top of page

Shefqet Meko vjen me romanin e ri “Rënia”



 

Romani “Rënia” i shkrimtarit Shefqet Meko, është një prurje e re në letërsinë e shkruar nga autorët shqiptarë jashtë Shqipërisë. Ky roman përcjell plot emocion dhe befasi tronditëse rrёnimin e shoqërisë shqiptare tё viteve ‘90-tё. Përmes një gjetjeje mjaft të arrirë artistike, drama e personazhit kryesor, Maks Priftit, ndërthuret me atë të një shoqërie tё zhgënjyer e të nёpёrkёmbur që ndodhet në zgrip të ekzistencës së saj.

Ngjarjet që shoqëruan Shqipërinë në vitet ‘90, si dhe njerëzit që dominuan skenën politike shqiptare gjatë asaj periudhe, jepen me realizëm parë nga syri i një idealisti, që nuk ishte i vetmi në atë kohë. Maks Prifti, një “grimcë” e sistemit, besonte se çdo gjë në jetën e tij ishte “dhuratë nga pushteti popullor dhe partia”.

Në një sfond karakteresh që të nguliten thellë gjatë leximit, shihet Rënia e këtij miti propagandistik ngritur si “opium ideologjik” për popullin me qëllimin për ta mbajtur nën kontroll, të shtypur, të shfrytëzuar.

***


Nga çfarë është publikuar, dhe me aq sa kam biseduar shkurtazi me autorin e këtij romani, narrativi duket qartë se ka vënë këtë proces „ad huc sub iudice“ (procesi është para gjyqit). Dhe në të njëjtën kohë me një fuqi të fortë diksursive i thotë lexuesit se „acta est fabula“ (shfaqja mori fund).  Ndoshta edhe kaq do të mjaftonte që duart që do ta kenë fatin ta kenë në prekjen e tyre dhe mendjet që do të kenë shansin ta lexojnë të kuptojnë se shkrimtari e ka mprehur herët penën e tij përpara kësaj pasqyre të diktuar, më saktë qëkur mbante dokumentin e gazetarit të „Zërit të Rinisë“ (1979) me firmën e kryeredaktorit, Estref Bega.


Estref Bega tashmë në rolin e botuesit tek „Botimpex“ ka pasur mundësinë të ndjej edhe një herë nga afër atë talent, të cilin dikur e kishte lexuar me vëmendje mes shkrimeve e sot mes librit, apo më saktë mes humë librave të shumtë tashmë të dalë nga dora e këtij shkrimtari, sikurse është Shefqet Meko, një penë fine, dhe një njeri i denjë për respekt.  Jo më kot shkrimtari vetë shkruan një dedikim falenderiues për këtë rast: „Shtëpia Botuese Mediaprint, sjell për lexuesit romanin tim “RËNIA”. Viti 2025 fillon me surpriza. Ky roman kujton të shkuarën, për të ëndërruar të nesërmen duke mos u kënaqur me të sotmen. Faleminderit Mediaprint, Faleminderit redaktores Merita Gruda, dhe shkrimtarit Ahmet Prençi, mikut që nuk zhgënjen.Shqipëria mbetet  për mua “Amerika e Miqve” Mirënjohje!“

66 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page