Nga jeta nuk kam se çfarë të mbaj mend, Rinia më harroi, çdo gjë më shëmb, Se çupat ku unë dikur kullosja I qaj , sa çdo pjesë e trupit më dhëmb.
Thonë se në botën tjetër rinohesh, Me çupëza dhe verë lumturohesh, Gazi dhe hareja s' paskërkan kufi, Sigurisht gazit- qejf që i nënshtrohesh.
Ahere nën dheun bujar që na tret, Kur të vërtetën të shoh zoti Hiqmet Selam dhe ftesë do t'u bëj ,të vini , Që ëmbël ta shijoni atë jetë .
H. #Mehmetaj Nga vëllimi " Nata e lofatës "2012
Comments