
-Tregim satirik -
-Nga Shkëlqim HAJNO -
Ndërhyrja apo interesimi që morëm përsipër unë dhe Misto Davella për nipin e shokut tonë të universitetit, kolegun Viktor Stolia që aso kohe punonte në ministrinë e bujqësisë, nuk ishte kushedi çfarë.
Së paku, kështu na u duk. Ia morëm përsipër pikërisht gjatë kohës së kafes pas një mbledhje që na bëri bashkë në Tiranë. Të interesoheshim që nipi i tij në fshat,Valmiri të vishej polic. Viktori na argumentoi se djaloshi kishte rrethana favorizuese. Ishte me shkollë të mesme bujqësore, me biografi të mirë. Pa ndonjë të dënuar si armik nga pushteti dhe pa ndonjë të arratisur në fis. Babai i tij, ishte çoban në kooperativën e Kamenos.
Dija një si aksiomë aso kohe për policët. Që të gjithë ata ishin nga fshati, djem të mësuar me vështirësitë. Ditën edhe natën.
Sapo gjetëm rastin me Miston e ftuam për një kafe shefin e kuadrit te degës, Tefik Pashuni.
-Do ta shikojmë. Po e ka të mesmen dhe po e ka biografinë qelibar, le të vijë njëherë që ta shikojmë nga java. Tok me dokumentat, -tha njeriu i kuadrit, duke tundur kokën mistershëm.
Ne morëm frymë të lehtësuar se po plotësohej porosia e shokut tone të ngushtë.
Me kaq, e lamë këtë temë edhe unë edhe kolegu im veteriner, Misto Davella.
Por disa tema janë si ajo ferra që të ti e shkel padashur me këmbë dhe ajo të mbërthen me gjemba fundin e pantallonave e nuk të shqitet kollaj.
***
Atëbotë, unë nuk e dija historinë e Qatip Qopekut, deputet i zonës kufitare dhe kandidat i Komiteti Qëndror të Partisë që i pati shkruar një letër Tefik Pashunit, shefit të kuadrit në degën e brendshme të zonës që mbulonte si deputet. Letrën ia nisi dorazi me një djalosh:
"Shoku Tefik! Uroj të jesh mirë. Personi që sjell këkë letër duhet të vishet polic!Të fala Qazim Qopeku. Deputet. Kandidat i Komotetit Qëndror."
Shefi i kuadrit sapo e mori letrën e hapi dhe e lexoi i tendosur nga emri i deputetit mbi zarf.
Pastaj, hodhi sytë nga djaloshi i shkurtër që pruri zarfin dorazoi. Iu duk thjesht një korier.
-Cili është personi ? Ku është djali që do të vishet polic? I thuaj të hyjë në zyrë.!-iu drejtua sjellësit të zarfit.
Letërprurësi u bë paparunde në fytyrë.
-Unë jam , shoku Tefik!
-Ti je?! -u habit shefi i kuadrit/
-Po...-ia bëri letërprurësi. -Unë. jam ai që do të vishet polic.
-Por ti dukesh vërtet goxha djalë dhe me biografi padyshim të mirë, se ju ka zgjedhur vetë, shoku deputet....Por ne, more djalë na kanë ardhur ditët e fundit disa kiritere te rrepta që pavarësisht nga biografia, duhet të plotësohet edhe kriteri i gjatësisë. Më vjen keq djalosh...por do ta sqarojmë këtë punë. Do t'ia kujtoj edhe shokut deputet.
Hashti pak dhe iu drejtua djaloshit të shkurtër:
-Prisni pak në korridor.
I sapoardhuri hapi derën dhe zbatoi urdhërin e shefit të kuadrit.
Ndërkaq, shef Tefiku formoi një numër në telefonin e kuq mbi tryzën e punës.
-Aloo? Shoku Qatip? Po. Urdhëroni! Unë ju kërkova ...Unë jam shefi i kuadrit të Degës së brendshme Tefiku. Tefik Pashuni. Si urdhëron! Unë jam!.Po po. Letrën tuaj e lexova me shumë respekt. E kam mbi tavolinë. Por doja t'ju thosha se ditët e fundit, neve, na ka ardhur një udhëzim... domethnë urdhër nga lart...Po, shoku Qatip në atë shkresë nga lart na thuhet që pavarësisht nga biografia, nga ky muaj e në vazhdoim, të mos veshim më asnjë polic që nuk plotëson kriterin e gjatësisë. ÇPor, djali që është paraqitur këtu në emrin tuaj, shoku Qatip, është poshtë gjatësisë zyrtare. Domethënë, si t'ju them, ...është i shkurtër...
