top of page

Sakip Cami: Libri i 28-të i shkrimtarit dhe publicistit Halil Rama, "Mjeshtër i Madh"


Dhjetra personalitete akademike dhe të letrave në promovimin e librit të 28-të të shkrimtarit dhe publicistit Halil Rama, Mjeshtër i Madh

 

“DIBRA DHE DIBRANËT NË PANTEONIN E VLERAVE”

 

Nga Sakip  Cami – Shkrimtar&publicist

 

 

·      Në librat e tij, Halil Rama prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shembëlltyra që të mbeten në kujtesë. Tërë publicistika e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht

 

 


Me 28 libra: monografi, profile, reportazhe, tregime e kritikë letrare dhe nëntë dokumentarë televiziv (si skenarist dhe regjisor), Halil Rama renditet padyshim ndër shkrimtarët dhe publicistët më produktivë e cilësorë.

Librat e tij janë vlerësuar nga personalitete të letrave shqipe, si Teodor Laço, Prof.Dr.Shaban Sinani, Prof.dr.Bujar Kapexhiu-Nderi i kombit”, Prof.Dr. Fatmir Terziu, Prof. Eshref Ymeri, poeti, prozatori dhe politologu Preç Zogaj, Dr.Mujë Buçpapaj, Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi, Prof.Asoc. Dr.Hajri Mandri, Dr.Fejzulla Gjabri, nga shkrimtarët Ahmet Prenci, Shefqet Meko, Andon Andoni, Namik Selmani, Sakip Cami, Selman Mëziu, etj.

Krijimtaria e tij me poezi dhe reportazhe ka filluar që në moshën 16 vjecare në gazetat “Zëri i Rinisë dhe “Ushtima e Maleve” Janë plot 5 dekada krijimtari në publicistikë dhe në gjinitë të tjera letrare. Më poshtë po rendisim botimet e autorit ndër vite.

Me reçensat dhe analizat e veprave letrare të Teodor Laços, Zija Çelës, Bashkim Hoxhës, Shefki Karadakut, Preç Zogajt, Fatmir Terziut, Ahmet Prençit, Eshref Ymerit, Shefqet Mekos, Flamur Buçpapajt, Avni Ndreut, Barie Çupit, Demir Rusit, Mevlud Bucit, etj., Halil Rama është bërë tashmë i mirënjohur për lexuesin e publikun e gjerë…

Në librat e tij, Halil Rama prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shembëlltyra që të mbeten në kujtesë. Tërë publicistika e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht. Vecanërisht në monografitë e botuara dy vitet e fundit: “Muhurri, histori dhe personalitete”, (me 712 faqe në 17 kapituj) dhe “Fluturon shqipja mbi Korab”, si dhe në librat e shkruara dekadën e fundit nga ky autor, zbulohet thelbi i marrëdhënieve njerëzore. Jetët e personazheve realë, janë të mbushura me pasione dhe emocione të pandalshme, drejt sfidës së jetës, drejt suksesit. Shkrimi i tij depërton thellë në shpirt dhe zbulon botën delikate të intelektualëve dibranë, kukësianë, durrsakë, shkodranë etj, në strukturën e tyre si njerëz të matur që veprojnë në kontekst duke marrë prej tij, maksimalisht suksesin. Ashtu siç është edhe vetë në jetë autori Halil Rama, personazhet realë që përshkruan në librat dhe esetë e tij janë karaktere që bartin dashuri dhe buonsens, veti të qenësishme inteligjence. Në fushën e të shkruarit dhe në disa institucione ku ka punuar evidentohet këmbëngulja dhe vullneti i tij për të studiuar, për të mbledhur burimet parësore, për të mësuar nga përvoja e tjerëve që është pjesë e stilit të punës kërkimore të Tij.


Ai i vendos intelektualët që nuk jetojnë dhe ata që jetojnë dhe kontribuojnë ende, secilin në vendin dhe piedestalin e merituar. Dashuria dhe ngrohtësia me të cilat i mbështjell ata, janë shprehje e humanizmit dhe shpirtit patriot, demokrat e liridashës të autorit. Lexuesi mund të shijojë drejtpërdrejtë nokturnet dhe romatikën që shpërfaqen në librat e H.Ramës (për gjeneral Rrahman Parllakun, Liri Belishovën, Muharrem Xhedikun, Skënder Calën etj) shkruar me një stil të rrjedhshëm, që ngjajnë me një ese të gjatë liriko-epike, si një databazë e plotë e vlerave të tyre, duke plotësuar harmonishëm tablonë gjigande të njerëzve të ditur, të urtë e patriotë. Veçanërisht “Muhurri, histori dhe personalitete”, “Fluturon shqipja mbi Korab”, “Magjia e fjalës”, AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”dhe “Ekzaminimi i diktaturës në vepra letrare”, të botuara në harkun kohor të tre viteve të fundit (2019-2022) lexohen këndshëm nga përdorimi me mjeshtëri i mjeteve gjuhësore dhe stilistike, ngjyrimeve emocionale që fitojnë ngjarjet dhe personazhet, nën talentin dhe profesionalizmin e Halil Ramës.

