top of page

Shkëlzen Rustemaj: Demokratët e Londrës të bindur në fitoren e PD-së





 

PD e Shqipërisë, Dega Britani e Madhe, është bërë një forcë e dukshme kohët e fundit. Me një punë të madhe e të përkushtuar Kryetari i kësaj Dege të PD-së z. Shkëlzen Rustemaj dhe sekretarit të saj z. Daniel Nikolla, është bërë shtrirja e gjerë e grupseksioneve të PD-së dhe kështu në një gjeografi më të madhe është shënuar mundësimi jo vetëm i anëtarësimit të demokratëve dhe rregjistrimi i tyre për të votuar në 11 Maj 2025. Njëkohësisht janë zgjeruar dhe rinovuar anëtarësia dhe drejtimi i disa grupseksioneve.

Pra disa kohësh Z. Shkëlzen Rustemaj, zhvilloi një takim me liderin e Partisë Demokratike, Prof Dr, Sali Berisha dhe kështu ai mori dhe mbështetjen totale për këtë angazhim të tij në krye të Degës së PD-së që nga koha kur anëtarë të shumtë të kësaj dege kishin nevojë për një vrull dhe angazhim të tillë. Tashmë gjithkush nga demokratët e emigruar në MB e sheh veten të përfaqësuar në një Degë të PD-së apo Grupseksion që ngrihet dhe i shtohet PD-së në BM.

Prof Dr, Sali Berisha dhe Shkelzen Rustemaj



Sikurse dihet tashmë më datë 19 janar 2025, Partia Demokratike-Dega Britani e Madhe, organizoi mbledhjen e antarësisë në Seksionin Barking & Dagenham dhe dy ditë më pas edhe ngritjen e dy Grupseksioneve të tjera në Morden dhe në Walthamstow. Walthamstow është një qytet brenda rrethit Londër të Waltham Forest në lindje të Londrës. Qyteti kufizohet me Chingford në veri, Snaresbrook dhe South Woodford në lindje, Leyton dhe Leytonstone në jug dhe Tottenham në perëndim. Ndërsa Morden është një distrikt dhe qytet në Londrën e Jugut, Angli, tani brenda Bashkisë së Londrës Merton, në qarkun ceremonial të Londrës së Madhe.


Një punë e mirë po bëhet me vetë përfshirjen e të rrinjve në radhët e FRPD-së. Kështu shkruan Kryetari FRPD Britani e Madhe Adem Marku. Ai shkruan si më poshtë vijon: “Koha e të rinjve të diasporës. Sot ndodhemi në një moment të rëndësishëm për kombin tonë, një moment ku e kaluara na flet me zë të lartë dhe e ardhmja na fton të marrim përgjegjësinë për të. Ne jemi pjesë e një brezi që nuk ka privilegjin të qëndrojë indiferent. Jemi brezi që duhet të ndërtojë, të guxojë dhe të luftojë për një Shqipëri më të drejtë, më të lirë dhe më të përparuar.

Sot, ne si të rinj në diasporë, kemi mundësinë dhe detyrimin të vaizhdojmë këtë mision, por me një qëllim të ri: të ndërtojmë një shtet modern, të drejtë dhe të bazuar mbi vlerat demokratike.

Kjo është arsyeja pse krijimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) në diasporë është jo thjesht një akt organizimi, por një bazë ideologjike,

që na mundëson ndërgjegjësimin për çështjet kombëtare, duke ndikuar në vendimmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të vendit.

Të dashur të rinj,Ne jemi brezi i ndryshimit, brezi që mund ta bëjë Shqipërinë më të fortë dhe më të respektuar. Por ky ndryshim fillon duke qenë aktivë, duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar në mënyrë konkrete.

Përmes FRPD-së në diasporë, ne mund të jemi një zë i fuqishëm që përcakton drejtimin e së ardhmes sonë, po ashtu:

• Ne besojmë në lirinë individuale, si shtylla mbi të cilën qëndron dinjiteti njerëzor. Në një botë ku shpesh liria mbytet nga korrupsioni dhe autoritarizmi, ku ne duhet të jemi flamurtarët e saj.

• Ne besojmë në meritokracinë, në shpërblimin e aftësisë dhe punës së ndershme.

• Ne besojmë në identitetin tonë kombëtar, jo si një kufi, por si një themel që na lejon të lidhemi me botën pa humbur veten.

 

Të dashur të rinj,angazhimi ynë sot është një mision që shkon përtej politikës së përditshme. Ne nuk luftojmë për pushtet, por për një kauzë. Kauza jonë është Shqipëria si një vend ku të rinjtë të mos largohen, ku drejtësia të mos jetë e blerë dhe ku mundësitë të jenë të barabarta për të gjithë. Le të bëhemi brezi që nuk pajtohet me të keqen, që sfidon mediokritetin dhe që frymëzon një të ardhme më të mirë. FRPD në diasporë dhe për rastin tonë në Britani, është instrumenti ynë për ta realizuar këtë vizion. Le të luftojmë bashkë për ta bërë këtë vizion realitet. Shqipëria ka nevojë për ne – dhe ne kemi nevojë për Shqipërinë! Faleminderit!

FRPD, Britani e Madhe; Londër, Janar 2025.

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page