top of page

Sakip Cami: Ditët e letërsisë dibrane - Një shembull që duhet ndjekur…



Nga Sakip Cami

Nën drejtimin dhe kujdesin e Kryetarit të LID, (Lidhjes së Intelektualëve Dibranë), Prof. Shpëtim Cami, u zhvillua me sukses turi i Ditëve të Letërsisë Dibrane për promovimin e krijuesve dhe botimeve dibrane dhe pasurimin e bibliotekave të qyteteve dhe shkollave në Peshkopi, Bulqizë, Trebisht, Elbasan, Lezhë dhe Tiranë ku morën pjesë mbi 100 krijues dhe intelektualë dibranë dhe ku ju dhuruan bibliotekēs së këtyre qyteteve e shkollave mbi 300 tituj librash.

Kjo veprimtari një mujore nuk mund të kurorëzohej me sukses pa mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, z.Rahim Spahiu dhe stafit të tij , të kryetares së Bashkisë Bulqizë znj. Festime Mjeshtri, të cilët me gadishmērinë dhe praninë e tyre në aktivitet ja shumëfishuan vlerat kësaj nisme dhe rritën më tej rëndësinë dhe kujdesin për librin.

Në takimin e Peshkopisë morën pjesë Zv/ministrja e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës znj.Lira Pipa, znj.Rezarta Alla, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, znj Alma Selami, kryetare e Këshillit të Qarkut Dibër, të cilat i dhanë mbēshtetjen kēsaj nisme në të gjitha qytetet, me mësues letērsie dhe nxënës të talentuar në letërsi.

Falenderime dhe mirënjohje pa fund për krijuesit dibranë për praninë, prezantimin, recitimet dhe dhurimin e librave të tyre, për dhuruesit e librave, për intelektualët dibranë të cilët me praninë dhe mbështetjen e Ditëve të Letërsise Dibrane ja rritën vlerat trashëgimisë sonë.

Pas aktivitetit drejtuesit e bashkise dhe LID, shoqëruan zv/ministren, znj. Lira Pipa për të vizituar të gjitha mjediset e bibliotekës së qytetit të Peshkopisë në të tre katet, për të parë nga afēr gjendjen e librave, vizituan muzeun, Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe sallën e kinemasë së qytetit për të marrē përgjegjësinë e kujdesit dhe përmirēsimit të kushteve.

10 Tetori do të bëhet pjesë e përhershme e kalendarit të aktiviteteve të Bashkisë Bulqizë, theksoi Festime Mjeshtri , kryetarja e kësaj bashkie.

Në fjalën e saj përshëndetëse ajo tha:” Çdo vit, në këtë datë, bashkë me shkrimtarë, intelektualë, dashamirës të librit, nxënës dhe qytetarë, do të organizojmë një sërë aktivitetesh të dedikuara letërsisë, librit dhe lexuesit. Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkrimtarëve të njohur dhe talenteve të rinj, të cilët përmes veprave të tyre sjellin zërin e Bulqizës në botën letrare, duke pasuruar më tej trashëgiminë artistike të zonës sonë. ✨

Në aktivitetin e sotëm, theksoi znj Mjeshtri, në prani të figurave të dashura si aktori Bujar Asqeriu, patëm kënaqësinë të dëgjonim prezantimin e botimeve të një sërë personalitetesh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Bulqizë dhe jashtë saj, duke i njohur dhe lidhur me brezat e rinj. Ky aktivitet, ideuar me shumë dashuri dhe përkushtim në bashkëpunim me drejtuesin e Lidhjes së Intelektualëve Dibranë, z. Shpetim Cami, më dha mundësinë të përcjell një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë: rikthehuni tek libri! 📖 Në një kohë kur rrjetet sociale po marrin gjithnjë e më shumë kohë, është e rëndësishme të gjejmë një balancë, duke kufizuar përdorimin e tyre për të krijuar më shumë hapësirë për leximin “

Në mbyllje të muajit tetor, Muajiit të Librit, falë kontributit të z. Latif Miha, Biblioteka e qytetit të Bulqizës u pasurua me 90 tituj të rinj. Në praninë e kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Dibranë dhe përfaqësuesve të Bashkisë Bulqizë, z. Latif Miha u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje si shenjë falënderimi për këtë gjest kaq të bukur dhe domethënës.

Nga ana e tij kryetari LID profesor Shpëtim Cami dhuroi 80 tituj, botime të tij dhe të miqve të tij, botime shkencore, publicistike dhe letrare.