Siç shprehet shkrimtari dhe publicisti i njohur Shefqet Meko:”Halil Rama shkruan thjesht, pa bujë dhe bërtitje, me gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme qartë dhe rrejdhshëm. Ai e përdor fuqinë shprehëse të shqipes si ‘antikorp’ gjuhësor ndaj çdo huazimi të huaj, që ka çibanuizuar lemeritshëm shtypin, rrjetet sociale, median dhe ekranet shqitare.

 

 

Qëmtues i hollë i ngjarjeve e fenomeneve shoqërore dhe politike

 

Në 28  librat e tij ai sjell artistikisht ngjarje e personazhe që të lënë mbresa, por dhe jehonën e vendlindjes së tij të bukur dhe të dashur, si shembëlltyrë e jehonës që vjen nga e shkuara tek e sotmja dhe na zgjon të gjithëve e na thërret, për më shumë humanizëm, dashuri e dinjitet.

Halil Rama si gazetar profesionist në shumë gazeta ditore e periodike ka shkruar për të gjithë Shqipërinë, bile edhe për Kosovën e mbarë shqiptarinë, por në librin e tij të 28-të ai përzgjedh  ngjarje e personazhe të Dibrës , vemdlindjes së tij.

Mjeshtri i Madh Halil Rama është qëmtues i hollë i ngjarjeve e fenomeneve shoqërore dhe politike, personazhet e këtij autori, asnjëherë nuk kanë qenë rastësor dhe të çfarëdoshëm, por janë të përzgjedhur dhe me vlera e kontribute në fushat e tyre.

Nga viti 2010, boton në vijimësi opinione, dossier dhe reportazhe në të përjavshmen letrare&kulturore “NACIONAL”, në të përditshmet “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Koha Jonë”, “Telegraf”, “Standard” dhe “Dita”, sidhe në portalet vision.com; fjala e lirë: alb-spirit, etj Halil Rama deri më tani, ka shkruar e botuar 28 libra: monografi, reportazhe, tregime, poezi e kritikë letrare; që të gjitha të mirërealizuara dhe me vlera ideo-artistike, të cilat kanë përcjellë te lexuesi i shumtë vlera të padiskutueshme letrare, historike e shoqërore dhe ka në provës vëllimin e dytë, po për vlerat dibrane, të cilat nuk mund të ezauroheshin në një libër të vetëm.

 

 

Promovimi


Moderatori Llesh Nikolla
Moderatori Llesh Nikolla

Të shtunën e datës 12 prill 2025 në sallën e kinemasë “Maks Velo” u bë promovimi i librit të tij të fundit, të 28-të, me praninë e qindra përfaqësuesve të komunitetit dibran dhe jo dibran, ku mes tyre ishin dhjetra personalitete akademikë e të letrave, si: Prof.dr. Ylber Bezo – rektor i KUB,  Akademik Adem Bunguri, Prof. Dr. Gafur Muka, Prof. Dr. Shpetim Cami, gjeneralmajor Manushaqe Shehu –doktore e shkencave, kryetarja e OBVL Tatjana Parllaku-Çarkaxhiu, Prof. Dr, Nazmi Koçi, prof. Dr. Islam Dauti, Presidenti iUnionit të të Përndjekurve Politikë Besim Ndregjoni, shkrimtarët e poetet Emy Krosi, Dr.Fejzulla Gjabri, Barie Çupi, Xhelal Marku, Xhelal Murati, Arben Alliu, Shaqir Skarra etj.

Kjo veprimtari u moderua nga regjizori i mirënjohur  Llesh Nikolla.



Në dokumentarin: “Rrugëtim në krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit Halil Rama” ndër vite, me skenar të Mimoza Kurtit dhe realizimin e Dëfrim Methasanit të pranishmit u njohën në mënyrë të përmbledhur me botimet dhe nderimet e autorit.

Prof. asoc. Dr. Bernard Zotaj, recensent i librit dhe autor i parathënies  në fjalën e tij ne vuri theksin te patriotizmisi  vlerë e përherëshme e dibranit.    

Në emër të LID, përshëndeti  Prof. asoc. Dr. Shpëtim Cami, kryetar i Lidhjes së Intelektualëve dibranë, i cili vuri në dukje se Halil Rama ka dhënë një kontribut të madh për Dibrën dhe Shqipërinë, por edhe Dibra, konkretisht Bashkia  e Bulqizës e ka shpallur Qytetar Nderi dhe Presidenti I Republikës  i ka vlerësuar me  dekoratën e “Mjeshtrit të Madh”.  

