
SHQIPTAR
Shqiptar i Arbërisë,
shqiptar, o bir i dheut,
tundu, shkundu marrëzisë
kujto kohën e Skënderbeut.
Pirro e Teutë kujto,
Gent, Marko Bocar
se si rende ti ngado
në beteja fitimtar.
Kujto si ishe i bashkuar
njësh vëllai me vëllanë,
si në shekuj qe betuar
për ta ruajtur vatanë.
Si re me flamur në dorë
për dhe e besë martir,
kujto Krujë e Mashkullorë,
Prizren e Manastir.
Kujto sakrificë e gjak,
kujto mund edhe theror,
si re dhe u ngrite prapë
për Atdhe triumfator.
Kujtoje ti udhën tënde
e çfarë po bën sot,
si u ndave pjesë - pjesë
edhe nuk po mblidhesh dot.
Shqiptar i Arbërisë,
shqiptar, o bir i Zotit,
tundu, shkundu marrëzisë
ndiq udhën e qëmotit!
Shtegto udhës Iliriane,
qiejve të dritës shko!
Koha është e arbërorëve
e do të jetë domosdo.
Pranvera Duli Sa bukur me tingellon poezia tende Stavri !...krenare me ty ish nxenesi im i shkelqyer !
Fatmir Terziu: E dalë nga shpirti poetik ... E bukur!