Shtëpia Botuese M&B e drejtuar nga Miranda Goleci dhe Bujar Karoshi ishte kujdesur që biblioteka të pasurohej me librat e autorëve dibranë dhe librat për Dibrën, si ato të Kristo Frashërit, Josif Bagerit, Shaban Sinanit, Haki Stërmillit, Haki Sharofit, Hazis Ndreut, Munir Shehut, Ilmi Kolgjegjës, Iljas Kacës, Adem Bungurit, Hajri Shehut, Xhelal Ndreut, Xhafer Martinit, Bujar Kapexhiut, Naim Plakut, Moisi Murrës, Hilmi Sadikut, Lutfi Hankut, Agron Tufës, Fatmir Terziut, Ahmet Prençit, Eqrem Bashës, Fatos Dacit, Abdurrahim Ashikut, Garip Trocit, Kamber Farukut, Velo Cfarkut, Gafur Zotos, Halil Ramës, Sakip Camit, Hajri Mandrit, Naim Berishës, Artan Gj. Hasanit, Nadire Buzos, Hamdi Skejës, Alban Tufës, Aqif Ademit, Barie Çupit, Demir Rusit, Ramazan Kicës, Selman Mëziut, Osman Xhilit, Halil Teodorit, Nexhi Baushit, Shaqir Skarrës, Ilmi Dervishit, Astrit Gjunkshit, Setki Jasharit, Jahe Delisë, Dali Tërshallës, Haki Manukës, Haki Koltrakës, Haki Pernezhës, Eliot (Hasan) Moglicës, Avni H. Ndreut, Mimoza Shehit, Sanie Ndrekës, Rajmonda Maleçkës, Miranda Trocit, Beqir Shehut, Fejzulla Gjabrit, Mevlud Bucit, Shaqir Çerpes, Nexhbedin Bashës, Mehmet Hasanit, Hysen Dervishit, Dogjan Dervishit, Ymer Ketës, Agim Demirit, Zabit Lleshit, Bashkim Lleshit, Besnik Ramës, Zeqir Hysës, Vesel Hoxhës, Munir Hoxhës, Selim Çerpes, Mentor Hoxhës, Dukagjin Hatës, Qazim Hatës, Destan Ramës, Hasan Mihës, etj. (Sigurisht ka edhe shumë autorë të tjerë, por në këtë shkrim përmenden ata autorë që kontribuan për pasurimin e bibliotekave me botimet e tyre.)

Në bashkitë Dibër e Bulqizë po punohet për të dinamizuar jetën sociale, veçanërisht për të rinjtë, përmes investimeve në kulturë, art, histori dhe letërsi, duke besuar se ky angazhim do të sjellë një frymë të re në komunitet.

Muaji i Letërsisë tek nxënësit e shkollës “10 Dëshmorët” Trebisht , Dibër pati një mik të veçantë të ardhur nga Londra, birin e këtij fshati, rritur e shkolluar në Elbasan, shkrimtarin Fatmir Terziu, sot profesor në Londër, që dhuroi 50 tituj nga librat e tij dhe mbajti një leksion me klasat 7;8 dhe 9.



Një takim me vlera të shumëfishta, me bashkëpunim shumë aktorësh vendor, në Ditën e Letërsisë Dibrane, u zhvillua në Bibliotekën Publike “ Qemal Baholli” , Elbasan, në qytetin që i dha dritë gjithë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, me Shkollën Normale.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja dha mbështetjen e tij të menjëhershme, për drejtuesen e Bibliotekës, znj. Manjola Hatellari dhe stafin e saj për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Këshilli i Qarkut Elbasan me pjesëmarrjen dhe përshëndetjen e aktivitetit ia shtoi vlerat atij.

Gjithashtu Zyra Vendore Arsimore Elbasan me drejtuesen e saj, znj. Vesa Llanaj u tregua e gatshme për nxënësit dhe mësuesit e talentuar në letërsi të shkollave të mesme të qytetit Elbasan të cilët me pyetjet e tyre i dhanë më shumë vlerë kësaj dite, për krijuesit dibranë, të cilët të shumtë në numër, në mënyrë vullnetare ju përgjigjen thirrjes për të marrë pjesë dhe për të dhuruar botimet e tyre për bibliotekën e qytetit.

Shtëpia Botuese “ Botimet M&B”, një bashkëpunëtore e hershme e qytetit Elbasan i dhuroi bibliotekës një sasi të konsiderueshme librash si dikur më 1934, familja Baholli nga Dibra.

Dega e Lidhjes së Intelektualëve Dibranë në Elbasan dhe kryetari i saj, prof Ardian Lami bënë moderimin e aktivitetit.

Klubi Letrar i Elbasanit u ftua për t`a zhvilluar të njëjtin aktivitet në Dibër. Shkëmbimi i vlerave dhe njohja reciproke janë në fokus në kohët moderne në dilemat për asimilim apo identitet.

Edhe në biblotekën e qytetit Lezhë u bë një takim poetik për nder të poetit kombëtar at Gjergj Fishta me mësues e nxenës Gjimnazit Lezhë, ku mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Intelektualëve Dibranë Prof Shpëtim Cami e drejtues të tjerë të lidhjes si dhe drejtues të Arsimit e të Kulturës Lezhë.

U recituan poezi dhe u dhuruan qindra libra Biblotekës së qytetit Lezhë.

Në Tiranë veprimtaritë për librin u bënë në shkollat e kryeqytetit si në Kolegjin Universitar të Bisnesit (KUB), në gjimnazin “Aleks Buda”, në shkollën 9 vjeçare Babrru etj.

Tetori mbaroi, por jo veprimtaritë për librin.

Nëntori është muaji i panairit të Tiranës.

Shëmbulli i veprimtarive të LID në Tiranë është një shembull për t’u ndjekur.

49 views0 comments

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page