top of page

SAVE MY RYAN!

Updated: Feb 1, 2022


SAVE MY RYAN!


Lutfi ALIA


Problemi jetësor i njerëzimit është të parandalojë luftërat totale, që të mos përsëriten masakrat masive, si ato qëndodhen në Luftën Idhe Luftën II Botërore. Luftëratnuk mund të shmangen me brutalitetin e forcave superiore, as me gara armatimesh, por mundtë parandalohen me forcën e kulturës dhe të dialogut konstruktiv, si sugjeron përvoja e gjatë dhe e pasur e historisëbotërore. Në vitin 1932, ky problem u trajtua në një letërkëmbim miqësor ndërmjet Albert Einstein dhe Sigmund Freud dhe u botua në librin “Pse lufta?”, libër ky, që për shumë dekada u la në heshtje, ose me saktë qëllimisht u harrua.

Të dy shkencetarët e shquar shprehën mirëkuptim në dy pika themelore në interpretimin e luftës:

1. Qëniet njerëzore janë subjekte të instikteve të konservuara dhe të unifikuara në instinktin e dashurisë dhe në instiktet e urrejtjes dhe të shkaterrimit. Sejcili nga këto instikte është sa i domozdoshëm, aq dhe në kundërshtim mes tyre. Dukuria e jetës konsiderohet derivat i ndërveprimit harmonik mes këtyre instikteve.

2. Impulsi i luftës, mund të frenohet vetëm duke formuar një klasë mendimtarësh të pavarur me kulturë superiore dhe me moral të lartë qytetar, të aftë të ndriçojnë dhe të udhëheqin si vetë intelektualët, ashtu dhe masat e gjëra popullore, pra të gjithë të udhëhiqen nga arsyeja, të cilën të dy këto shkencetarë këtë reflektim për aryetimin, e quajnë shpresa utopike.

Për dy luftat botërore janë shkruar libra e traktate të shumtë. Librat e historisë dhe arkivat janë të mbushura me ngjarje, komente dhe interpretime faktesh dhe me dokumenta, por këto jo gjithmonë kanë përputhje harmonike në trajtimin e të kaluarës. Ndërsa historia tenton të ekspozoi pjesën e saj monumentale, vlerat e triumfueseve, lavdinë e komandantëve që fituan betejat dhe luftën dhe në të njejtën kohë thërrasin “Vae victis” (shprehje latine: mjerë të mundurit), nga ana tjetër harrojnë dhe fshehin pjesën e padëshirueshme të vetë luftës, nuk tregojnë si mendon dhe çfarë thotë dhe si reagon populli i thjeshtë ndaj luftës.

Thuhet se historinë e shkruajnë fitimtarët, por arkivat ruajnë “të fshehura” dhe ekspozojnë edhe një tjetër të vertetë, që nuk thuhet e nuk shkruhet nga kalemxhinjtë e fitimtarëve. Në arkivat ruhen dokumenta dhe fakte, që tregojnë çfarë ndodh me shtetet, me qeveritë, me mbretëritë, me ushtritë, çfare u ka ndodhur individëve dhe komuniteteve, sa miliona njerëz u shfarosën në kampet naziste, por shumë nga këto dokumenta kanë mbetur “sekrete” nuk njihen nga opinioni, sidomos nuk njihen disa prej tyre, që janë në kundërshtim me ato që përcakton “fati i epokës” dhe që tregojnë librat e historisë.

