top of page

SAZAN GOLIKU: EPIDEMI KOZMIKE



Ra zgjebja në qiell e kozmosi  u trand.

E para  zonjusha e plakur Afërditë ia nisi

kruarjes gricjes çjerrjes,

qante e qeshte nga dhimbja e kënaqësia.

Mishrat lakuriqë i rridhnin epsh e gjak.

Toka koketë – egoiste si njerëzit

rrufeshëm vuri karantinë,

e mbuloi atmosferën me fletë plasmasi.

Marsi mosmirënjohës ndaj ish të dashurës

s’pranoi as me majën e ushtës ta ndihte.

Mbyllni dyer e dritare! –

urdhëroi Saturni lukuninë e satelitëve.

Jupiteri i fliste i alarmuar në telefon Diellit

me i tregue kozmosit fisnikërinë e bujarinë e vet.

Lartmadhëria e tij  Dielli vetëm heshtte…

Afërdita e zgjebosur po tërbohej:

Asnjë ndihmë emergjente asgjë

e vetme në fatkeqësinë e vet.

Mes zhurmës e fjalëve mes fjalëve e zhurmës

asteroidi i panjohur squfuror

i ndragur e erërëndë

që askush s’i hidhte sytë,

s’e pranonte as për shërbëtor,

pa u ndier iu afrua Afërditës

pa bujë pa fjalë e kroi mirë e bukur,

e puthi në buzë dhe hyjnesha shpëtoi.

Dielli vuv atje në fronin mbretëror

ia nisi kruarjes…

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page