Përshëndeti  gjithashtu Gjeneralmajor Manushaqe Shehu, e vetmja grua

shqiptare me këtë gradë madhore, që nderon jo vetëm Dibrën, por shqiptarët kudo në botë.

Në fjalën e saj ajo theksoi se autori nëpërmjet 70 personazheve të këtij libri, na njeh jo vetëm me jetët e tyre të letrarizuara aq bukur, por edhe me fakte dhe ngjarje historike të panjohura, të trevave që ato u përkasin, që nga Kalaja e Dodës, Lura, Zall Dardha, Muhurri, Katër Grykët, Sohodolli, Golloborda, Okshtuni e Bulqiza. Dua ta falenderoj përzemërisht autorin, që në këtë panteon vlerash dibrane më ka renditur edhe mua, ashtu si dhe gjeneralin e famshëm Dali Ndre komandantin e mirënjohur Ismail Shulku e deri te gjenerali më i ri dibran Hamdi Doda.

Është një libër racional, emocional, dokumentar, arkivor që ia vlen të lexohetdhe të pasurojë bibliotekat tona. Padyshim që pjesa e portretizimit për një shkrimtar e gazetar është testi i saktë i profesionalizmit të tij. Këtë test Halil Rama e ka kaluar me sukses, tashmë me 28 libra të botuar, ashtu si edhe në këtë libër ai na sjell mjaft personazhe të spikatur, të njohur e të panjohur shumë për publikun e gjërë dibran e jodibran.

Kufiri kohor që ai ka marrë është të paktën 600 vjet më parë, që nga epoka skënderbegiane, nga e cila studjuesi i zellshëm Fatos Daci na argumenton origjinën dibrane të kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Sinën si vendlindje të tij, e deri te personaliteti i Dine Hoxhës i njohur si filozofi popullor në oborrin mbretëëror. Po ashtu na befason me përshkrimin brilant të jetës dhe veprës së kompozitorit të madh dibran Muharrem Xhediku, etj..Është gjë e bukur se optika z. Rama përfshin personalitete të moshave eprofesioneve të ndryshme si: Edip Daci, Gani Strazimiri, Hazis Ndreu, Liri Rasha , Bukurosh Koçi, Dr. Sali Kurti, Muharrem Gjoka, Bujar Pata, Osman Miha, Shpetim Cami, Musa Riçku, Lahim Kola, që të mbeten në mendje me detajet që ai ka dhënë për jetën dhe veprën e tyre.

Ndaj mua s’më mbetet gjë tjetër veçse ta uroj këtë shkrimtar mjaft produktiv ecilësor, të na sjell kësisoj libra të tjerë në të ardhmen.



Në emër të KUB (Kolegjit Universitar të Bisnesit) organizator I këtij aktiviteti së bashku me Njësinë Nr 11 të Bashkisë së Tiramës përshëndeti prof. Dr. Ylber Bezo, rektor  i Kolegjit Universitar të Biznesit

Në emër të OBVLP, përshëndeti  znj. Tatjana Parllaku, kryetare e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe pasardhësve, e cila vuri në dukje kontributin e zotit H.Rama si kryeredaktor I gazetës “Veterani”  si dhe për librin “30 vjet OBVLP”

 Z. Besim Ndregjoni, President i Unionit Shqiptar të të Përndjekurve Politikë theksoi kontributin e zotit Rama për pasqyrimin e përfaqësuesve të kësaj shtrese të vuajtur të popullit tonë gjatë periudhës së komunizmit.

Në kuadrin e diskutimit krijues të librit Znj. Emy (Emrie Krosi), një nga zërat më të spikatur të kritikës letrare, vuri në dukje mjeshtërinë artistike të Halilit në realizimin e reportazheve letrare dhe portreteve të njerëzve të thjeshtë e kurajozë.

H. Rama, vazhdon të shkruajë sepse ai përpos shumë titujve, e ka marrë tashmë titullin njeri, nga vetë libri i tij: “Të jesh njeri”. Ky është kulturologjiku i gjithanshëm, Njeriu Halil Rama.

Dr. Fejzulla Gjabri, autor i disa libvrave, etnolog, u ndal te figurat shquara të muzikës dibrane dhe shqiptare që trajtohen në këtë libër si Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu, Lirie Rasha etj.  Nëkëtë vëllim gjejmë profile njerëzorë, esse, reportazhe letrarë për njerës të ditur, punëtorë drejtues e krijues. E nis me filozofin popullor Dine Hoxha e luftëtarin Ahmet Camin, Emin Cibakun, sëshmor i rënë në Betejën e Kolesjanit kundër serbëve 1913 e kalon te Harun Domi, që solli nga Bukueshti Abetaren e parë    në Kala të Dodës. Libri është bashkëkohor, ku lexuesi njihet me patriotë e luftëtarë që kanë bërë dhe shkruar vetë me vepra historinë . 

