top of page

SA KUSHTON GRUAJA...?


SA KUSHTON GRUAJA...?

Nga: Sadullah ZEQIRI

Babai im e kishte zakon

të thoshte shpesh, se:

“gruaja më e keqe i ka hak treqind qese…”,

për të vazhduar, menjëherë,

se këtë thënie e kishte dëgjuar nga babai i tij,

që i bie gjyshi im,

e ai prapë nga babai i vet

që i bie gjyshi i babait tim

e stërgjyshi im,

i cili prapë nuk e kishte thënë këtë

por, edhe ai e kishte dëgjuar

nga babai i vet,

që i bie gjyshi i gjyshit tim,

stërgjyshi i babait tim,

e katragjyshi im…

S’po e zgjas më tepër, o burrë,

se edhe më kaq bëra “kalambur…!”

E, tani që m’u kujtua,

kur jam i pa grua,

athua,

sa i paska hak një grua,

jo më e mira,

as ajo më e mirë,

por vetëm e mirë,

gruaja e mirë,

derisa i paska hak treqind qese më e keqja,

nëse ka të keqe,

që dyshoj shumë të ketë një të tillë,

se unë për këto vite nuk kam hasur…

sepse, treqind qese

në kohën e stërgjyshit tim

ishin sa një pasuri,

kur duhej shitur një arë nga më të mirat për t’u martuar…

jo, sikur sot,

fjala bie, he mos u qoftë, për shume mot,

në Shqipëri,

një “gexhë” nga mizorja Serbi

që me me pak se euro tremijë

e blenë një të re të papërdorur,

ose me krejt pak të kaluara…

jo makinë, po grua…

hë, pra…!

Edhepse, gruaja makinë është

 e përtej makine…

një “perpetum mobile..."

që lanë, fshinë,

pastron, zien,

ndërkohë që disa herë

edhe fëmijë lindë,

ushqen, shtron e rritë,

pret e përcjell të madh e të vogël…

dhe të gjithë që shpirtin e kanë në fyt

i duron…

Ah, po, nderkohe,

edhe punon e fiton…!

E... që pak flenë e edhe më pak pushon…

Dhe..., tani, pa më thoni ju, mua,

pra, sa kushtoka një grua,

me fytin gjith’ në lak,

sa i paska hak…?

Po, gruaja yte,

nëna ime,

sa i ka hak ? – e pata pyetur babën njëherë

dhe ai më tha:

biri im,

dëgjo për mësim:

Nëna yte sa është e çmuar,

nuk ka të paguar…

NE T'I DUAM NЁNAT,

BABATЁ T’I DUAN GRATЁ,

DHE ME ZOTIN

DO TЁ JEMI REHAT...!

24 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page