Rikujtojmë se 83 vjet më parë, kur “8 milion bajoneta” krijuan “Perandorinë e Liktorit”, Instituti italian “Luce”, nëpërmjet filmave dokumentarë, kronikave e lajmeve të dërguara nga reporteret e luftës, zhvillonte një propogande intensive, me synime të mbante lart moralin e ushtarëve, t’u kultivonte atyre shpirtin triumfues dhe “mitin e superioritetit”, forcën e armatës të pamposhtur italiane dhe nga ana tjetër, të mbante nën presion psikologjik masat e gjëra popullore. Propoganda fashiste fliste vetëm për lavdi dhe fitore dhe i fshihte aspektet e tjera, disfatat, numërin e të vrarëve dhe të plagsurve, stresin psikologjik, neurozat e luftës, vëllavrasjen, masakrat, torturat ndaj kundërshtarëve, dëshprimin dhe dhimbjen e familjeve italiane për humbjen e njerëzve të tyre etj. Në vitet pas luftes, ndërroi skenari i propogandës. Historiografia italiane heshti për aspektet “monumentale” të “armatës së lavdishme” tashmë e shpartalluar, por e kritikuar si “ushtri armike” dhe si kundërpërgjigjie

i zmadhoi në mënyrë të tejskajshme fitoret e partizanëve antifashista.

Në fakt, që në antikitet, si dëshmojne legjendat dhe kronikat historike, njerëzimi ka mësuar se dhe herojtë e çartun, ata “të pathyeshmit”, kishin nga një pikë të dobët, kësisoj Akili e kishte dobësinë në thembër, Sansoni në flokët etj etj., po keshtu dhe armata italiane kishte pikë të dobët luftën e padrejtë. Dobesitë e heronjëve të kohëve moderne dhe e “armatave të pathyeshme”, nuk tregohen nga historia, perkundrazi shmangen, për të mos kompromentuar këto figura “ideale”. Këtë që bën historia e shkruar, nuk e bëjnë arkivat, ku dokumenta te shumta vertetojne te kunderten, na ndihmojne te njohim dhe pjesen e fshehte.

Ndonëse historinë e shkruajnëfitimtarët, arkivat ruajnë “të fshehura” dhe dokumentae fakte, që nuk janë shkruar nga kalemxhinjtë e fitimtarëve. Arkivatruajne dokumenta, “sekrete” që nuk njihen nga opinioni, sidomos një pjesë e tyre, që janë në kundërshtim me “fitoret e epokës”, me politikën, me çfarë shkruajnë fitimtarët, përçka dhe nuk janë treguar në librat e historisë. Shumë shkruhetpër Konferencën e Jaltës (11 shkurt1945), ku tre liderat e shteteve aleate F. Rusvellt, W. Çurcill dhe J. Stalini,morën vendime të rëndësishme diplomatiko-politike, por pak e dinë, se në dokumentat sekretetë konferencës, e njohur me emërin e koduar “Argonaut”, këta tre protagonistë e nuk e vlerësuan, më saktëe braktisën Shqipërinë e vogël dhe pse kishte dhënëkontribute të mëdhanë luftën antifashiste dhe çlirimin e atdheut pa ndërhyrjen e aleatëve. Atë që “harron”historia e shkruar, nuk e bëjnëarkivat, ku dokumentatë shumta, na ndihmojnë të njohim dhe pjesët e fshehta dhe të pathëna në librat e historisë.

Rreth 20 vjet më parë,gjatë aktivitetit “Javae arkivave të hapura”, e promovuar nga Prof Shaban Sinani, drejtorii Arkivit Qendrortë Shtetit, në një stendëu prezantua koleksioni me letra të shkruaranga ushtarakët italianë në Shqipëri, në vitet e luftës 1939 – 1944.

Janë me mijëra letra të shkruara nga ushtarakët italianët, por janë letra që nuk arrijtën në destinacion, sepse komandat ushtarake i kishinçensuruar, i kishin mbyllurnë kasaforta. Këto letra u gjetën pas luftës dhe u dorëzuannë Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar. Kur lexon këto letra, pushtohesh nga emocione të forta, pasi konstaton se janë letra intime, letra personale, të shkruara me thjeshtësi dhe kurajo, të mbushura me ndjenja malli dhe dashurie për familjet dhe të afërmit, që kishin lënë në Itali. Ky numër i madh letrash, i ishin adresuar nënave dhe baballarëve, grave, të fejuarave, motrave, vellezërve, fëmijëve, të afërmëve dhe miqëve,të cilët prisninme ankth një lajm nga djemtë oficera e ushtarë, që i kishin dërguar të pushtonin dhe të luftonin në një vend të largët. Familjet e tyre ishin të shqetësuara, vuanin shpirtërisht, i mundonte tmerri i luftës,jetonin në ankth për fatin e djemëve të mobilizuar në ushtridhe që i kishin detyruartë luftonin kundër një populli tjetërfqinj dhe mik, të luftoninkundër popullit shqiptar.

