top of page

Ruzhdi Gole: Vrullti, prehje



                                         ------------------

 

*

Luzmë e re

 

Në atë majë me luzmë pak të hirtë

Premtimi po ngjitet hap ngadaltë

poshtë në rrethina la batërditë

tiktakun e ndjerë

të mjerimit

të ngratë.

 

Në atë majë plot dredhi të sinqerta

n'afrohen risqe rrëshqitje rrungaja

poshtë lamë zotërinjtë plebenjtë

gjallëritë e g'njeshtërta

për duelet e reja

vraja - vraja.

 

Në atë majë shpesh frika krenohet

guximi kris këmbët, triumfon

ngadalë plot luzmë,

 

s'ngrejmë buste, jemi veç roje

për fatin tonë atje poshtë

ku ende rrojmë trojesh

zemër me hoje, qytë.

*

Arna, hije

 

Profili dritë kthjellon

profilin e hijes

së lodhur

 

e qeshura timbrikë e trishtë,

 

trishtimi luan muzikë

përsosur me gisht

të çelur hardhish.

 

Ç'është ky gisht

plot kokrra të prushta

syri arnon daravitje resh ?

 

Profil ... mërzitur squllur

fitorja qan hijen e saj

të turbullt ...

 

mundja

këput'

qesh...

 

E qeshura... timbrikë

çelur hardhish.

*

Lëvore brenge.

 

Tufani palcë athët

kalëron vrapshëm.

 

Në gishtrinj mbaj thelpinj arre

lëvoret e erërave, një degë

veriore... të ngrohet

më pak të mardhet.

 

Nuk jetoj më në veri,

atje s'u vyshka lëvore

krisur brengash qashtër,

 

në gishtrinj mbaj thelpinj bore

mbledhur e shkërmoqur

jo përfare ... qetë

vrapshëm.

 

Rrapëllima ngjeth

tinguj bardësh...

*

Vrullti

 

Leqet e ujërave përposh puqen

vrullti, ngathëti gjer në këputje.

 

Ujërat kthejnë kryet pas të shohin

cila valë u gajas, cila rënkoi ?.

 

Ca gurë xixonin shkrep e shkrep

prej tyre të shkëlqejnë lumenjtë ?.

 

Gjer në këputje ngathëti - vrullti

erdh' fundi i Jetës

jo gajasja e fundit.

*

Lëndë

 

Ç'të këqyrim lënde tjetër ?

 

Dimri

në të vërtetë

shumë i guximshëm

 

për të ngrirë tharë

afërtej vetëm

ca vreshta,

 

I rrëmbyer ngathët

plot stihi pikëllimi

pak pendesa.

 

Jeta sheh qartë qashtër dimrin

afër thellë vehtes tej saj

pak butësisht,

ngjethshëm...

 

Ç'të këqyrim lënde tjetër ?

*

Frikë e lehtë

 

Bulëza lehton

buzëve vesë

fluture...

 

Shpejt nuk don me ik                            

s'don me u përtha,

 

Ne dhimbën tonë                                        

lehtojmë tej                                            

mugujve                                         

 

Jetës që ende gjallë na mba...

*

Cen, frut

 

A ka dimër të vërtetë kjo pemë ?

 

Ecja më e ftohtë e k'tij mëngjesi

xurxull nga shiu rrënjë e flokë

shkundet në çdo hap e cen

si pemë bregdeti.

 

Prehja e ecjes duket e ngratë -

Pema gjelbëron duart

gazmend pak

njerëzit

 

shiu përtërin

shtat.

 

A ka dimër kjo pemë,

frut e jerm ?...

*

Prehje

 

Më pak duhemi, dhembshur plot

paçka degë shkundur

ndonjë gjethe

veç ngrohtë.

 

C'kemi tjetrit mot...?

*

(Pa)vyshkje.

 

Pres të përqafoj një tufë gjethesh

mërzi e marrë dhe e dobishme

 

pres të lexoj tekstin e shiut

 

me një nga alfabetet

më të hershme

me penë të perëndishme

 

Zot para Zotit frymor ... Njeriut...

*

Buitje e ngathët

 

Dimër për t'u gëzuar ?...

 

Gëzoje !

Ta gëzojmë!

 

Shirat, gjethet

janë të k'saj

kohe

 

Jeta, ah, Jeta ...

tjetër buitje

 

vranohet tjetërsoj...

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page