Pasoi një heshtje fare e shkurtër dhe shefiu i kudrit e kishte ngjeshur te veshi reeptorin e telefonit.
-Po po...si urdhëron, shoku deputet, shoku Qatip! Jo, unë nuk i vura metrin sesa duhet të jetë si polic...Përderisa thoni ju, e thotë Partia.
Tjetri i kishte folur shkurt:
-Shoku Tefik, e lexuat letrën time?
-Si urdhëron, shoku Qatip!
-Atëhere dëgjo këtu: Mëqe lexoni shqip por nuk kuptoni: Ju thashë që djalin letërprurës ta vishni polic! Kuptonoi?! Ta vishni! Jo, ta matni! Kuptove?!- e kishte ngritur zërin me prepotencë deputeti për t'i kujtuar se fjala e Partisë as që mund të diskutohet.
-Si urdhëron! Kuptova, shoku Qatip!- u gjegj tani me një zë që i dridhej si edhe dora me letrën që mbante firmën dhe emrin e shokut Qatip.
Pas pak, i tronditur hapi derën e zyrës dhe i bëri shenjë me dorë letrëprursin të afrohej.
Djaloshi zuri vend si mbi gjemba në karrigen përballë shokut Tefik.
-Si e ke emrin?
-Hasan Xhimo,-u përgjigj djaloshi.
-Sot është e shtunë. Të hënën në mëngjes në orën shtatë pa çerek do të paraqiteni këtu në institucion për të marrë uniformën e policit dhe të tjera gjëra që lidhen me detyrën! Të fala shokut Qatip!
Tefik Pashunit i paskej shpëtuar nga dora një rast i mirë gjuetie.
***
Kishin kaluar disa muaj nga kafja që kishim pirë me shefin e kuadrit Tefik Pashuni, unë dhe shoku im i zyrës dhe terrenit, Misto Davella.
Atë ditë dimri, ne ishim përqëndruar mbi disa evidenca që ka i kërkonte komiteti për numrine krerëve të bagëtive të imta e të tjera kësisoj. Dera e zyrës sonë trokiti fort dhe brenda u dha figura e shokut Tefik.
-Urdhëroni!- bëra unë dhe Davella pothuaj me një gojë.
-Urdhëroni shoku Tefik! Çfarë të kthejmë për këtë vizitë! Të shkojmë për një kafe?
Lexohej menjëherë që ishte i shqetësuar. Përveç ngjyrës së kuqe të paparunes që i kish mbuluar krejt fytyrën babaxhane, na u duk edhe i frikësuar.
-Mos ju ka ndodhur ndonjë gjë?-tha Davella.
-Ndonjë, larg qoftë, fatkeqësi? Si mund t'ju ndihmojmnë?-shtova unë natyrshëm.
Ai nuk foli.
Në këmbë, i heshur si një murg, i bëshëm sa një lis, futi dorën e djathtë në xhepin e jashtëm të palltos gub alla ruse. Nxori prej andej një gazetë të palosur. Nisi ta shpalosë dhe ne e njohëm menjëherë nga logoja: një grusht çeliku që kish mbështjellë një penë, një pushkë dhe një flamur, që ishte gazeta lokale e dsitriktit tonë "PARAROJA".
Unë e Devella pamë njeri-tjetrin por nuk folëm asnjË fjalë.
-Si është puna? -u hodh i pari mbi akull, Mistoja.
-Si është puna?- shtova unë.
Shoku Tefik në rolin e murgut e shtriu faqen e parë të gazetës dhe e hapi menjëherë në një faqe mesi.
-Urdhëroni!- tha ai dhe i tregoi me dorë kolegunt tim titullin me gërma kapitale të pjerrëta të një artuikulli:
FEJTON: "NJË POLIC VISHET, 7 KECA ZHVISHEN!!..."
-Urdhëroni! -u kthye edhe nga unë por tani me një vështrim prej hetuesi, dhe me sigurinë që i di mirë që të gjitha por, kinse hiqet si axhami dhe pret që ne, t'ia themi një nga një, si kokrrat e tespies në një sini.
Ne u habitëm nga e gjithe skena. E lexuam me vëmndje me një frymë. Davellës iu dha dhe bëri ftesën për nje kafe duke bërë komentin e parë.
-Edhe çfarë pastaj!! Këtu nuk ka asnjë emër. Thuhet për një shef kuadri në një Degë ku vishen policë me rryshfete në trajtën e mishit të pjekur ose të papjekur, domethënë me klering. Edhe kaq. Nuk ka ndonjë emër!
