(Lirikë baritore)
Nga na vjen ti moj labushe,
Me atë nishan në faqe?
Të kishe dhe një në gushë!
Do shëmbej oda me harqe.
Unë zbres nga Këndrevica,
Ku mban era trëndelinë,
Largohu mos më dil para,
Me dukesh si kec i shtirë .
Aroma jote e mirë,
Ma largoi gjumin fare ,
Ndaj dhe mora arratinë,
Të kërkova nëpër male .
Un’ dua një dash milor ,
Ta përçoj’ mir’kopenë,
Dhe ta tund’atë kemborë,
Kur venë dhent për ujë në lerë.
Shelege bejka dërrudhë,
Mos pi ujë të ndënjur në lerë,
Zbrit më poshte e pi në gurrë ,
Që të shëron menjëherë
Comments