Rrënjët që sjellin vlera të patjetërsueshme tek familja Myftari
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Ishte viti i mbrapsht 1997, kur pakkush e kishte mendjen tek arti dhe kultura, falë armëve që u shpërndanë dhe u grabitën në masë edhe në Elbasan, kur artisti i grafikës dhe pikturës, për të cilën kishte studiuar, Nasuf Myftari, hapi Galerinë e Parë Private në atë qytet. Ai që nuk reshti para vitit 1990-të të frymëzonte mjaft të rrinj dhe të edukonte talentë të rrinj në shkollat ku ai dha mësim, tashmë kishte marë një mison më të gjerë. Dhe ky mision kishte dy porta të mëdha në jetën dhe angazhminin e tij artistik, që hapeshin me atë që kishte marë nga prindërit dhe me tjetrën, atë me të cilën talentin edhuruar nga Zoti e bënte një portë të hapur për të gjithë. Kështu artisti që kishte marrë pjesë në të gjitha ekspozitat lokale dhe ato kombëtare, duke qenë dhe anëtër i LSHASH, të asaj kohe gjithnjë me talentin dhe thjeshtësinë e tij ishte brenda sferës së modestisë, por që gjithnjë i jepte rrjeshtin e parë në art.
Më pas Nasuf Myftari, u bë protagonisti i tre ekspozitave personale. Madje nuk mungoi dhe u pjesëmarrës në disa ekzspozita të përbashkëta Ballkanike. „Pranvera art“ në Tiranë, „Ditët e Mios“ ne Korçë, „Eduart Lir“ në Berat, e më pas me emra të tjerë ekspozitash në Pogradec, Vlorë, Fier, Sarandë, Shkodër etj. Ky artist i vlerësuar mjaft ka qenë pjesëmarrës në shumë Koloni Arti Ballkanike, në Ulqin, Greqi, Kosovë, Maqedoni. Ka qenë dy herë në „Biennalen Botërore“ të zhvilluar në Kozenca të Italisë me Grafike dhe piktura.
Aktualisht, artisti Nasuf Myftari, aktivizon talentin e tij dhe banon në Tiranë, ku bashkë me djalin e tij të talentuar Alvinon, dhe djalin tjetër arkitekt, Erginin, kanë ngritur Galerinë Private FAM në rrugën „Myslim Shyri“. Djali i tij i diplomuar më Universitetin e Arteve me kuratorin e Galerisë, Arkitektin Ergin Myftari, pra djalin e madh, tashmë kanë në këtë Galeri mjaft kompozime, portrete, Grafika dhe peisazhe.
Duhet theksuar se tashmë ata funksionojnë si një ekip i kompletuar. Madje djali i dytë, Alvino, mban vulën e pjesëmarrjes së përbashkët me të Atin, në disa ekspozita të përbashkëta Ballkanike e mëgjerë, ku ai natyrshëm shquhet për stilin e veçantë ekspresionist modern në kolorit dhe për penelatën e tij ekspresive.
Nasuf Myftari që në thelb vjen në këtë fushë të artit nga elementi grafikë, që është një lloj arti i bukur, duke përfshirë vizatimin dhe imazhet artistike (gdhendje, litografi, monotip, etj.), të bazuara në artin e vizatimit, por që kanë mjetet e tyre pamore dhe shprehëse, i ka tashmë të gjitha mundësitë e konkurrencës dhe vlerës artistike në mjaft aspekte të tjera të kësaj fushe të bukur të artit. Duke mos e ndarë peisazhin, një lloj arti i bukur, veprat e së cilës krijohen duke përdorur bojëra të aplikuara në çdo sipërfaqe, ky piktor është një nga të paktët e sotëm që flasin me punë dhe vlera, jashtë pompoziteteve të shumta që dëgjohen në podiume.
Nasuf Myftari, sikurse është mësuar nga ana jonë, tashmë është i pranuar dhe si pjesëmarrës edhe në „Tirana international Biennale Of Graphic Arts“ të 25 tetorit 2023. E kështu ndërsa suksesi dhe talenti i artsistit Nasuf Myftari kanë hedhur rrënjët në një familje më të gjerë, nuk duhet harruar se ai u ushqye dhe u frymëzua që në fëmijëri nga nëna e tij, Zenepe Myftari (Gjata), e cila ishte një nga Normalistet e para të Normales së Elbasanit dhe që shërbeu si arsimtare në Rrethin e Dibrës, ku është nderuar si „Qytetare Nderi“ dhe duke marë emrin e saj të nderuar edhe vetë shkolla e Çerenecit të Bulqizës, ku ajo punoi për vite me radhë.
Zenepe Myftari (Gjata), e lindur në Elbasan më 25 qershor të vitit 1925 nga një familje patriotike dhe arsimdashëse, pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, dhe me rezultate të larta, vazhdoi studimet në Kolegjin Italian në Shkodër. U rikthye pas studimeve në Elbasanin. Esaj të lindjes ku nisi dhe përfundoi shkëlqyeshëm Normalen. Pasi mbaroi studimet ajo iu bashkua thurrjes së një grupi arsimtarësh nga Elbasani për të punuar në Rrethin e Dibrës. Ajo punoi në Shupenzë, Gjoricë, dhe së fundi në fshatin e Çerenecit nga ku doli dhe në pension. Derisa ndërroi jetë në 5 qershor të vitit 2002, Zenepe Myftari (Gjata) ishte e lidhur vetëm me arsimin, edukimin dhe kulturën. Është dekoruar me disa medalje dhe urdhëra dhe bashkë me të shoqin Aqif Myftari ndërtuan një familje të nderuar, që sikurse shihet është një frymëzim jetik për brezat në vazhdim.
Shatë vite më parë, ndërsa i jepej shkollës së Çerenecit, emri Zenepe Myftari (Gjata), i biri i saj, Nasuf Myftari, që kishte udhëtuar për atë eveniment, premtoi që të rikthente ëndrrën e nënës së tij, që në aspektin art-vizual, artistik ti jepte një pamje me kontributin e vetë personal. Pra, sikurse shikohet, vitet dhe kohërat ndryshojnë, por rrënjët e mbjedhura për arsimin, kulturën dhe artin janë gjithnjë në këtë pemë të shëndoshë të cilën e edukoi zemra dhe mendja e përkushtuar, sakrifica për të bërë Komb.
תגובות