Përgjithësisht, opinioni botëror e ka njohur luftën nëpërmjettraktateve, librave të historisë

dhe botimit të ditareve të mbajtura nga persona civilëdhe nga ushtarakët, por këto letra që ruhen në AQSH, janë më shumë se një ditar, janë dokumenta autentikeme rëndësi për historinë e luftës, janë pjesë e realitetit të luftës, që nuk është përfshirë në librat dhe në traktatet e historisë, madjepërmbajtja e tyre pak është trajtuar as në letërsi dhe as në kinematografi. Shumë nga autorëte këtyre letravedhe në se mbijetuan në vitete luftës, në ditët e sotme nuk jetojnë, ndërsafëmijёt e tyre, janë bёrё gjysha e stërgjysha. Rrallë gjen ndonjë veteran 90 - 100 vjeçar. Kanë kaluar mbi 80 vjet, kur u shkruan ato letra, por asnjëra nuk arrijtinë Itali, ato mbetën në anën tjetër tëAdriatikut, të çensuruara nga komandat ushtarake, sepse ashtu si ishin shkruar nga ushtarët dhe oficerat italianë, në ato letra mungonte shpirti“heroik”, si e cilësonte propoganda fashiste e luftës,sepse ato letra shpreh-nin “dobësi”, “ulje të moralit luftarak”, “thyerje para vështirësive”, shprehnin “frikën” dhe “dështimet”.

Shumica e letrave tregojnë vuajtjet fizike dhe psikologjike, padrejtësitë e luftës, përmbajnë kritika dhe kundërshtime ndaj komandave, që iu impononin ushtarëve “domozdoshmë-rinë e luftës” dhe i urdhëronin të vrisnin, madjedhe të pushkatonin njerëz të pa armato-sur dhe të pafajshëm. Në këto letra iu rrëfehej familjarëve dhe miqëve, se nuk donin të luftonin kundërshqiptarëve, sepse ato ishin miq dhe jo armiq. Në shumë letra shkruanin, se mezi prisnintë mbaronte lufta, madje kërkonin të ktheheshin menjëherënë atdhe, pranë familjeve të tyre.

Përmbajtja e këtyre letraveështë një enciklopedi e vërtetë kronikash e atyre viteve lufte.

Kur lexon disa nga letrat,befasohesh me shpirtinartistik të ushtarëve, të cilët i përshkruajnë me art pejsazhet e bukura të Shqipërisë dhe në veçanti shprehin simpati e respekt për popullin shqiptar, e vleresojnë mikёpritjen bujare dhe miqësinëme banorët vendas,tregojnë si u respektuan dhe u ndihmuan nga shqiptarët pas kapitullimit të Italisë dhe pse ushtarët italianë kishin shkuar si pushtues.

Kuptohet, se në këtë kontigjent letrash të çensuruara, ushtarët dhe oficerat shprehnin kundërshtime ndaj luftëssë padrejtë dhe kritikandaj komandave të ushtrisë. Ky ishte shkaku përse u çensuruan dhe nuk arrijtënnë destinacion, por mbetën në Shqipëri. Çensura fashiste,nuk i lejoj këta “heronj të dobësisë”, të tregonin të vërtetën, sepse ashtu mbillnin dëshprimdhe disfatizëm në atdhe, nga ku i kishin nisur, të shoqëruar me ritmet e marshit triumfues.

