top of page

Selanik


Dy poezi nga Fatmir Terziu


Ku u tret ajo dashuri…

(Stërgjyshit tim Gjezo M. Terziu të varrosur në Selanik)


U terr qielli, u tëholl hirami i bardhë,

nata nuk ua fshin më lotët pulëbardhave.


Ka mbaruar dhe uji, ka urdhëruar si uji ujin

si bregu në breg,

atë që ne e quajmë det.


Dhe ne harruam të gjitha mallimet e syve

i kemi humbur sytë në kumarin e dallgëve

i kemi shkrirë sytë në stërkalat e tyre.


Sikur të na frynte një korije në zgavrën e kraharorit

pemët u larguan nga njëra-tjetra

retë iu afruan njëra-tjetrës

pra, në çdo frymëmarrje që marrim

zemrat tona janë si anijet

lëvizin fletët e librit të jetës

Ai vazhdon të pushojë përsëri … nuk çmallet.


Çfarë ka mbetur në fakt,

nuk e di nëse e dëgjon zërrin e ngjirur të vajtimit

trupi i Stërgjyshit nën bashllag...

…Ditët janë zbutur pak.


Selanik


Era ndiqte Detin. Deti

tërkuzte veten

… dhé i lodhur krihte krizantemat e historisë

nuk mund të shkoja menjëherë

dhe nuk mund të zgjohesha më

dhe pastaj nuk mund të flija kurrë

në Selanik,

kishte një mister në molin e fundit.

sikur bota,

thjesht ishte një pikë.


Aty historia kishte ngrirë

si një bust pa fytyrë.


40 views6 comments

6 Comments


Fatmir Terziu

Timo Merkuri respekte! Ndjehem mirë kur poeti e mirëkupton realitetin e vargut, ritmit që rrjedh nga shpirti i përshpirtshëm, nga ato që lëvrijnë në memorje, nga ato që kërkojnë hoje, ku mjaltimi të bëhet për brezat, për kohërat… për Tjetrin. Këtë kërkon në fakt krijimtaria, këtë kërkon poezia. Ju jam mirrënjohës për komentin poet i nderuar i Jugut! Ne krijojmë! Leximi u takon atyre që dinë të lexojnë…dhe respektojnë leximin pos krijimit.

Like

Timo Merkuri

Poezi momenti, me strukturë solide dhe nivel të arrirë artistik që dëshmojnë për një poet me talent, i aftë që kudo të gjejë poezinë. Urime Fatmir Terziu

Like

Kostandina Gegeni

Respekt ! Fotoja ne museun me vlera arkeologjike te Thesalonikit !! Perkon me vargjet , vargjet prane detit , bota thua te ishte nje pike , thua historia ngjante me nje bust te ngrire e pa fytyre !! Sa domethenie mbajne fjalet tuaja poet , Professor Terziu ! Perkulem para vargut tuaj ne kujtim te stergjyshit Gjezo Terziut !! THesaloniki 22 dhjetor 2021 !

Like

Noke Abilekaj

Fatmir Terziu ka instnktin e pasuruar me dije që i jep mundësinë të depërtojë deri në thelbin ku struken gjymtyrët e "ndjesisë misterioze dhe të para-shpjegueshme", ka instrumentet e përcjelljes deri në hojet e lexuesit.

Like

Fatmir Terziu

Noke Abilekaj Respekte! E shkuara në trupin e Pemës së Jetës nuk është vetëm moli i stacionimit të rrëfenjave të shkuara cep më cep të veshëve në morinë e dëgjimit dhe përcjelljes, por dhe tek Zotërimi i njohurive, sepse kjo nuk e vret ndjenjën e habisë dhe misterit. Gjithmonë ka më shumë mister dhe më shumë do të mbetet, sa më shumë që një realitet i harruar vazhdon e tretet. Poezia kërkon dhe ka nevojë për tunikën e qashtërsisë...Në të njëjtën kohë që mbetet zelli dhe talenti për të eksploruar dhe mësuar të gjitha gjërat, vargu kërkon që të gjitha gjërat të jenë brenda ndjesisë misterioze dhe të para-shpjegueshme, që toka dhe deti të jenë jo më pafundësisht…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page