top of page

SHKENCËTARI


AGRON ÇUÇI

AGRON ÇUÇI, SHKENCËTARI



Nga Luan Çipi

Kam pasur dikur një shok të ditur,

Ka vite që me atë nuk takohem dot,

E mori vdekja, ashtu krejt papritur

Më kot unë dyshoj, i mbushur në lot.

Shpresoj ta takoj, përballë më fanitet,

Në gjumë dhe zgjuar, i pleksur në vargje,

Po freskoj kujtime, me dhimbjen që rritet,

Ndjej thirrjet e tija, për mirësi e paqe.

E kisha njohur qysh herët, pionier,

Kur luanim teatër dhe këndonim në kor,

Talentin e shokut, se kishin të tjerë,

Zoti i kish falur dhunti e dekor:

I gjatë, i bukur në trup e fytyrë,

I urtë e i sjellshëm, i shkathët, i zgjuar,

Nuk kishte tjetër si ai, aq të mirë,

Me hapa gjigand u mirë arsimua.

Emrin e kishte, si një mbret Ilir,

Dijetari, veterinar i doktoruar,

Me shtatin e lartë e ndriçim në fytyrë,

Biologu vlonjat, shkencëtar i çmuar.

I ruaj kujtimet, sa të kem frymë,

Rinisë, do të doja t’u shfaqja imazhin:

Na ish, Agron Çuçi, një yll në shkëlqim,

Vlerësim e nderim, ndër breza t’i japin!

Vlorë, më 20.09.2016

62 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page