top of page

Sadik Bejko: E rrëshqitshme



Vitet -si stivë drush ngarkuar shpinës rëndojnë fort.

Në cipën e trurit ku si me dorë gjashtëvjeçari mbi letër, u shkruan hollësitë, vijat e përdredhura të një jete, të brishtat vija që nuk përsëriten më,

gërryerjet

shkojnë dhe më sipër me rrëmujë, si fëmijët e dalë nga shkolla

tallin, fshijnë...

 Mos i provofshi kurrë.

Era e dallgët gjurmët e rërën ia gërryejnë bregdetit,

murlani si brisku mbi faqe qeth drurët, mbush me zhavor gjurma guri të rrafshinës së malit,

shkrihen dhe dunat nga fryma zjarr e Saharës,

Vishen me llak krisjet e holla, gërvishtjet mizore, tej, mbrapa pasqyrës, tej fytyrës së njomë të një jete,

Vrragat e thepisura, qafat në shpate mali zhubrosen, qullen si rrudhat në fytyrën e qoses,

Plumbosen në sy, murohen, hijet, terret në faqen e pellgut në mug,

Thua nuk mbetet asgjë

...e prapë, dhe tani nën magmën ngrirë,

kujtesa si toka nën shi është e epur dhe

e rrëshqitshme.

25. 09. 2020

11 views0 comments

Kommentarer


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page