top of page

Ruzhdi Gole: Zogj refleksi


Zogj refleksi

 

                           *

 

 Dëshiroj ta njoh, më shumë ta këqyr

se sa ta shëtis Parisin ...

Ne, njihemi pak, fare pak,

shpesh e me shpesh

pëshpërima dashurish vetes shëtisim.

 

Asnjëherë s’udhëtoj vetëm

edhe nëse njeri tjetër

s’më frymon përkrah,

Era më tund përqark fëshfërima

pendulin e saj të ndjeshëm,

plot cijatje, letra të shkruara -

vena për gjithçka.

 

Miqësisht Parisin dëshiroj,

nuk mund të zgjohem askund pafundësisht,

për në Shan's Elize pak, i gjithi vonohem

s'mënoj

në flatrat e Dashurisë.

A mund t'i shëtit kryq e tërthor

sheshet, parqet, katedralet, muzetë...

A mund t'i  këqyr të gjitha pamjet

me aroma, topagjyle, zogj e refleks ?

 

Mbi krye përjetësisht me një kryq

afër e tej çdo sfinksi

Parisin përpiqem ta njoh ...

por më shpesh

ne ende tek njeri - tjetri shëtisim...       

 

            *

 

  Zenith Kujtese                

 

                            Një Jetë duke ecur,

                  ende s’kam mbërrit’ në Athinë,

                   patjetër do të mbërri në zenithin

                             “Rruga më e pasosur, “ -

           Asgjë s’do të mbaj mend puhizë dhe vlim

                           nëse nuk shkoj një ditë

     në Akropol...

 

 

 

          Në Kostandinopojë e lashë gjurmën e parë,

  Aty hutoj i gjithi...

             pastaj gjurmova, gjurmoj Stamboll,      

                  Aty mund të mekem pipëtharë

                     po shëtita veç për argjend

                        për ndoj’ mesdhetare

                             kanto belhollë...                      

 

              Në dy-tri pëllëmbë vend, shëtitjeve fllade

                           mund të cfilitem nga skicat

                    por kurrë i mërzitur nga Shën Sofija    

                   nga shkëlqimet rrenacake mbarëkeq -  

                        XhamiKishë në të gjitha pamjet

                             kurrë lodhur nga Akropoli

                              vlim vese mes të gjallëve

 

  Jetë edhe në Kujtesë...

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page