top of page

Shefqet Meko: “BIMЁT DHE SHQIPTARЁT”-NJЁ PRURJE SHKENCORE AUTENTIKE



Prej kohёsh, libri “Bimёt dhe shqiptarёt”, me dedikim nga autori, ёshtё “pёrgjumur” nё bibliotekёn time nё Minneapolis. E kam shfletuar herё pas herё dhe jam pёrpjekur tё pёrtyp prurjet shkencore, analizat, gjykimet dhe konkluzionet qё tё befasojnё.Nuk ёshtё as roman, as poezi, qё tё lexohet “duke pirё kafe” edhe pse autori mrekullisht ka mundur tё sjellё njё mozaik tё rallё shqiptar, duke na pёrshkruar edhe frymёzime poetike, mençuri popullore  qё do ishin mbase tё pamundura pa frymёzimin e natyrёs “qёndisur” nga bimёt.

 Nё tё vёrtetё edhe kur e merr nё duar ёshtё njё “libёr i rёndё” qё vёrtet ja ndjen njёherazi peshёn e mendimit. Ёshtё i tillё, sepse pёr aq sa gjykoj, ёshtё njё akumulim i gjatё dhe i mundimshёm i autorit, njё “eksperiment” i klorofilitё, njё lloj shpёrthimi kёrkues, ku pёrzihet lashtёsia, historia dhe e vёrteta   rrekur nga stuhia e pandalshme e viteve , pёr tё sjellё para lexuesit njё “dёshmi shkencore” duke vёrtetuar me prova, fakte, gjeneza shkencore e biologjike se kemi qёnё kёtu  “ka her e mot”. Libri nё fjalё ёshtё njё vlerё e spikatur nё mendimin shkencor bujqёsor shqiptar. Duke lexuar prurjet e autorit, tё vjen si njё fepjse magjike puna e mundimtё, me sa duket e pёrditshme dhe e vijueshme, duke shёnuar hap cilёsor nё kёrkimet e kёsaj fushe, qё meriton vёmendje dhe debat.Qё nё fillim autori ka bёrё kujdes qё tё mbёshtetet mbi burime, prova dhe fakte  pёrtej vetes, duke sjellё 357 burime bibliografike, dhe duke u konsultuar me arekologe, biologё, gjuhёtarё, entografё e  specialstё tё tjerё, çka i jep librit njё  seriozitet  dhe pёrgjegjshmёri  tё spikatur. Nё kёtё kuptim “Bimёt dhe shqiptarёt” tё duket si njё kolegjialitet shkencor, njё gjithёpёrfshirje intelektuale tejet domethёnёse  duke e bёrё autorin krenar dhe miqtё e kolegёt e tij po aq tё gёzuar.     

-Rreth librit tё Prof. Dr.Lufter Xhuveli  “Bimёt dhe shqiptarёt” (nga neoliti nё shekullin 21-tё), si njё dёshmi  kёrkimore brilante qё hedh dritё mbi rrёnjёt e vёrteta tё kombit tonё.-

     Nuk ka shumё studime tё kёsaj natyre qё tё pёrballё njё komb dhe etni  tё caktuar me bimёt, qё  mund tё themi janё njё “parzmore” natyrore, qё ka mbrojtur kombet nga zhdukja dhe zhbёrja duke garantuar edhe vijimёsinё dhe pavdekёsinё e jetё sё Njeriut si kryekupola e Botёs sё Gjallё. Prof. Dr. Lufter Xhuveli nё kёtё libёr-studim na zhyt thellё nga  koha e neolitit, siç shёnohet nё titull, deri nё ditёt qё jetojmё duke provuar se lashtёsia shqiptare nё trojet e veta, konfirmohet jo vetёm nga historia, arkeologjia, statujat dhe legjendat, por edhe nga farёrat e bimёt  shqiptare, qё jo vetёm nuk janё zhdukur, por mrekullisht kanё evoluar sё bashku edhe me profilin e kombit tonё. Simbioza  historike Bimё-Shqiptarё, ёshtё kredoja  e kёtij libri me vlera tё veçanta. Tё fut nё mendime fakti qё mbase shumё nuk e dinё, qё autori e nёnvizon qё nё parathёnie  se nё nderim tё Kongresit tё Manastirit,  Sotir Çurçia nga Shkodra, dhuratёn mё tё bukur e ka bёrё me njё poemth ku pёr “çdo gёrmё e alfabetit kishte njё strofё dhe çdo strofё e kёngёs i kushtohej njё luleje tё veçantё”. Kjo nё tё vёrtetё dёshmon atё ngjizje tё llavtё, mes njeriut dhe natyrёs si njё ndёrvperim universal nё gjithё proçesin evolues. Pёr mё tepёr, rasti dёshmon marrёdhёniet virale mes shqipes   dhe “vargonjve” tё saj me bimёsinё dhe  vetё natyrёn e mrekullushme  shqiptare. Njё fakt i tillё ndёrkohё  zhbёn tёrё atё paragjykim  tё tipit racist shqiptar ndaj njerёzve tё bujqёsisё tё cilёn  zbukurojnё vendin dhe mbushin tregun duke dremitur me libra nё duar.Ky shpirt  i papeur qёndrestar, nё fakt ёshtё edhe “kollona vertabrale” e kombit qё nё kohё tё vёshtira me “njё koqe misёr” ka mposhtur urinё duke siguruar pavdekёsinё e vet nё paqe me bimёt dhe natyrёn.

