top of page

Shaqir Nina: Dasëm të madhe po bënë Resmiu


Dasëm të madhe po bënë Resmiu,

Derdhet birra si shiu,

Vlon kallashi mu tek pragu,

Me dasmor është mbush konaku.


Nis orkestra,plotë banketi,

Hajnë e pijnë i gjithë mileti,

Vrapë urimi të trashëgohet ,

Edhe dhëndri lumturohet.


Zbrazen shishet,me raki,

Pa u pirë nuk ngel njeri,

Çohet krushku merr rakinë,

Një shëndet thotë për partinë.


I thonë shpejtë ca të tjerë,

Për partinë tende do pimë zeher,

Nis sherri nxehen gjakrat,

Dhe në shesh po dalin lakrat.


Militantet seç rrjeshtohen,

Me njeri- tjetrin konfrontohen,

Prishet banketi me gjithë tortë,

Patronazhistët më të fortë.


Bëhet keq, sa ska ku të vejë?

Kthehet dasma në betej,

Thotë i zoti i dasmës më ra thika,

Edhe këtu futi hundët politika.



71 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page