top of page

Shefqet Meko: NJË URIM JO SI KUSHDO


       -Të shtrëngosh duart me Prof. Dr.Eshref Ymeri në Santa Barbara, CA-

 

       Më 28 Shtator 2009, do të shkruaja me sinqeritetin e asaj kohe: “Ikje dhe ardhje...Ardhje dhe ikje. Dje i uruam rrugë të mbarë e fat mikut e shokut tonë Plarent Ymeri. Ai shkon në Kaliforni me punë. Duke trokitur gotat uruam fat dhe mbarësi për këtë njeri xhevahir, që është vlerë për komunitetin. Nuk e kisha menduar se edhe këtu do prisnim dhe përcillnim tamam si në Shqiperi... Me fat të bardhë perherë Plarent! Eja serish në Minnesota se ne do vimë në Kaliforni”Plarent Ymeri është djali i vetëm dhe krenaria pa limit e Prof. Ymerit dhe zonjës krah Tij, Hava Ymeri.         

Duke shkëmbyer këtë mesazh me akademikun real shqiptar larg Shqipërisë, Profesor Ymeri, me plot emocione më përgjigjej në shtatorin që u kapërcye:  “…Unë dhe Havaja Ju jemi shumë mirënjohës për vlerësimet Tuaja fantastike për Plarentin. Si prind i shtrenjtë që jeni, bashkë me Hyjneshën Alma, e kuptoni shumë mirë se sa të çmuara janë fjalët e arta të një miku të rrallë për fëmijën.Ju uroj shëndet dhe mbarësi në familjen tuaj model dhe paçi gjithmonë bekimin e Hyjnisë.Eshrefi.Kaliforni, 28 shtator 2024”    

      

Mbrëmë më ra zilja e telefonit si një koincidencë “orkestruar” nga shpirti i njeriut. Ishte profesor Ymeri, por gati në të njëjtën kohë telefononte imbir që si Plarenti i Eshref Ymerit,  “u arratis” nga Minnesota duke shkuar në Florida: “Hape derën se bën shumë ftohtë” më tha si prapadere. U shtanga. Po tallej imbir “me plakun”? Vrapova nëpër shkallë dhe vërtet, pas dere  ishte befasisht imbir me mjekërr, mustaqe dhe të qeshurën dritë. “Erdha si surprizë për festa”, më tha duke më përqafuar. Pikla loti gëzimi më ranë mbi faqe. Mu kujtuan kohët kur në moshën e rinisë,merrja trenin në funddhjetorët e shekullit që u ngrys që të shihja dhe befasoja prindërit e mi. Përmes lotësh kujtova: “Siç ke bërë, do të  ta bëjnë…”         


Mu kujtua rrufeshëm përcjellja për Kaliforni e Plarent Ymerit, ku bashkë me Uljan Çobon do uronim mbarësi. Djemtë e mirë shqiptarë “i trembi” dimri i Minnesotës dhe kanë ikur. Gati në të njëjtën kohë me Plarentin do ikte për në Kaliforni edhe Dr.Maltin Repishti duke më thënë “Dimër i gjatë këtu…Në San Diego ka diell”. Dr. Repishti erdhi për vizitë në këtë fillim nëntori  duke thënë “Ejani të na vizitoni në San Diego”. Nga Minesota u largua edhe PHD Elton Mykerezi, i biri i prof.Dr. Pavli Mykerezi.      

Për kë e ke fjalën? - ju mund të pyesni.               

Fola pë bijtë , për të mos harruar Baballarët si rrathë të çeliktë të jetës dhe vijimësisë trashëgimore. Ky shënim urim realisht është dedikim për Eshref Ymerin që ka ditlindjen në një ditë-shënuar, në një Dit-festë si asnjë ditë tjetër të vitit.Të lindësh në “Ditën që lindi Krishti”, ky është fati i Eshtef Ymerit dhe babait tim. Në këtë ditë që feston shumica e njerëzimit uroj Eshref Ymerin që të më dëgjojë e kështu më duket sikur “dëgjon” edhe im At: Gëzuar Ditlindjen!     


          

Të gjithë do vrapojnë ta urojnë sot Babain e Plarentit, por askush nuk më “konkuron” dot mua. Asnjë nga “ushtarët e penës” tek “Fjala e lirë” e Fatmir Terziut në Londër nuk ka një  dëshmi të freskët si Unë për Prof. Dr. Eshref Ymeri. Unë shtrëngova duart me “Babain e Plarentit” dhe vetë birin e Çiftit Eshref-Hava në Santa Barbara më 5 Tetor 2024. Isha përballë një “Mendje-monument” prof. dr. Eshref Ymerit dhe kujtuam në pak minuta dekadat që ikën, vitet që punuam në Tiranë. Përballë Babait dhe të Birit isha dhe më mbeti në “celuloid” ai çast në Santa Barbara, ku me duart që më dridheshin mbaja një tufë lule  me për Eshrefin dhe Havanë, ndërsa shkrimtari nga Tirana Ahmet Prençi “nënshkruantë” dëshminë e rrallë: Respektin për shqiptarin deri “në cep” të Amerikës.               

E pohoj me krenari këtë moment sepse mbi të gjitha e kam bërë për veten time, e kam bërë për Mendjet e Larguara Shqiptare dhe më kanë shpëtuar lot.             

Ikim që të kthehemi, apo kthehemi pasi kemi ikur?             

Në Santa Barbara, Unë, Ahmet Prençi Eshref Ymeri dhe Plarenti i Tij kaluam një mëngjez të bukur që nuk përsëritet. Kush nderon siç nderoj Unë?             

Gëzuar Ditlindjen Eshref Ymeri, ditanak me Babain Tim. Gëzuar!

Shefqet Meko

Minneapolis 24 Dhjetor 2024

11 views1 comment

1 comentário


Convidado:
3 hours ago

         I dashur mik i nderuar Shefqet,

       Ju falënderoj nga zemra pë urimet tuaja sa prekëse, aq edhe të ngrohta e miqësore. Ju jam tejet mirënjohës për respektin që ushqeni ndaj Plarentit, i cili Ju kujton me shumë respekt për miqësinë që keni pasur në Minnesota.

       Takimi ynë në Santa Barbara të Kalifornisë, ku ju u ndalët për pak kohë me mikun tuaj të nderuar Ahmet Prençi, ishte tepër emocionues për mua dhe Plarentin.

      Takimi me bashkatdhetarët jashtë Atdheut tonë të Çmuar, merr një tjetër dimension, sepse të ngjall një nostalgji të jashtëzakonshme për Vendlindjen.

       Unë, Havaja dhe Plarenti Ju urojmë me gjithë shpirt gëzuar Krishtlindjet me Zonjën Alma dhe dy djemtë tuaj të shtrenjtë.

       Eshref…

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page