Në fund autori H.Rama falenderoi të pranishmit. Kam shkruar 28 libra, por kurrë nuk kam patur emocione si sot. Erdhët me zemër. Nuk është e lehtë në këtë kohë të vështirë të merresh me librin. Folët me zemër.  Edhe unë ju kam në  zemër. Me dashuri, larg urrejtjes do të ecim përpara. Do të përpiqem që sa më shpejt që të jetë e mundur t’ ju paraqes vëllimin e dytë me figura dhe vlera të tjera të Dibrës sonë.

Halil Rama, vazhdon të shkruajë sepse ai përpos shumë titujve, e ka marrë tashmë titullin njeri, sikurse shkruan te  libri i tij: “Të jesh njeri”. Ky është kulturologjiku i gjithanshëm, njeriu Halil Rama.

          

BOTIME TË AUTORIT HALIL RAMA NË VITE:

 

• Dine Hoxha-Një filozof popullor në Oborrin Mbtretëror (monografi

me b/autor, 2006)

• Muharrem Xhediku – Kompozitori i tangos shqiptare (monografi me

b/autor, 2008)

• Fundi i Rrugës së vetme (refleksione & kritikë letare , 2011)

• Testamenti i atdhedashurisë (Reportazhe, portrete, kritike letare, 2012)

• Memoria historike e kombit (Reportazhe, portrete, kritike letare, 2013)

• Rrahman Parllaku-Një legjendë ne kufirine dy koheve (monografi me

b/autor, 2014)

• NJEZET VJET OBVL (Histori, portrete, me b/autor – 2014)

• Histori brezazh te familjes së shquar Kazazi të Durrësit (monografi me

b/autor, 2015)

• LIRI BELISHOVA – Gruaja që sfidoi diktaturën (Monografi – 2016)

• Në panteonin e vlerave (refleksione & profile & kritikë letare, 2016)

• Bajram Ndreu i Zall Dardhës (monografi me b/autor, 2017)

• AGJENDA E NJE MINISTRI (kushtuar Safet Zhulalit- monografi me

b/autor, 2017)

• Lutfi Ndreu, mësues dhe artist (Monografi – 2018)

• Rizgjime meteorësh (refleksione ; profile ; kritikë letare ; Poezi, -

2018)

• Skënder Cala në gjerdanin e artë të kulturës shqiptare (Monografi le-

tare ,2019)

• Gjenerali që sfidoi kohërat (monografi me b/autor, 2019)

• MUHURRI-Histori dhe personalitete (Monografi-2020)

• Fluturon shqipja mbi Korab (Reportazhe, portrete, kritike letare, 2021)

• Zall Dardha në ditarin e Isuf Rashës (Monografi me b/autor S.Cami

-2021 )

• Magjia e fjalës (Refleksione, kritike letrare -2021)

• Ekzaminimi i diktaturës në vepra letrare (Reportazhe, portrete, kritike

letare, 2022)

• AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut (monografi letrare -2023)

• Rilindja e emrave (Refleksione, kritike letrare) (2023)

• Të fitosh titullin NJERI (Refleksione, kritike letrare, 2023).

• 30 vjet OBVLP – Histori suksesi (Monografi-2024)

• Zëra bashkëjohorë (Profile& Kritika letrare – 2024)

• 40 vepra letrare të 40 autorëve në skaner – 2024.

 

KA REALIZUAR 9 DOKUMENTARE TELEVIZIVE:

(si skenarist dhe asistent regjisor)

 

• 2014 – Një legjendë në kufirin e dy kohëve - në 95-vjetorin e lindjes

së Heroit të Popullit Rrahman Parllaku (bashkepunim me RTSH – ske-

narist dhe as/regjisor)

• 2018 – Lutfi Ndreu , mesues dhe artist (bashkepunim me Tv Bulqiza –

skenarist dhe as/regjisor)

• 2019 – Gjenerali që sfidoi koherat (bashkepunim me RTSH – skenarist

dhe as/regjisor)

• 2019 – Skender Cala në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare (bash-

kepunim me Tv Bulqiza – skenarist dhe as/regjisor)

• 2020 – Fadil Hoxha – Arkitekt i Kosoves se lire (bashkepunim me

RTSH – skenarist dhe as/regjisor)

• Setki Jashari, poeti dhe prozatori i dhimbjes njerëzore

• 2023 – Rrahman Parllaku – gjenerali që bëri epokë.

• AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut.

• Dali Ndreu, strategu që drejtoi luftën për çlirimin e Tiranës

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page