top of page

Sejdi Berisha: krijuesi, publicisti dhe dramaturgu, Shaip GRABOVCI



NJË SHKRIM I VOCKËL PËR NJERIUN E MADH TË NJERËZORES, ATDHETARISË, TË KULTURËS DHE TË LETËRSISË E DRAMATURGJISË

 

Kështu e nisa këtë shkrim modest me këtë titull të gjatë e ndoshta edhe arkaik, por nuk munda pa i përmend disa nga atributet e këtij njeriu të urtë e të dashur për gjithkënd. Ishte dhe është bashkëpunëtor i pashembullt, pedagog e mësues në profesion e në krijimtari, për çfarë dëshmojnë shumë njerëz e krijues që kanë pasur rastin të kontaktojnë e bashkëpunojnë me te.

 

E ky është krijuesi, publicisti dhe dramaturgu, Shaip GRABOVCI.

 

Këtë shkrim të vockël për këtë njeri të madh me vepra, shpirti më shtyri ta shkruaj, sepse, kontributi i tij në shoqëri dhe në të gjitha fushat është i madh, si në gazetari, ku djersën dhe mendjen tij me guxim e maturi profesionale e ka shkrirë disa decenie duke e informuar popullin për të gjitha ecuritë shoqërore, ekonomike, politike, kulturore si dhe në fushën e sportit. Së pari në Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, pastaj në gazetën “Rilindja” e më vonë edhe si kryeredaktor te Radio Prishtina, ku në kohërat më të vështira diti dhe pati guximin ta ruaj njeriun dhe kauzën kombëtare, që aspak nuk ishte lehtë.

Pastaj, ka bashkëpunuar edhe me shumë gazeta dhe revista në të cilat shkrimet e tij padyshim se i shtonin cilësinë dhe peshën e informimit.


Ky ishte dhe është Shaip GRABOVCI, radiodramat e të cilit dëgjoheshin dhe përcjellshin me kërshëri duke përfshirë këtu edhe radio-dramat për fëmijë dhe emisionet tjera. Por, nuk është vetëm kjo. Ai, në fushën e dramaturgjisë, e cila edhe sot e kësaj dite i mungon teatrit, fjalën e kam për dramën kombëtare. Pra, si dëshmi, atij i radhiten shumë çmime për dramat e shkruara dhe të realizuara në dërrasat e Teatrit Kombëtar (atëherë krahinuer) në Prishtinë dhe në shumë teatro të tjera anë e kënd trojeve shqiptare.

Krijimtarinë e tij e stolisin edhe shumë vepra të botuara sidomos në fushën e dramaturgjisë.

Ka punuar dhe vepruar edhe në Teatrin e Pejës e më vonë ishte edhe drejtor i këtij institucioni teatror më të vjetrin në Kosovë.

Pra, ky është ai Shaip GRABOVCI, me modestinë e tij të paparë dhe me fjalën e ëmbël për gjithkënd e me gjithkënd.

Dhe se ky shkrim i vockël është vetëm një provokim modest që për këtë njeri, provokon për një vepër të përjetshme për te. Ky ishte dhe është miku, bashkëpunëtori dhe kolegu im, që të gjithë do ta kishin privilegjin të bashkëpunonin me te.

Në të parë sa i “vogël” është, o e sa i madh është me punën dhe veprat që ka bërë e bën!

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page