top of page

"Rrëfimi" i një gruaje 50- vjeçare...


"Rrëfimi" i një gruaje 50- vjeçare...

kur je 50 vjeçe,

të fillon aritmia e zemrës dhe gjella e përvojës tënde,

është shkrumbuar,

si loja me kunja shkrepsesh, kubike,

katrore,

rrethore, trekëndore dhe zbraz gjithë inatin,

kur nuk ke me kë të grindesh,

mbi thasët e plehrave në dorë,

në ditët me shi pa çadër,

të kapesh pas fijeve të shpirti kur ke ftohtë,

akull,

deri në palcë,

kur je 50 vjeç,

kuturisesh, strukesh zvogëlohesh dhe gajasesh...

Të gjitha thërrimet e fjalëve i mbledh,

bashkë me gjurmët e maces nëpër mobilje,

duke numëruar gabimet e tua,

si rrudhat e moshës,

dhe damarët të fryhen,

dhe ngërçet e gishtave të mbërthejnë si gozhda,

kur palos letrat e kujtimeve nga aksionet e rinisë,

se afshet e menopauzës dhe neuronet nervoze si tela harpe të vjetër,

nëpër autobuzat me kollin e thatë të stinës...

"Rrëfimet" e një 50 vjeçareje,

për gjysmën tjetër të panjohur...

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page