top of page

Shirrat nuk bien vetëm në qelq


Shirrat nuk bien vetëm në qelq


Nga Fatmir Terziu


Shirrat nuk bien vetëm në qelq,

nën re të bukosura nga frymëra të fryra,

në një shtrojë të gjallë me qindra arna,

qeramika përlaget nga thithka e dehur,

Krasta, e virgjër,

zgjohet e zhveshur dhe e zbehur,

nata ende është një këlysh i pazbardhur.


Shkumbini nën lëkurë mund ta qepë atë në agim

në shtrat me shigjetën e tij të verbër,

ajo ka hapur dy këmbët e saj plot besim,

poshtë Kurorës së Gjelbër.


Krasta ka mbyllur sytë nga frika e sëpatës

Shkumbini po e vidhos në mukun e natës.


18 views1 comment

1 Comment


Alfred Papuciu: I nderuar Fatmir,

 Qe ngjyrat me te bukura ta zbukurojne jeten tuaj dhe te familjes tuaj, edhe ne ditet e festave te  fundit te vitit, Krishlindjeve dhe vitit 2020 qe tashme po troket. Ju dergoj urimet me te mira, shendet dhe miresi per ju. Uroj qe edhe zeri i "Fjales se Lire" te degjohet,  te jete si deri tani, edhe zeri qe pelqehet nga bashkekombasit ne Zvicer, Shqiperi e gjetiu, per te miren dhe te ardhmen e Kombit tone te lashte, ne Europe dhe Ballkan.  Respekte  Alfred Papuçiu 

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page