top of page

Sejdi Berisha: SOT A NESËR……


SOT  A NESËR……

 

Kur e harron ditën e lindjes

E ke tejkaluar horizontin e jetës

Edhe ditën kur është mbjellur Lisi fidan

E ke harruar freskinë e pranverës

Edhe beharin e aromën e trëndofilit…

Kur e harron edhe presjen edhe pikën

E nuk di se çfarë t’i thuash

As vargut as këngës

Sa peshë paskan  shkronjat…

(S. B.)

E enjte, 17 tetor 2024

 

SOT

 

Herët në mëngjes

Një gjethe lisi

Kokën ma përkëdheli

Dhe pastaj

Në tokë u plandos

As nuk foli

As nuk tha gjë

Ndoshta

Kështu tha gjithëçka

Dhe u puthit me tokën

Sot herët në mëngjes...

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page