Sazan Goliku
PËRMASAT E KOHËS
I.Kadaresë
1
Nëpër labirintet mitike
thellë minierës pa krye të historisë
gërmon e nxjerr diellin e vjetër.
Me dritë të re e vesh e ngjesh
gjakun e sotëmi injekton në deje.
2
Vëren e gjarpëron me syzet mikroskop
nëpër ditët akrobatike që përjetojmë hithtas
e thur e çthur magjinë e artit të tij.
Hedh një hap të beftë në ardhëri
me rrezit prej andej të sotmen –
shpërthim fishekzjarresh të fantazisë
ngrijnë e mbeten brilante shumëngjyrshe.
Flatron vertikalisht nën qiell Europe
e grindet e gërricet e bën bisnes me veten.
Me kthetra shqiponje – kapur pas rrënjve të thella
e trungut të çarë të Kombit.
3
Me syzet teleskop
cep më cep i bie qiellit të nesërm të copëtuar
mbushur re të jonizuara të telekomanduara
re të zeza radioaktive.
Dhe befas përlotet për një lulekuqe petalerënë diku...
1972
(Nga libri “Epidemi kozmike”, 1996)
Comments