Intervista e kahershme e gazetarit të mirënjohur Shefqet Mekos me Prof. L. Xhuvelin

Nё 351 faqet e kёtij libri-studim, ilustruar me 101 fotografi, harta dhe piktura,22 tabela faktesh dhe 68 shёnime tё posaçme, gjen historinё e botёs dhe veçanёsitё shqiptare, pikvёshtrimin e shkencёtarёve tё shquar nga  Bota, qё kanё gёrmuar suksesshёm nё kёtё fushё dhe pikvёshtrimet e posaçme tё Prof. Xhuvelit qё  ngёrthehen bukur nё kёtё nё çdo kapitull dhe analizё. Nё nёnkapitullin “Lindja e bujqёsisё”, tё ngel nё mendje  “fshati i parё bujqёsor nё botё”, siç shёnon autori Jericho, nё Lindjen e Afёrme, qё me rreth  “300 banorё… i shtrirё nё njё sipёrfaqe  prej 2.5 ha” u bё edhe “ADN”ja historike  e zhvillimit bujqёsor,   i cili nё ditёt e sotme jo vetёm mirёushqen njerёzimin, por ёshtё edhe industria mё e madhe e biznesit botёror qё mban gjallё miliardat e njerёzimit, pa ta cilin nuk do kishim shansin e qytetёrimeve moderrne.  “Ritmi i pёrhapjes sё Revolucionit Neolitik, shёnon Prof. Xhuveli, ёshtё kushtёzuar nga mjedsi natyror dhe gjeografia e terrenit, mёnyra e transportit (tokёsor, ujor) nga faktorёt faktorё klimatikё dhe  ata socialё”. Mёnyra se si Xhuveli na sjell pikvёshtrimet e kёrkuesve tё shqurar botёrorё nё kёtё  fushё, tё mbёrthen nё lexim e tё  bёn tё pёrfytyrosh zhvillimin e evoluimin e shoqёrisё njerёzore si njё “tango e pёrjetshme” e Njeriut me Bimёt, tё cilat janё plazma e vёrtetё e  globit tonё dhe kanё  “misione tё posaçme” nё mbajten gjallё tё jetёs biologjike dhe shoqёrore.

            Me interes tё veçantё lexohet kreu  mbi lindjen e bujqёsisё nё Shqipёri, qё autori e sheh “me lupё”   duke sjellё fakte qё dalin nga shepllat, guvat dhe luginat deri nё kalatё dhe kёshtejllat shqiptare ,qё evidentohen me kujdes duke datuar nё mijёvjeçarё tё largёt. “Qytetёrimi neolitik nё shqipёri, shёnohet nё libёr, ka lidhje me praninё e hershme tё banorёve autoktonё, me pozicionin e saj gjeografik dhe kushtet e  favorshme klimatike pёr  rritjen e bimёve dhe kafshёve…Prova e pёrhapjes sё  agropastoralizmit nё  Shqipёri janё zbulimet arkeologjike,analizat morfologjike dhe botanike tё farёrave, mbeturinave bimore,kallinjve..,pjalmit, veglat e punёs prej stralli etj” Duke konkluduar qё  “kultivimi  i bimёve dhe zhvillimi i bujqёsisё nё Shqipёri , e ka zanafillёn e vet qё ne periudhёn e neolitit tё hershёm nё mijёvjeçarin e shtatё p.e.s..” Me njё skrupulozitet kёrkimtari e si vёzhgues i kujdeshёm  edhe  i fenomeve qё “ka ngrirё” koha, autori provon me fakte idetё e veta  duke sjellё pёr herё tё parё fotografi tё farёrave tё karbonizuara tё pesё kulturave bujqёsore tё hershme, njё ulli 3 mijё vejçar,ilustrimin domethёnёs qё 246 fshatra nё  mbajnё emra bimёsh, gjё qё vёrtet  tё befason  dhe plot fakte tё tjera interesante qё  konsolidojnё synimet e autorit.Libri dokumenton 3300 lloj farёrash me “pasaportё” shqiptare nё 65 Banka gjenetike tё botёs ndёrsa  shpjegohet shkёncёrisht domestikimi nё Shqipёri i shegёs, ullirit, dardhёs, hardhisё etj.etj. 




