më e forta dhe më e qëndrueshme në rang global , prandaj një besnikëri e shqiptarëve ndaj kësaj aleance, dhe aleaca e tyre me këtë alancë është me rëndësi jetike për shqiptarët.
Ndeshja Kosovë-Angli që u zhvillua në Prishtinë me dt 17 Nëntor 2019 , entuziazmi miqësor e vëllazëror i mikpritjes shqiptare për tifozët dhe sportdashësit anglezë ishte shprehja më e mirë e respektit të shqiptarëve për popullin anglez, sidomos për kontributin e Anglisë, e cila së bashku me SHBA-në dhe me Turqinë si antarë të NATO-s luajtën rolin kryesor për clirimin e Kosovës.
Kjo atmosferë mikpritjeje e respekti i popullit shqiptar të Kosovës është pra mirënjohje për aleancën e përjetshme Angli-SHBA , dhe jo si për 50 vite diktatura komuniste e Enver Hoxhës e cila ishte një ideologji dhe një praktikë armiqsore kundër SHBA dhe Anglisë dhe në një linjë me atë sllavo-ruse ku kapakun atij antianglo-amerikanizmi ia vuri edhe libri i diktatorit Enver Hoxha “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.
Shqiptarët e Kosovës i pritën dhe i konsideruan vëllezër anglezët.
Pra vëllazëria nuk ka domethënien se jemi popuj që kemi të njëjtën origjinë, të njëjtën gjuhë , zakone ,tradita e territor; por vëllazëria ka kuptimin e respektit dhe të mirënjohjes reciproke, ka kuptimin e marrëdhënieve të mira paqesore dhe miqësore, ekonomike, politike, diplomatike e strategjike sic me të drejtë këto marrëdhënie duhet të jenë e të të ruhen përgjithmonë e të forcohen akoma dhe më shumë.
Dhe rasti që kosovarët treguan në pritjen madhështore që u bënë spektatoreve dhe kombëtares së sportit të futbolli anglez, kjo tregon se shoqëria kosovare është shumë më përpara se sa qeveritë dhe politikanët e politika e Kosovës për respektin dhe për vlerat morale, paqësore e miqësore që duhet treguar për popujt dhe kombet që kontribuojnë, ndihmojnë, respektojnë dhe që janë pro shqiptarëve dhe që i gjinden shqiptarëve në kohë të vështira sic janë SHBA, Anglia, Gjermania e Turqia, por edhe Kroacia.
SHBA dhe Anglia janë promovuesit e kontribuesit më besnikë dhe më të mëdhenj për njohjet ndërkombëtare dhe për antarësimin e Kosovës në organizmat e organizatat ndërkombëtare, dhe madje janë edhe “tifozët” dhe admiruesit më të mëdhenj në Botë edhe për arritjet e futbollit dhe të sporteve, të sportistëve e sportisteve të Kosovës.
Ky është një leksion për politikanët injorantë të Kosovës , për politkën dhe për diplomacinë e Kosovës, pasi prej paaftësisë,injorancëns, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë kombëtare të tyre disa shtete kanë tërhequr njohjet për shtetin e Kosovës; si dhe kulmi i paturpësisë së diplomacisë kosovare ka arritur deri atje kur mësohet se nuk iu kanë dërguar as mirënjohje e falenderim disa prej shteteve të cilat kanë njohur shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shqiptarët e Kosovës i dhanë leksion politikës shqiptare se: shtetet shqiptare duhet t’i duan dhe t’i respektojnë ato shtete që e duan Shqipërinë dhe Kosovën ,dhe se Shqipëria, sidomos politika e Tiranës duhet të jetë serioze dhe jo vetëm sa të deklarohet pro SHBA e pro BE, dhe jo nga ana tjetër të veprojë kundër tyre sic Tirana politike pozitë-opozitë e tregoi antiamerikanizmin e saj në kundërshtimin e Projektit dhe propozimit amerikan për demontimin e armëve kimike të Sirisë, projekt i cili kishte rëndësi jashtëzakonisht të madhe politike, strategjike, ekonomike dhe integruese për Shqipërinë; kundërshtia dhe pengesat që i bëri politika dhe drejtësia në Shqipëri SHBA-ve për miratimin e VETTING-ut , i cili ka rëndësinë e madhe jetike për Shqipërinë, si dhe qëndrimet e kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën , ku ai përkrah dhe mbështet coptimin e Kosovës së cliruar nga SHBA, Anglia dhe aleatët e tryre, si dhe dakordësia për një integrim minishengen ballkanik të drejtuar nga Serbia proruse dhe anti -SHBA e anti -BE. Pra cdo qëndrim anti-SHBA, dhe anti Angli është edhe një antishqiptarizëm dhe një antikombëtarizëm i pastër. Prandaj populli i Kosovës është edhe në “kundërshti” me atë se cfarë vepron e sillet politika e Tiranës por edhe me segmente politike të Prishtinës, është në kundërshti me politikën e pabesë antianglo-amerikane dhe antishqiptare të tyre.
Comments