(Ekskluzive për shokun tim Fatmir Terziu)
(Arkiva tek Fjala e Lirë, Londër, e hënë, 13 Prill 2009, 20:13:38 GMT)

Pas kujtimeve Zyra Emin Stringës (Haxhiademit), shkrimtari i mirënjohur disident i Elbasanit, Et'hem Haxhiademi, me rastin e vdekjes së një gruaje të re në familjen e atëhershme të tij (1933) kishte krijuar në kujtim të saj një epitaf të bukur që iu gdhend në rrasën e mermertë të varrit të saj. Epitafi iu kishte pëlqyer të gjithëve.
Tekstin e plotë të këtij epitafi, tashti së fundi, e gjetëm rastësisht në një përmbledhje epitafesh të varrezave të Elbasanit, bërë më 1949. Mbledhësi fshihet pas pseudonimit Mark Sabitius. Vargjet janë organizuar në dy strofa katërshe që rimojnë e para ABAB dhe e dyta ABBA. Ato ruajnë brenda tyre dhembjen dhe keqardhjen e autorit.
Japim më poshtë vargjet e këtij epitafi, duke menduar se ndihmojmë në njohjen e plotë të veprës së tragjedianit shqiptar.
O udhtar që kët vizitë më bane
Mue shpirti po më ndizet flakë
Se s’di si mbrriten pa përkdhelje nane
Të katër foshnjet e mij bonjakë
Ndonse nga jeta n’moshën e blertë un shkova
Po prap ktu mbrenda në vorr prehje s’po gjenj
Dhe në gjumin e përjetshëm nuk po flenj
Mbasi detyrën e nanës s’e plotsova.
Comments