top of page

SHKRIMTARËT NDEROJNË...


SHKRIMTARËT NDEROJNË SHKRIMTARËT MARTIRE


Miq te Klubit te Poezise dhe te illz, reviste letrare e Tiranes, me datën 8 qershor, ditë e mërkurë, me mbeshtetjen e humanistit Flamur Hoxha, deputet i Kuvendit te Shqiperise, qe sponsorizon revisten illz dhe shume nga botimet me kryesore te Klubit te Poezise, do te rinise veprimtarite nderuese per disa nga shkrimtaret e njohur shqiptare te pushkatuar apo vdekur burgjeve te regjimit komunist, te cilet me vepren e jeten e tyre u bene shkolle frymezimi dhe nuk u shua per gati nje shekull ndriçimi i tyre. Me moton Shkrimtarët nderojnë shkrimtarët do të nisin keto veprimtari nderuese. Pelegrinazhi i parë do të bëhet me 8 qershor në Elbasan. Do te vendosim nje tufe lule prane varrit te shkrimtarit e dramaturgut të madh Et'hem Haxhiademi dhe nje prane shtatores se patriotit te madh Lef Nosi, nenshkrues i Deklarates se Pavaresise dhe mbrojtes i saj. Do te dhurojme ne Biblioteken e Elbasanit nje komplet me 36 numrat e botuara deri tani te illz, reviste letrare e Tiranes dhe disa botime te tjera te Klubit te Poezise. Ne sallen e Bibliotekes se Elbasanit do te flitet per jeten e vepren e shkrimtarit e dramaturgut Et'hem Haxhiademi dhe per jeten e vepren e patriotit Lef Nosi.


Pelegrinazhe dhe aktivitete te ndryshme me shkrimtare te njohur shqiptare te ftuar nga Klubi i Poezise do te behen ne nderim te shkrimtareve te tille si Et’hem Haxhiademi, vdekur ne burg; Musine Kokalari te ciles pas gjyqit turma ia shkulte floket; Pater Anton Harapi shkrimtar i pushkatuar qe nuk ka varr; At Vincens Prenushi poet i vdekur ne burg; poeti i amelsise Dom Ndre Zadeja i pushkatuar etj.. Pelegrinazhe te tilla te shkrimtareve shqiptare te organizuara nga Klubi i Poezise me mbeshtetjen e humanstit Flamur Hoxha jane bere tek busti e shtepia e poetit te varur nga regjimi komunist Havzi Nela ne Kukes ne 2018 ne 30 vjetorin e varjes se tij, kur bashkia Kukes ia vendosi bustin dhe ia ndertoi shtepine muze; tek Lama e Xhagjikeve apo trojet e poetit te pushkatuar Trifon Xhagjika ne Peshtan te Tepelenes, ku gazetari Mero Baze vendosi bustin Trifonit; tek shtepia e poetit te pushkatuar Vilson Blloshmi ne Berzheste te Librazhdit; tek rrenojat e mbetura te shtepise se poetit te pushkatuar Genc Leka ne Berzheste; tek shtepia e Homerit shqiptar Gjergj Fishta ne Fishte te Lezhes. Shumica e ketyre veprimtarive jane pasqyruar gjeresisht me fotografi ne librin Bisede e perfytyruar me Havzi Nelen dhe shpresojme se edhe veprimtarite ne vijim do te pasqyrohen cilesisht.

42 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page