top of page

„Shkopi“ i Real-socit




Aty nga mesi i viteve 70-të emri i shkrimtares Liliana Cukalla hyri me „Një grusht kripë“ në vëmendjen e penave të kohës në të njëjtën kohë kur ajo punonte si Sekretare e Kolegjiumit të revistës „Shqiptarja e Re“. Por, kjo vëmendje e asaj kohe bëri të kundërtën e asaj që duhej të bënte në raste të tilla. Ajo u kritikua thuajse për 'nxitim' në të shkruar, duke sjellë në vëmendje tregimin e saj „Vajza dezhurn“, një tregim që sipas kritikëve të asaj kohe, dy pjesët e këtij tregimi „nuk lidheshin mirë me njëri-tjetrën“ (V. K. 1975: 188-189). Ky nxitim sipas V.K. ishte: „narracioni i shtruar“ (po aty). Më tej po ky kritik citon „…në shkrime të tilla, ashtu siç nuk gjejnë të rriturit diçka nga fëmijëria e tyre, po ashtu është zor që edhe fëmijët të gjejnë veten e vet në këto krijime“.

Kur shkopi i madh i kësaj kritike të Realizmit Socialist ngrihej përpjetë dhe natyrisht me këtë ton: „…ka mbetur në kufijtë e skicës…“ dhe më tej „… autorja të bëjë përpjekje më të mëdha për një kompozim më solid dhe për një densitet më të madh ngjarjesh, mendimesh, dhe përgjithësimesh. Është fjala që autorja të thellojë më tej interesimin ndaj temave të ndryshme.“ (ibid).

17 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page