Di ta numëroj rërën jo me gishta por
me sy të tërën, t’i lexoj plot fletë të
padukshme nër uritë e nër ujëra
edhe pa u ngjitur në bjeshkë
bash, në bash të ndonjë
kicnaje e ndoj anijeje,-
Alp sot në alpin tim
po ngjitet vetëm
G U RR N AJ A
prej rrudhash
përmbi çdo
fishkje fill
jetime.
Di ta takoj vesën me barin e bletën,
ta lë mëdyshjen diç takim mangut,-
me sy ndaj farat nga shterp vreri
të vjedhurin nga më vjedhësi
prushin e ri tej sherrin mni
nga shamatat çdo shakulli.
Di t’i numëroj brofje jehonat,
çka shkrova dhe çka e grisa,
Paqja e rërës gjithë nojmë
me sy dhe plot me gishta
më shpërndahet me xixa
trupin dalldisës jugalpin,-
Di, përngahera, ta takoj
vesën me barin n’gojë
di me e helmue veten
as veten e as tjetrin
me thumbin thatë
të gaz helmit tim.
Comments