![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_297c55ae18b5437a9e9f35d482784aee~mv2.png/v1/fill/w_980,h_980,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_297c55ae18b5437a9e9f35d482784aee~mv2.png)
Mësimi i Gjuhës Shqipe është një prioritet i vazhdueshëm për „Shqiponjat e Ndritura“ (Bright Eagles). Nën përkujdesjen e vazhdueshme të intelektuales së mirënjohur shqiptare në Birmingham, Ardjana Gjoni, e cila operon me organizmin e saj komunitar në kuadër të „Successful Mothers“ mësimi fillon të shtunave nga ora 10:00 të paradites deri në ora 12:00 të paradites. Adresa ku zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe është: Quinborne Community Centre, Ridgacre Road, Quinton, Birmingham, B32 2TW. Të interesuarit për më shumë informacion mund të kontaktojnë në Whatsap me numrin e telefonit celular 07852212249. gjithashtu mund të kontaktohet dhe me emailin e shënuar: info.successfulmothers@gmail.com.
Në këtë mjedis të bukur e mjaft të përshtashëm do të gjeni mundësi të tjera që ka krijuar përkushtimi i Ardjana Gjonit me „Shqiponjat e Ndritura“ (Bright Eagles). Aty është mundësia të mësohet Gjuha Shqipe, sikurse. Cituam dhe vallet tradicionale shqiptare, po ashtu dhe mjaft tradita shqiptare që tashmë u duhen brezave që rriten dhe lindin në Mbretëri të Bashkuar.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_4a76f40a0dcb4408ae988443a9e8551e~mv2.png/v1/fill/w_980,h_980,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_4a76f40a0dcb4408ae988443a9e8551e~mv2.png)
Comments