Fatmir Terziu - Një zë i plotë në letërsinë e sotme mbarëshqiptare
Nga Sakip Cami
poet dhe studiues
Në ditët e sotme kanë vërshuar qindra krijues shqiptarë në Shqipëri, në trojet shqiptare e në diasporë. Sigurisht kjo nuk është gjë e keqe, por në kushtet e mungesës së kritikës letrare, nuk dallohet gruri nga egjra, i talentuari nga vargëzuesi, kontributori për çështjet madhore të Atdheut me mburracakët e fjalamanët.
Pas viteve 90 shumë krijues u larguan jashtë atdheut duke marrë me vehte mallin dhe shqetësimin për vendin, akumuluan e derdhën në poezi dhe në prozë qindra libra.
Profesor Fatmir Terziu u largua nga Elbasani ku u lind dhe u rrit, ku u burrërua dhe kontribuoi për dekada dhe u vendos në Londër, ku sot është lektor në një universitet të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar.
Atje hapi dhe mban gazetën “Fjala e Lirë”, gazetë që nuk e vazhdoi dot në Elbasan me këtë emër që i shqetësonte politikanët e pushtetarët. Atje hapi dhe mban revistën:”Albanian Post”, tribunë e shqiptarëve kudo që ndodhen nëpër botë.
Krahas punës studimore në universitet ku ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor”, krahas punës në mediat që drejton, ai ka shkruar mbi 50 libra me poezi, tregime, romane e studime.
Disa nga titujt e librave të Fatmir Terziut:
1. DJALLI I ARGADASIT -tregime-
2. MOS HESHT -poezi-
3. TEARING UP THE PAST -tregime-
4. Eagles' Voices -Antologji -poezi-
5. KOHËBOTA -poezi-
6. Një sy pas në letërsinë për fëmijë -studim-
7. KRITIKA NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Parë -studim-
8. KRITIKA NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Dytë -studim-
9. POEZIA, ‘HARAÇI’ TJETËR PËR KOHËRAT -studim-
10. Lumenjtë e ëndërrave -poezi-
11. Grykës -roman-
12. LOTËT E VIRGJËR -Antologji - poezi-
13. Bunari -roman-
14. Joni Poetik 1-studime-
15. Joni Poetik 2-studime-
16. KOJRILLAT -roman-
17. Miriapodë – poezi-
18. Blirët e Pejës -roman-
19. Xhungël mendimesh -poezi-
20. Fijet e barit të thatë -roman
21. ELBASANI NË ARKIVAT BRITANIKE -studim-
22. Era nuk jepet me qira -poezi-
23. DISIMETRIA, UNIVERSIALITETI, OKSIMORONI, (ANTI)MISIGONIA – studim-
24. Pas shiut (After the rain) -poezi-
25. Zjarri është Blu -poezi-
26. Turma Letrare: “CLIQUE” -studim-
27. Mbi dudë -roman-
28. Folie à Deux -tregime-
29. DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN -poezi-
30. TOPONIMIA E GOLLOBORDËS: DISKURSI I DYGJUHËSISË DHE DERIVATI I .. studim-
31. At ... -poezi-
32. THE MYSTERY of Albanian beauty in London – roman-
33. Eh, “Floku i Behijes”, eh…-studim-
34. DASHURI JUGU -poezi-
35. Liria në Optikën e Letrave të Vilhelme Vranari Haxhiraj -studim-
36. The House in the Frame -roman-
37. The Well -roman-
38. PARITET -filozofi-
39. The language of gestures -poezi-
40. Influenca diskursive e krijimtarisë shqiptare në Suedi -studim-
41. Në errësirë nuk duhen shenjtorë -tregime-
42. HYMNI I ATDHEUT ose “Diskursi Bashkëkohor” i majëkrahut -publicistikë-
43. Diskursi i bukurisë së dhimbjes tek krijimtaria e shkrimtarit Uran Butka -studim-
44. Rrëfenjat e Xha Avramit – tregime-
45. Shtëpia në kornizë -roman-
46. Djalli i Argadasit -tregime-
47. Media, technology and everday life -studime-
48. Princesha Elize -poezi-
49. Misteriozja -tregime-
50. Ecje në qelq -poezi-
51. Borxh ajrit -poezi-
52. Emër global i arkitekturës … -monografi studim-
53. Modeli shqiptar i integrimit -monografi studim-
54. Vetingu në Vilën e Madhe -Dramë-
Të bien në sy librat kushtuar Elbasanit të tij dhe fshatit të babait të tij, Trebishtit të Dibrës.
“Dashuria bekohet në Elbasan “ ky është titulli i librit që autori promovon në datën 24 tetor në qytetin e Elbasanit.
Në poezitë dhe në prozën e tij Fatmir Terziu vendos shpirtin, ndaj ajo është e magjishme.
Për lexuesin po paraqes një cikël me poezi të Fatmirit kushtuar Elbasanit. Dashuria për njerëzit, për sokakët, namazgjanë, kalanë, Shkumbinin është sa njerëzore aq dhe hyjnore.
1.Mëngjeset në Elbasan
Tisi i tetorit
grimëzat asimetrike të Ujit të Kalasë - më të natyrshme
nga guri kristalizoj në sy
bluza të mbushura të zbërthyera,
mëngjese në korr,
trokthe, etjehistori, heshtje,
në tetor.
2.Namazgja
Tregu tretet si gur qëlqeror,
ëndrra të pafajshme, poçe dhe qumësht,
si një qingj,
qielli zbret të pi në kupë,
dy vërsnikë mbi tela e duan njëri-tjetrin ngadalë,
asfalti u kryp,
ndërsa selvija e vetmuar ngjitet mbi re
lyp.
3.Rruga e blirëve
Milingona e fundit
prek dhimbjen në lëvoren e një bliri të lagur,
një shirit i gjatë është vazhdimisht i shqetësuar nga festat,
si një lloj idioti që struk kokën mes gjetheve që bien
në vrazhdësitë e dritave poshtë rrjetës
dhe pikëllimin
e malluar të vjeshtës.
4.Pas xhamit
Dijedhënës i thukshëm
të cilën e kam strukur në një varg
të padukshëm
përkëdheljet e mermerit të ri,
shenjë urtie, brezash, mitesh,
me seriozitetin e Aleksandër Xhuvanit
pas vitesh
ngjatjeton pas xhamit.
5.Zaranika
Viti ka kapërcyer vitet
ka lënë hije të mykura
dhe gjësende nga guximi për të marrë frymë
deri në mbytje
sërish në një rrjedhë pa ngut
një gisht i madh i vetëm midis buzëve
në metrakatrorin e ngushtë.
6.Parku
Gri e rruar
flokët,
mbjedhur si tërshërë në gjoks të qytetit,
myshk barku
dhe pëllëmba një pashë dinasti e dekoduar
shikimi i veçantë ndaj pushtetit
në ijë
frymëmarrje perineale
dhe një fshesë në kyçin e lodhur të një busti,
pleqëria
emocionon, dopio gjashtën mbi një tryezë betoni
gjithçka përshëndet
fluturat e natës që ikin e vijnë poshtë një neoni.
7.Byrekë dhe bugaçe
Rinia më prek kohën e dijeve
me fuqinë e muzikës së Myzyrit
dhe pesha e ijeve
kërcënon me një mrekullim
oreksin tim.
8.Para „Skampa“-s
Pse e pashë gotën ndryshe?
pa thellësi, pa mister,
një pikë ujë në hava…
...Lojërat e përkohshme bëhen statuja,
ambicjet i sfidojnë ata.
-----------------------------------
Tetor, 2024
Comments