top of page

SHEFQET MEKO: “GOLLGANЁT” E LIGJIT AMERIKAN



-Ata nuk thonё kurrё se  ёshtёdemokraci perfekte”. Kjo mjafton-


Ne e mburrim tё gjithё  demokracinё Amerikane. Por jo vetё  amerikanёt. Ata pёrherё mbeten tё pakёnaqur me  funksionimin real tё demokracisё sё tyre. Edhe pse jashtё Amerike ajo ofrohet si “Kampion lirie” si “mё e mira”, si “toka e ёndrrave”,  brёnda Amerikёs   vlojnё pakёnqasi, ka “tёrmete”  tё habitshme, ka klithma tё frikshmё , majtas dhe djathtas. Kёto  “turbulenca” tё brendshme  tё shoqёrisё amerikane,  janё “Antidotёt” e vёrtetё, janё “vaksinat” qё nuk e lenё tё rrёshqasё   ngrehinёn e  kёsaj shoqёrie  tё habitshme nё autoritarizёm dhe “monopol presidencial”… Amerika ёshtё dhe  mbetet shumё mё e madhe se pushteti i Shtёpisё sё Bardhё…

Amerikanёt “Nuk flenё gjumё” pёr tё mbrojtur liritё e veta. Ndёrsa pritet tё “noterizohet”   nga Kongresi  Presidenti  Tramp, pikёrisht kur  qeshi fitorja e zgjedhjes sё Kryetari tё Kongresit Amerikan, Majk Xhonson,  foli njё gjykatёs.Ishte  Gjykatsi i Nju Jorkut, Marshan (Marchan)  qё konfirmoi  zyrtarisht fajёsinё e Presidentit tё  zgjedhur Tramp, duke  shёnuar qё mё 10 Janar 2025, ai “dёrgohet nё burg” nё mёnyrё simbolike, por nuk  “u fshi” vendimi  i mbёshtetur nё prova, fakte dhe procese tё qartё nga juria e pavarur. Edhe  pse pati britma tё mёdha “E zgjodhi populli”,  tё “fshihet çdo gjё”, njё gjykatёs nё Nju Jork, zyrtarizon fajёsinё e Presidentit tё zgjedhur Donald Tramp. Pёr herё tё parё nё historinё e vet, Amerika do qeveriset nga njё  njeri  “i dёnuar nga gjykata” edhe pse  “dёnimi pezullohet” pёr 4 vjet ndёrsa ushtron detyrёn si President nё respekt tё Kushtetutёs Amerikane.

Nё kёtё mёnyrё Amerikё  shёnon “çudinё” e vet. Do tё ketё shumё debatё, shumё pёrplasje, shumё mendime, kundёrshtime, por  vendimin e Marshanit nuk besoj se do ta rrёzojё kush. Edhe sikur nёn fuqinё e pushtetit nwn autoritetin e Trampit, Prokurori i Pёrgjithshёm  “tё lёvizё” gurёt pёr ta zhbёrё, provat, dokumentet, gjitha proçedurat do mbeten si referencё historike. Duke perifrazuar njё  parrullё shqiptare tё dekadave tё shkuara republikanёt do brohorasin “E duam presidentin edhe pse i dёnuar nga gjykata…”

Kjo ndodhi, qё mediat, madje edhe  “fake media” qё kanё “kumbar” Trampin, sikur e sfumojnё, shёnon njё  moment historik nё Amerikёn qё pretendon tё ketё demokracinё  mё tё mirё nё botё.Duke se “gollganёt” e drejtёsisё amerikanё nuk janё kalcifikuar, nuk vuajnё  ende nga “reaumatizma”  paralizuese  dhe kjo do tё ketё efekt tё madh pёr njё shoqёri qё kёrkon tё jetё  kampione e “rregullit dhe ligjit” (Law & Order).

Demokracia Amerikane   nё kёtё janar tё vitit 2025, futet nё njё “fushё tё minuar”, ku do kemi jo vetёm spektakle politike,  deklarata tё  padёgjuara mё parё, “duele gladiatorёsh”, por  edhe befasi qё nuk na kanё shkuar nё mendje kurrё mё parё.Donald Tramp  ёshtё “Babai i tё padёgjuarave” nga Zyra Ovale. Ai do vijojё tё bёfasojё si asnjё tjetёr President Amerikan, duke mbetur  njё kampion i karakterit tё tij.Ndёrsa Ligji dhe Rregulli amerikan do mbeten si mburojat e  ushtarёve  nё mbrojte tё Romёs sё Lashtё. Gjykatsi Marshan i Nju Jorkut, ёshtё “ushtari” i parё nё besnikёri tё Ligjit Amerikan.

Nё gjithё kёtё “lojё politike” duket se janё thirrur “nё shёrbim” Gjyaktsit Amerikanё, tё cilёt, si rojtarё tё paanshёm tё ligjit, do tё dёshmojnё forcёn e tyrё, gjykimin e ftohtё dhe real mes “ligjit dhe Maliqit”, ose shqip me “gollganёt” e tyre, do tё  ngrihen mbi politikat dhe partitё, duke ruajtur Dinjitetin Amerikan. Gjykatsi i Nju Jorkut ishte i pari, por besoj jo i fundit.

Amerika ёshtё pёrballё njё “Prove Zjarri”, por  e fuqishme pёr tё mos u  shkrumbosur kurrё brenda vetes. Sё paku edhe pёr njё shekull  nё vijim.


Shefqet Meko

Minneapolis, 4 Janar 2025

 

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page