            Me kёtё botim, Prof. Lufter Xhuveli, dёshmon me prova pasionin e vet kёrkues, hulumtues, kulturёn erudite dhe  vёmendjen e posaçme ndaj bujqёsisё dhe veçmas, pёr trashёgiminё gjenetike bimore. “Kam punuar si kalё” ka qejf ta pёrsёritё autori nё bisedё tё lirё, si simbolikё jo thjesht tё talentit tё tij si njeri  i kёrkimeve bujqёsore, por edhe si njё agronom i kohёlexuar nё mёnyrёn mё tё gjёrё.Botimi nё fjalё rrёfen njё “Lufter tjetёr” njё njeri “pa kostumin politik”,  qё di tё gёrmojё, analizojё, tё pёrballё  fakte dhe dёshmi tё kahershme, me gjakftohtёsi dhe ekuilibёr shkencёtari, duke i “vёnё nё rresht” me njё qёllim submil: Vёrtetёsi dhe realizёm shkencor. Libri “Shqiptarё dhe bimёt”   ёshtё si njё testament shkencor i autorit, qё  pёr mendimin tim mund dhe duhet tё futet nё korrukulumet e Fakultetit tё Agronomisё,  pёr prurjet  dhe konluzionet shkencore qё “ballcamosin” autoktoninё shqiptare  me prova dhe fakte tё pa  kundёrshtueshme. Libri, qё ёshtё dёshmi e njё punё kёmbёngulёse nё dekada, ndёrsa e shfleton dhe mёson aq shumё pёr bimёt, farёrat dhe  “misionin” e tyre pёr ta bёrё jetёn tё pavdekshme mbi Tokё, ku njerёzit qё i janё pёrkushtuar bujqёsisё dhe kёrkimit shkencor nё kёtё fushё tё kujtojnё  njё  thёnie tё Ciceronit   se “ Nuk ka njё profesion mё tё mirё, mё tё kёnaqsshёm , mё tё gёzueshёm dhe qё tё bёn mё tё nderuar se sa bujqёsia”…

            Nё  21 kapituj  tё strukturuar mjeshtёrisht, Prof. Xhuveli i sjell mendimit bujqёsor dhe arshivave akademike, njё libёr tё artё nё kuptimin  qёndrueshmёrisё ndaj kohёs dhe “tallazeve” shkencore nё tё ardhmen. Kjo sepse nё qendёr tё librit autori ka vёnё veten, si njё kёmbёngulёs i rrallё, me  akumulime shkencore dhe kulturore, me pёrvoja dhe eksperienca tё mёdha nё fushёn e bujqёsisё dhe mendimit modern shkencor. Personalisht kujtoj kontributet personale tё autorit pas viteve 90-tё, veçmas nё fushёn  krijimit tё Bankёs Gjenetike Shqiptare, kur pёrmes programeve tё FAO-s, ka sjellё studjues dhe shkencёtarё tё ndryshёm nga gjithё bota, ku dallohen  ata gjermanё, gjё qё konfirmon edhe atё  zbulim tё ekspeditave gjermane qysh nё vitin 1941, ndёrsa bota tronditej nga Lufta e Dytё Botёrore. Ky dokumentim interesant nё kёtё libёr dёshmon edhe njё gjё tjetёr: Nё çdo krizё apo luftё  qё shkakton “njeriu i çmendur”, shkenca dhe shkencёtarёt kёrkojnё “dritёn dhe paqen” pёr tё nesёrmen, duke mos rreshtur kёrkimet dhe zbulimet e tyre qё gjithsesi i shёrbjenё zhvillimit dhe civilizimit modern.Mendoj se kjo ёshtё sa e bukur aq edhe emocionuese. Njeriu i paepur me emri Lufter Xhuveli, ka krijuar mjeshtёrisht “arkivёn” e vet shkencore si njё thesar i pahumbshёm dhe  i  pakonvertueshёm me asnjё “monedhё” financiare. Ai sikur shёtit me mendim dhe vёmendje kёrkimtari mes natyrёs dhe fararёve, mes tё shkuarёs  dhe sё tashmes duke synuar tё mbetet nё tё ardhmen me egon e vet profesionale, si njё “farё” e llojit tё vet. “Fara, shkruan Xhuveli, ёshtё njё organizёm i gjallё me veti prizmatike, e cila ngjizet, lind, rritet, zhvillohet, pёson ndryshime…piqet,merr frymё,fle, zgjohet,shpёrthen, evoluon,pёrshtatet, ndryshon,sёmuert,shёndoshet,  shumohet, emigron, pёrhapet dhe plaket…Fara, nёnvizon autori,nё rrugёtimin e saj si njё spirale pafund, ёshtё njёherёsh njё fund dhe njё fillim”. 

Xhuveli “nё pension”, nuk ka shterur punёn e vet. Ai sё fundmi ka sjellё pёr “vete dhe fisin” por edhe mё gjerё  librin “Rrёnjё e degё” njё  vetrrёfim  brilant intelektual dhe padyshim edhe  i krenarishёm, si autor  i lindur nё Labёri, por qё   nё tё vёrtetё “Bimёt….” dhe “Rrёnjёt…”  nё mёnyrё spontane dhe domёthёnёse zbulojnё tё njёjtёn gjё qё nuk do tё zhbёhet mё dot kurrё: Kemi qёnё kёtu, na Ballkanin e lashtё dhe kemi moshёn e tij, si komb i padiskutueshёm qё Liria na dha shansin tё “rigjejmё veten”.

             Shefqet Meko

Minneapolis, 30 Nёntor 2024

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page