top of page

“Rrëshkitje”



Nga Petrit Malushi

“Rrëshkitje”

Foli e foli zoti ministër.

Vartës, karrike dhe muri heshtën.

Dorën antenë, fjalët kapistër

Vetëm bollëk, na kujtoi vjeshtën.


“...Do hapen vende pune të reja,

Nuk do prisni më pas derës.

Energji diellore do sjellim nga reja,

Rrotullimin do nisin mullinjtë e erës...”.


Do mbjellim lule, më shumë pemë

Do ndërrojmë pllaka në trotuare,

Me tren elektrik në Hënë do vemë,

Do mbushen lokalet me qofte zgare...”


“Pse shtohen taksat e rriten çmimet ?...”

Nga rreshti i parë një dëgjues pyet.

Dredhon përgjigja, me zbukurime

Butë, si ngjala ministri “rrëshket”.


Stres

Pandalshëm,

Në gazeta e televizione

Vrapojnë lajmet,

Garojnë kronikat.

Pengmarrje, dhunime,

Papunësi,

Brenda familjes krim,

Zhvlerësim leku...

Pafalshëm,

Në zyra, parti e seksione

Nga më të skajmet

S’rreshtin replikat,

Akuza, përgënjeshtrime,

Hipokrizi...

“Jetoni pa stres ?!”

Këshillon mjeku !!


8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page