Ky koleksion i madh letrash,të shkruara nga ushtarët dhe oficerat italianë në ato vite kur luftonin kundër popullit shqiptar, aktualisht ruhet në AQSH, por tashmë jo të “mbyllura” në kasaforta dhe as si kujtime personale, por si lajmedhe dokumenta me vlera për historinë e luftës,janë dëshmi kundër politikës fashiste,kundër Musolinit dhe qeverisë së tij, kundërkomandantëve të luftësdhe kundër çensurës të diktaturës fashiste, që shtrëmbëronte realitetin dhe e mbyste me të gjitha mënyrat të vërtetën.

Këto letra janë denenoncime kundër çensurës të komandave ushtarake, të quajturave “heronjtë e arkës së djallit”, që e fshehën “arkëne madhe të epistolareve me vlera”,janë denoncime kundëratyre që tinëzishte padrejtësisht, u privuan lirinë dhe të drejtat e mijëraushtarëve dhe oficeraveitalianë, por kësisoj e shtuan ankthin, dhimbjen dhe vuajtjet e familjeve në Itali. Sa lotë nënash janë derdhur në ato vite, sa dhimbje krijuan në prindërit, bashkëshortët, ndër fëmijët, ndër të afermit dhe miqtë çensurimi i këtyr letrave ?!

Në letrat e çensuruara, zbulohet një botë e madheemocionesh, ka mendimetë guximëshme kundër politikës fashistedhe kundër luftës, çka u shprehqartë pas kapitullimit të Italisë, kur shumë ushtarë dhe oficera italianëu bashkuan me Luftën Nacionalçlirimtare shqiptare dhe të inkuadruar në batalionin partizan “AntonioGramshi” dhe në “Circolo Garibaldi”, duke luftuar me guxim dhe me dinjitet kundër nazistëve gjermanë.

Në disa letra, ushtarët italianëshprehin dëshmi të bukura sentimentale, u tregoninprindërve dhe të afërmeve, se ishin dashuruar me vajza të bukura shqiptare dhe çka i bën më të interesante dhe kurjoze këto letra, rezulton se shumica e atyre dashuriveishte platonike, një admirim nga larg i vajzave elegante dhe me bukuri të rrallë,i vajzave me buzëqeshje të dlirtë, i atyre zanave që kalonin rrugës, por që nuk mund t’iu flisnin, andaj ndruheshin t’i ndalonin dhe t’u shprehnin ndjenjat.

Ka letra, që tregojnë për dashuri të vërteta, letra oficerash dhe ushtarësh italianë, që njoftojnë prindërit për martesame vajza shqiptare.

Sigurisht, nuk mungojnëletra të mbushurame pesimizëm dhe me dhimbje, të shkruara nga ushtarakë, që u plagosën në luftime, që u gjymtuan dhe mbeten invalidë, apo që u sëmurën, por ka dhe letra të shkruara nga ataushtarakë, që u thyen psikologjikisht, që u dorëzuanpara vështirësive të luftës,andaj ankoheshin për fatin e keq dhe të pamerituar.

Në shume letra shprehet dëshprimi dhe dhimbja, për veprime kundër partizanëve dhe popullitshqiptar dhe mezi prisinin ditën të mbaroi lufta dhe të riktheheshin në atdhe, në gjirin e familjes, në “casa, dolce casa!”.

Mikpëritjen, humanizmin dhe solidarietetin e popullit shqiptar ndaj ish ushtarëveitalianë, e njohim të përjetësuar nga Petro Marko në romanin“Hasta la vista”,nga Dritero Agolli në romanin “Njeriume Top”, në romanin“Ciocaria” të Alberto Moravia, ashtu si dhe në shumë vepra të shkrimtarëve të tjerë shqiptarёdhe italianë. Pas luftës, dhjetramijëra ish ushtarë dhe ishoficera italianë u rikthyennë Itali shëndoshë e mirë, me kujtime të bukura dhe me nderim për popullin tonë, që i strehoi,i mbrojti, i ndihmoi dhe iu shpëtoi jetën.