-Por unë dyshoj se e kanë për mua.-tha i brengosur shefi i kuadrit, Tefik Pashuni.
-Dalin dy pyetje këtu. E para ne nuk jemi gazetarë, po përse erdhët tek ne, dhe bëtë shumë mirë që erdhët dhe, e dyta: Nga e dini që fejtoni i kecave është për ju personalisht ?- u hodha unë.
-Shkojmë për një kafe nga klubi i Series?-thirri sërish Davella dhe i vuri dorën në sup shokut Tefik.
Duke ecur të tre në rruginën që të shpinte te klubi i Series, unë e pyeta njeriun e tronditur nga fejtoni i "PARAROJËS".
-Ne jemi thjesht dy specialistë bujqësie diku në provincë, brenda perandorisë së madhe të shtetit tonë,-thashë unë gjatë rruginës.
-Ne ju falenderojmë për mirëkuptimin e çështjes së vëllamit tonë të shkollës për nipin. -shtoi shoku im i zyrës.
-Sigurisht,-shtova unë.
Tefik Pashuini ecte i heshtur dhe i trembur.
-More, ndonjëherë, për respekt, gjithmonë për respekt., dikush edhe mund të ketë tentuar të më sjellë në zyrë ndonjë gjë në natyrë., e më the të thashë, po unë, meazallah! Ruaj dinjitetin e institucionit,-u betua shoku Tefik.
-Ne të besojmë. As që bëhet fjalë ndryshe!,-shtoi Davella dhe kësaj teme iu vu pika.
Kur pas pak kohe shkuam në Tiranë sërish për mbledhje, mësuam pak më shumë nga Viktor Stolia për nipin e tij që tashmë ishte veshur polic.
***
Bëmat e shef Tefikut, dora-dorës ishin bërë të njohura aso kohe dhe fliteshin me zë të ulët vetëm mes hallexhinjëve që i lidhte puna me shefin e kuadrit që i vishte me uniforma djelmoshat e rinj që vinin nga fsharat në qytet: nga civilë, në policë.
Edhe djaloshi Valmir Stolia i kishte me vete kërkesën, dhe disa dokumenta të tjera ditën kur ishte paraqitur në zyrën e kuadrit.
Tefik Pashuni e kishte pritur rëndë-rëndë në karrige.
-Flisni djalosh!
-Kam ardhur të sjellë, kërkesën për t'u veshur polic.
-Nga cili fshat vini?
-Nga fshati Çarishtë. Kooperativa e Kamenos.
Shefi u ngrit në këmbë dhe nisi të flasë duke rrotulluar krahët në ajër në formë rrethore.-Po dokumentat, dokunmentat.,!.. dëftesën dhe, të tjera e të tjera., i ke sjellë?
-Po. Të gjitha.
-Duhet t'i kontrollojmë ammaaa. E ke dëgjuar atë fjalën në autobuzat e linjës: Pa buleto, asnjë metro?! Ku e keni babain që vini vetë? Jetim je ti, more djalë? Nuk ke baba?
-Kam baba,- kish thënë djaloshi.- Babai punon ne blegtori dhe ishte me kope në mal. Do t'i them të marrë leje dhe të vijë edhe ai.
-I ke diplomat? Diplomën e ke?
-Çfarë diplome, shoku Tefik. Kam dëftesën e shkollës së mesme bujqësore, bile...
Rrotullimi i duarve vijoi.
-Dokumentat duhet të jenë të plota.!..Të vijë babai! Këto që solle po i mbaj këtu.
Duke rrotulluar duart në ajër në trajtë rrethore,
Më pas, nga Viktor Stolia mësuam se babai i kandidat policit kishte shkuar dy-tri herë nga fshati në qytet sa u plotësuan "mirë" e "më mirë" "të gjitha dokumentat".
Babai çoban kishte shpurë të paktën dy-tre keca të zhveshur (të therur dhe të paketuar në thasë zhake ) për shokun Tefik, deri sa dokumentat do quheshin të plotësuara. Sipas kritereve shtetërore, po se po po edhe sipas modelit: " Pa buleto., asnjë metro!"
Megjithatë ishte e habitshme sesi disa njerëzve, u kishte mbirë në majë të gjuhës sentenca që kish nisur e përhapej në qytet në kohën e lavdishme të tollonave familjare dhe triskave komuniste për mish:
" Një polic vishet, shtatë keca zhvishen".
Comments