Sahati i Elbasanit Nga Fatmir Terziu
Nëse hedh hapin përsëri, më ndje jam shurdhuar duke të pritur mjalti i diellit është mbledhur mënjanë shamia e verdhë e gushtit i mbështjellë në gjoksin tënd sekretet e rrahjeve në asfalt atë çast jam vetë mysafir i takave të tua më ndje, nëse hedh përsëri një çap, petale të freskëta të kuqe të muzgut do të mbledh mbi buzët e tu do t’i ngjyej me mjaltë.
Eh, më ndje nëse hapi im shurdhohet nën pemë jam duke lexuar magjitë e mbrëmjes si ciganët, po akordoj një këngë të çuditshme.
Eh, më ndje nëse jam duke heshtur e heshtja të duket fare kot po nxjerr vragën nga brenda pemëve, ndaj dihas të të dhuroj oksigjen të pastër… … të alarmuar nga kjo zhurmë gjethet ranë në tokë, sikur njëmijë dihatje qëlluan në ajër.
2019-2020
Kommentare