Pas përfundimit të luftës, filloi një histori tjetër e ushtarëve italianë, e shprehur me kategorinë e letrave me kërkesa për riatdhesime, me letërkerkesat e prindërve dhe të familjarëve, drejtuar qeverisëshqiptare, për t’i ndihmuar rikthiminnë atdhe të djemëve,që regjimi fashist i detyroi të shkonin të luftonin në Shqipëri.

Rikthimi në Itali i ish ushtarakëve dhe i shtetasve italianë, që jetonin dhe punonin në Shqipëri, u intensifikua pas marrëveshjes bilaterale, të nënshkruarnga qeveria Shqiptare dhe ajo Italianedhe u organizua nga një komisiondypalësh, që veprontenë bazë të rezolucionit të Konferencës së Paqes të Parisit (29 korrik - 15 nëntor 1946) dhe të Traktatit të Parisit i 10 shkurtit1947, për riatdhesimin e ish ushtarakëve italianë dhe rikthimin e eshtrave të mijëra të vrarëve në trojet tona. Kjo është histori e dhimbëshme mbarëbotërore dhe në këtë aspekt, populli fisnik shqiptarmanifestoi humanizëm, kulturë dhe dinjitet, i respektoi“armiqtë”, ata që dikur dhunshëm sulmuan, pushtuan, persekutuan dhe masak-ruan popullin tonë. Këtë aspekt human të popullit shqiptare, shkrimtari ynë i shquar IsmailKadare e ka përjetësuar në kryeveprën “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, roman i përkthyernë shumë gjuhë tëbotës, çka dëshmon jo vetëm vlerat letrare të veprës, por është dhe një mesazh mirënjohje për vlerat morale e humane dhe për kulturën e popullit shqiptar.

Një pjesë tjetër letrashtë ruajtura në AQSH, janë kërkesa “individuale” të prindërve, të nënave, bashkëshorteve, fëmijëve, motravedhe të afërmëve, drejtuar qeverisë shqiptare, për t’i ndihmuarme informacione për të afërmit ishushtarakë, sepse nuk dinin në ishin gjallë apo të vdekur, sidomos ato të çdukur gjatë luftës Italo - Greke.

Letrat e shkruara nga ushtarëtdhe oficerat italianënë vitet e luftës dhe të çensuruara nga komandat e ushtrisë italianenë Shqipëri, si dhe letrat e familjarëve dërguar pas luftës qeverisëshqiptare, dëshmojnë se memoria e luftës shpreh dhimbjen, vuajtjen shpirtërore, dëshprimin, pikëllimin, dështimin, stresin psiqik dhe neurozat e luftës.

Nuk është vetëm “pjesa e lavdishme”, nuk janë vetëm “heronjtë” me thikën ndër dhëmbë e me pushkë në dorë, që vërsulen të vrasin kundërshtarët, në luftë janë dhe “heronjtë” me lot në sy, zemërdhimbsur, ata me shpirthuman, andaj kur historia e tyre bëhet e njohur, e trondisin shpirtërisht njerëzimin. Pa këtë pjesë masive e të “padukëshme”, lufta nuk mund pasqyrohet me fizionomi të kompletuar.

Në kohë lufte, shkëmbimi i letrave mes ushtarëve dhe familjarëve, ishte me rëndësi,pasi

ruante lidhjet me familjen, ndikonte të përjetohej dashuria familjare, ishte çmallje dhe forcëshpirtërore për të përballuar vështirësitë dhe egërsinëe luftës. Nëatovitetëvështira, të gjithë kërkonin, qëletra të “fluturonte” dhe t’i dorëzohej në dorë e ta lexonte nëna, babai, vëllai,motra, gruaja, djali, vajza, e fejuara, apo miku i ushtarit. Këto letraishin shkruar në mjediset dhe në rrethanat e luftës, ishin plot dashuri dhe mall për njerëzit e tyre, por ishin të mbushura dhe me vuajtje dhe dhimbje, kishin brenda lotë dëshprimi, mbanin dhe erën e barutit, të gjakut dhe të vdekjes. Këto letra rëndonin shumë, andaj duhej të “fluturonin”, të kapërcenin Adriatikun dhe të shkoninnë destinacion, jo të çensuroheshin, nuk duhej të kontrolloheshin tinëzisht dhe as të mbylleshin në kasafortat e komandave ushtarake.

