top of page

Shefqet Meko: LISTA...AKOMA ME LISTA? LISTA PËR DEPUTETË!!??



(Arkiva tek Fjala e Lirë, e hënë, 13 Prill 2009 07:54:44 GMT)

 

-Befasia: Kjo listë ç'më kujtoi listat....Ju lutem, harroni listat-

 

 Nga: Shefqet Meko

Minneapolis, SHBA

 

 Pikërisht këtu fillon mëktati i demokraicë shqiptare: listat..Për djathë...Për gjalpë or sallam?  Për TV? Për një bursë apo për një lavatriçe?!!  Shqipëria, vendlindja ime, së fundi anëtare aktive e NATO-s flet për lista...Flet për vonesë, për papërgjegjësi në lista...

 Akoma me lista?! Lista përse? Oh,   lista  për udhëheqës...Lista për të lavdishëm. Lista për idojtë dhe besnikë të partive...Lista për hajdutë të paravë të taksapaguesve shqiptarë...

 Nëse ne flasim për  demokraci moderrne dhe përsëri flasim për lista kjo më shqetëson.Jo se  në ndonjë listë  mund të jetë emri im, por sepse janë këta lista pjellë e së keqes  demokratike shqiptare.Tash që loja për garën në  parlament fillon , secila parti mendon zellshëm për lista..Për besnikë, për  "luftëtarë" dinjitozë dhe për servilë partiakë...Po kush vendos për këto lista? Kush është i pari dhe kush është i fundit? Kush fiton dhe kush humbet? Kush shkëlqen dhe kush gënjen?!! Listat...

 Shqipëria ime e dashur sërish bën demokraci me lista...Demokraci me besnikë, jo me njerëz të spikatur. Sërish, "kap një vend në listë" dhe lufto për partinë...

Bashkëatdhetarë të nderuar. Jeni të gabuar. Nuk ka lista në demokraci. Në  demokarci ka konkurencë, ide, përplasje, votë...Në demokraci nuk ka "mbret" që të fut në listë, ka konkurencë që të bën të fitosh një vend në listë... Ku janë këto te Shqipëria demokratike?

 Kam 10 vjet që nuk jetoj demokracinë lajkatarë të Tiranës.  Shoh të njëjtat  emra, të njëjtat "udhëheqës legjendar" (Si Enveri në kohën e vet), shoh po  atë miklim që i bënim Enverit por tashmë kemi shumë Envera...

Ju lutem, bashkëkombasit e mi: Brakisini listat. Lerini jerëzit  të konkurojnë lirshëm dhe kur konkurohet lirshëm gjejmë talente edhe në politikë...Boll me lista. Le të shohim çdo kandidat  në shesh të mejdanit, me ide, përgjigje, shpjegime, analiza...Dhe nesë këta "karalfila" fitojnë në këto mjedane të fjalës shqiptare   athëre Partia le t'i  fusë në listë...Për ndryshe, ta shohësh

Shqipërinë e shekullit të 21 me lista dhe "udhëheqës në lista" nuk është vetëm turp, është mëkat... Listat na sjellin në kujtesë sa e sa memorie të hidhura...Listë për mish... Listë për qumësht..Listë për TV me ngjyra...Listë për shtëpi..Listë për universitet...Listë për gjalpë e gjizë...Oh, kjo listë është 20 vjet  të shkuara...Akoma atje ka mbetuar politika dhe demokracia shqiptare te 20 vjet më parë?!.Akoma te "ura e Otomit"? (Shprehje e prapambetjes në Korçcë dhe Pogradec).

 Braktisini listat dhe do të ndiheni të lirë miqtë e mi. Listat janë për ngratërresë, për shefin që i kontrollon, listat janë për të pafatët që "penetrojnë"...Ne duhet të jemi ndryshe. Ne duhet të jemi të hapur. Ne duhet të jemi në "mejdanin" e fjalës dhe lirisë...Nëse çdo person që do të bëhet deputet shkon në këtë "mjedan  popullor"

demorkacia mbetet më pak e rrezikuar nga listat dhe "shefat e listave"...

 Unë nuk jam në listat  tuaja. Unë nuk do të jem në ato lista, por si shqiptar që dua një demokraci reale në vendin tim ju sugjeroj: grisini listat. Do të jeni më të lirë, do të ndiheni ndryshe, do të merrni frymë lirshëm...

 Le tju tregoj shkurt për "listat" në Minnesota SHBA. Nuk ka lista. Kandidati është në "mejdan" ta fjalës dhe veprimit...Kandidati që kërkon një "ofiq" publik nuk ka frikë të shpenzojë para, të bëjë fushatë, të falsë në media, në takime dhe të kërkojë vota...Ky është "filtri" i parë, nëse fiton këtë garë, nëse  shumica voton për ty, nëse ke ide interesante, "listat janë hiç"  ti fiton për të qenë " i preferuari i partisë". Kjo duket e thjeshtë, por nuk është e tillë, sepse për të ardhur tek "mbështetja e partisë" duhet të organizosh sa e sa takime, të sfidosh konkurentët që duan të njëjtin "ofiq" dhe të tregosh se je më i miri dhe më i vlefshmi në këtë garë...

 Edhe kjo lloj garë krijon një "listë" por që nuk  e kontrollon partia , por auditori i votuesve "brenda partisë" dhe kështu idetë trumfuese galvanizohen...Kështu

 fitoi garën e vet për president Barak Obama me 25  njerwz në stafin e vet. Dhe ai konkuroi përballë  ish-zonjës së parë Klinton.  Dhe në këtë garë të gjithë dëshmojmë rezultatet... 

 Por edhe pse dimë kaq shumë, shikojmë kaq shumë dhe debatojmë kaq shumë, sërish shkojmë tek "listat'...

 Vetëm paftësia krijon lista...Vetëm "uni" i Partisë i ka qejf këto lista...Unë dëshiroj këto zgjedhje pa lista, pa shefa që "të fusin në lista", pa manipulime në lista...

 Dua një demokraci pa lista, sepse listat janë shëmtim i demokracise dhe konkurencës së lirë.

 Braktisini listat në këto zgjedhje, dhe keni për të parë udhëheqës që duan të fitojnë vota. Nëse vijojmë me lista "nëna parti" di t'i bëjë ato perfekt..

 Shqiptarë, akoma nuk u ngopët me lista? Ju pyes unë që nuk jam në listat tuaja për 10 vjet. Akoma duam të bëjmë "demokraci me lista"?  Ju lutem, mos harroni se sapo bëmë hapin historik duke u pranuar në NATO.

Le t'u kthejmë kurrizin "listave" dhe kjo  do të konfirmojë dinjitetin  shqiptar në një organizatë dinjitoze si NATO.

 Jua përseris, unë nuk jam në asnjë nga listat tuaja. Unë e dua Shqipërinë pa lista. Listaxhinjtë janë shkatërrim i kombit ose antivlera në një shoqëri dinjitoze demokratike.

 Harroni listat! Ballafaqoni idetë dhe zotësitë tuaja. Kjo është nevoja imediate në demokracinë adoleshtne shqiptare.

 Jua përsëris unë nuk jam në listat tuaja, por  ju kujtoj listat janë pjella e të këqijave në një demokraci që synon të mbijetojë dhe triumfojë. Dhe demokracia në Shqipëri duhe të triumfojë, por kurrsesi përmes listave të zeza që prodhojë të zeza...

 

SHEFQET MEKO

Minneapolis, SHBA

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page