SFIDË
Mes një trafiku të çmendur një plak i paplakur pedalon mbi biçikletë, por më besoni, nuk është i lajthitur.
Përbuz vdekjen dhe ka frikë nga jeta e fjetur. Një aksident vdekjeprurës është për të një dhuratë nga një rrotë mbi rrota. Një aksident uloklënës është për të – një mallkim.
Një plak i krisur pedalon mbi biçikletë, po nuk guxon ta kthej kokën as majtas as djathtas me u kënaq duke parë trotuarëve bukurinë e njomështinë e vajzave të reja.
Një plak sportiv pedalon mbi biçikletë dhe as do t’ia dijë që zonja vdekje qëndron pas tij në zgarë buzagaz.
Një plak skelet fluturon me biçikletë, por askush nuk e vëren mespërmes brumbujve të makinave. Është fantazma e së ardhmes.
9.12.2019
#Pandeli #Koçi
Sotir Athanasi,
Lexoj këtë tregim në vargje dhe meditimi mbi 'të vjen i natyrshëm
për të na dhënë kënaqësinë e të moshuarit që ecën me biçikletë.
Një fabul tejet joshëse. Urime miku im i rinisë Sazan Goliku!
S.Athanasi