Krahas efektit pozitivpsikologjik e shpirtëror, ndoftanjë nga këto letra mund të kishte ndryshuar fatin e një ushtari, ndofta dhe të disa ushtareve, ndofta do t’i shpëtonte jetën ndonjërit, ose disa prej tyre që ishin në rrezik. Kujtoni sa shumë italianë u vranë në luftën Italo – Greke, sa italianë mbetën të vrarë në trojet shqiptare.

Kujtoni filmin “Save my Ryan!”:“Shpëtoni Ryanin tim”, një film i bukur, që në shumë kinema të botës u shfaq me titullin“Shpëtoni ushtarin Ryan”, një ndër kryeveprat e kinematografisë amerikane, film i inspiruarnga një letër e ngjashme me ato, që shkruan mijëra prindër dhe mijëra ushtarë italianё në vitet e luftës II Botërore në Shqipëri, por që mbetën të mbyllura në kasafortat e komandave ushtarake dhe të shërbimit sekret fashist.

Filmi “Save my Ryan” tregon historinë e dhimbëshme të një nёne amerikane,e cila i shkroi letër komandës të repartit ushtarak ku militonte djali i saj, duke i kërkuarme dhimbje dhe me dashuri nëne, t’i shpëtoninRyanin, djalin e vetëm që i kishte mbetur, pasi dy djemt e tjerë i ishin vrarë në luftë. Kjo letër nuk u çensurua nga komanda ushtarakedhe pse kërkesa të tilla prekëseishin të shpeshta.Sapo u njoh me përmbajtjen e letrës, komanda e repartit urdhëroi ndryshimin e operacioneve ushtarake dhe arrijti ta shpëtoi ushtarinRyan, ta shpëtoi nga rreziqet për jetën dhe të qetësoi nënën e tij.

Ato mijëra letra të shkruara nga ushtarët dhe oficerat italianёpara 80 viteshnuk arrijtën në destinacion, nuk mundën të qetësonin familjete tyre, nënnat dhe baballarët, gratë dhe fëmijët, madje nuk e patën forcën të ndryshonin urdhërate operacioneve ushtarake, për të shpëtuar jetën e ndonjërit prej tyre.

Këto letra të çensuruara nga komandat ushtarakeitaliane në vitet e LuftësII Botërore, janë pjesa e pakthyeshme e memories të atyre djemëvetë rinj, ish ushtarë dhe ish oficera.

Ato janë me vlera aktuale dhe në se letrat do t’i u ridërgohen atyre që i prisnin me padurim dhe me ankth në ato vite tё largëtalufte dhe pse shumica e tyre nuk jetojnë,por duke ua dorëzuar familjarëve, fëmijëve, nipavee mbesave, stërnipave e stërmbesave, do t’i transmetohet atyre dhe tërë shoqërisësë sotme italiane, një mesazh i fuqishëm paqe për mbarë shoqërinë e sotme.

Arsenali i letrave të ruajturanë AQSH, duhet bërë i njohur për publikun italianë, sepse është memorie historike, është kulturë, është respekt dhe nderim për jetën e mijëra ish-ushtarakëve, është solidarietet, ështëhumanizëm dhe dokument paqe, është mësim me vlera përgjithësuese për botën e sotme, të turbulluar, është denoncim kundër dhunës dhe konflikteve të armatosura, që po masakrojnë popujt dhe që po dhunojnë paqen hyjnore.

36 views0 comments

Комментарии


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page