top of page

Shpresa Fundo Gjergji: Qiellit i përkasim 


Qiellit i përkasim 


Ca lotë të kripura ia mora dallgëve të detit,

Atëhere kur stuhia fort më rrahu, më shkundi, 

Erërat kobndjellse lundruan të shfrynin,

Shpirti buzëqeshjen humbi... 

Sekretin tim ato dallgë e morën, ma shkulën

Pastaj shpërthyen si melodi fatndjellëse,

Kuptova edhe drurët e pemëve atë e dinin...

U struka e dashuruar me vetminë time, 

E frikshme, e tmerrshme! 

Por nuk ishte vetëm zëri i erërave,

që hijen e vdekjes prej buzëve të saj thërriste.

Ajri u ndot nga zërat e ligështuar

Qielli tashmë atij i përkiste...

****

Brengë 


Nxito!

Koha dhe lumi gërryejnë!

Brengë e kam...,

cila prej tyre

ështe ekzistencë

mëkatin ta lajë a ta shlyejë?! 

Të gjithë mëkatarë jemi! 

***

Për besë 


Menduar e me shikim të ngadaltë,

vendosa aty brengat ti lë...

Me sy shpues e të ëmbël mjaltë,

besova dhe thashë këtë:

Shi i pistë që marrëzinë ke,

botë ku njëri-tjetrit i nxjerrim sytë!

E ardhmja,

mos vallë është një iluzion, 

ku lundrojmë përditë?!

Thirra e bëra be:

O diell,

puthi sytë e Tij me dritë, 

shihe atë,

të ardhme për ne...🙏!

***

Valixhja ime 


Valixhja ime që kurrë nuk zbrazet...

Sa e rënde po me duket sot!

Mbi supet e mia, në ritual tim falet,

Drejt fatit shkojmë dhe s'ndalemi dot! 

Udhëtimi im, 

tik-taku që brenda saj reh,

Dëshmon 

si një kopshtar që lulen e rrit;

Ëndrrat dhe brengat gatuar atje,

përditë...

Gj. Sh.

Janar 2025

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page