top of page

S’ka qetësi


S’ka qetësi

S’ka qetësi për tokën se i digjet zemra,

Ani se zhurmën e zjarrit të saj nuk e ndjejmë.

Ndonjëherë lotët si llavë vullkani i derdhën,

Veten të rrethuar nga lotët llavë gjejmë.


S’ka qetësi për tokën, i dhëmbin hapat tonë,

I dhemb kur rrënjët ngulen thellë saj.

Në të qeshura lulesh ajo i kthen dhimbjet,

Kur bien gjethet, i dhemb prapë asaj.


S’ka qetësi për zogjtë, në tokë, as në qiell,

S’ka qetësi për njerzit e gjallë a të vdekur,

Sa janë gjallë, i çmend zhurma e rritjes,

Sa janë vdekur, i çmend zhurma e pritjes.


S’ka qetësi për lumin, as për detin s’ka,

S’ka qetësi për udhët, arat s’kanë qetësi,

S’ka qetësi për ëndrrat, digjen ditëpërditë,

Digjen përditë ëndrrat, o njeri.

-----

(Nga libri Qyteti i lutjeve, Rexhep Shahu)

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page