RRUGA E SUKSESEVE KULTURORE
Nga Arsim Halili
Në vend të letërnjoftimit
Nehat Jahiu, lindi më 10 tetor të vitit 1951, në fshatin Orizare të Komunës së Likovës (Maqedoni). Shkollën fillore e ka të kryer në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa shkollën e Lartë Pedagogjike-Dega eGjuhës dhe Letërsisë shqipe e nëGjakovë. Punon në Shkollën Fillore “Faik Konica” të fshatit Sllupçan, Komuna e Likovës. Jetondhevepron në vendlindjen e tij nëOrizare. Gjer me tani kamtë botuara këto vepra: “Ne sytë e tu”- 1982; “Ura prej zemrave”- 1985; “Fluturimi pëllumbave”- 1990; “Te pret malli që na treti”- 1993; “Hidhe vallen Laro…!”- 1994; “Kukuvajka”- 1995; “Hape derën shkolla ime” -1998; “Epitaf Lirie” 2000; “Rrënjët i ke në këtë toke Ilire-“2005; “Huti mbi çati”- 2005; “Brez pas brezi në luftëpër shkolla shqipe” 2008 Mexhid Memetin, Jonuz Fetahaj dhe shpirtërishtme Sevdail Hyseni, Demush Berisha, Arsim Halilin etj.
Poezinë për fëmijë e krijoj, sepse ajo përbën një univers apo ylber shumë ngjyrësh, siç është vet bota e fëmijëve. Magjia e kësaj bote është vërtet dhe befasuese dhe të depërtosh në te ke arritur një bukuri dhe njëkohësisht ke përballuar një përgjegjësi të madhe. Unë jam munduar që me krijimtarinë time t'i afrohem kësaj bote, duke ngulmuar që kjo botë të përcillet në rrethana sa më autentike, pa artifice e stërhollime letrareske.
* Kur keni filluar të merreni me krijimtari letrare?
Fillimi i krijimtarisë sime letrare është diku herët në bankat e shkollës fillore. Atëherë kur i takoja grupit letrar të shkollës, aty ku për herë të parë i publikova krijimet e mia letrare në fletushkën e sesionit letrar dhe në gazetën e murit. Që atëherë krijimtaria ime letrare ishte ngulitur thellë në shpirtin tim poetik për të vazhduar në të ardhmenaty ku gjendemsot. - Fokusimi im ishte dhe mbeti poezia, pa i lënë të paprekura nga pak edhe zhanret e tjera. Por si duket me poezinë u mishërova që herët dhe ajo u ngulit thellë në zemrën time, i lëshoj thellë rrënjët sa që shumë vështir do të jetë për t'i shkulur ndokush…
* Në cilin zhanër jeni të fokusuar të krijonidhepse?
Më së tepërmi e krijoj poezinë për fëmijë dhe atë satirike. Poezinë për fëmijë e krijoj, sepse ajo përbën një univers apo ylber shumëngjyrësh, siç është vet bota e fëmijëve. Magjia e kësaj bote është vërtet dhe befasuese dhe të depërtosh në të ke arritur një bukuri dhe njëkohësisht ke përballuar një përgjegjësi të madhe. Unë jam munduar që me krijimtarinë time t'i afrohem kësaj bote, duke ngulmuar që kjo botë të përcillet në rrethana sa më autentike, pa artifice e stërhollime letrareske. Puna ime për një kohë të gjatë si mësues më ka dhënë shanset për t'i njohur nga afër fëmijët, me tërë atë mal gëzimesh e ëndrrash të tyre të mrekullueshme, kredoja ime ishte dhe mbeti që fëmijëve tua përcjell drejt këngën time që më buron nga shpirti im poetik. Sa i përket krijimit të poezisë satirike…Lajtmotivi i kësaj poezie është lufta kundër gënjeshtrës, mbretëreshës së ligësive, servilit dhe brutalit karrieristit dhe demagogut kundër vanitetit dhe snobit temjerë. Me anë të poezisë satirike dua që ta vë në pah stigmatizimin e veseve te ulëta, revoltën ndaj së ulëtës, e të shëmtuarës, revoltën e njeriut të ndershëm që s'i duron dot shtirjet e poshtërsitë, të cilat po i lëmë në qetësi, shumohen dhe bëjnë skëterrë jetën e njeriut dhe të shoqërisë. Mishërimi Absurdi
*Amendoni se krijimet shpeshta, po krijohen më tepër për të qenë në qendër të vëmendjes për efekte komerciale se sa për të krijuar art të mirëfilltë?
- Po, ndaj mendimin me ju se një pjesë mund ta kenë edhe ndoshta e kanë. Por një gjë është e ditur dhe më se e vërtet është se do të jenë shumë jetë shkurtër dhe do të ngrihen si kërpudha pas shiut, por edhe shumë shpejt do të digjen si l u l e t nga br yma në stinën e vjeshtës…Veprat artistike kryen një shërbim të rëndësishëm në jetën shoqërore, duke zgjuar tek njerëzit ato synime, ideale dhe nevoja shpirtërore, stërhollojnë shijen e tij ndaj të bukurës dhe ushtrojnë ndikim të fuqishëm edukativ në formimin e personalitetit të tij. Për tu shijuar një vepër artistike si duhet, lypset të ketë shije artistike te njeriu, ndërsa e gjithë ajo mund të arrihet duke u pajisur me njohurit elementare të artit përkatës, kështu atëherë ato na duken më të kuptueshme, më të afërta, më të bukura, më të dashura, dhe e kënaqim lexuesin dhe dëgjuesin. Nuk mund të ikim nga pyetja e juaj e parashtruar dhe tëmos e themi se kemi individ krijues që me të vërtetë dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes në opinionin publik për shumë qëllime të tyre personale, përfshirë këtu edhe atë komerciale. Bëjnë ca krijime të tyre që fare nuk duhet dhënë këtë emër. Kështu që në se kanë para në xhepat e tyre, gjejnë sponsor të ndryshëm, turr e vrap vrapojnë tek disa shtëpi botuese në se mund t'i quajmë se janë “Shtëpi botuese” dhe nxjerrin në dritë vepra letrare pa asnjë element letrar…,pa asnjë kriter botimi…,nxirren në shitje dhe i afrohen lexuesit…!Dhe në se shikojmë dhe analizojmë se çfarë kemi në atë libër…!?Mund të kemi kopertina shumë të bukura, me një kolori t të mrekullueshëm dhe plastifikim të shumë tërheqës për syrin, por çfarë kemi brenda atyre kopertinave në brendi…!? Këtë e bëjnë vetëmata njerëz që nuk dine fare se ç'është arti dhe çfarë vlere ka ai. Kemi individ që këtë e bëjnë me vetëdije apo pa të ose dikush i manipulon duke shikuar vetëm anën materialokomerciale, mbushin xhepat e tyre ose thjesht dëshirojnë të reklamohen duke u fotografuar në ndonjë promovim pompoz në ndonjë restorant luksoz dhe…,kështu lejohet të manipulohet me artin tonë kombëtar. Kësaj nuk mund t'i themi asgjë tjetër…?! Vetëm, absurd…! Mbi absurdin…!??
* A jeni të inkuadruar në ndonjë shoqatë shqiptare, qoftë në Maqedoni ose diku tjetër?
- Sa i përket inkuadrimit tim në klube letrare, redaksi etj. mund të them, po kam qenë në kryesi klubesh letrare, redaksi revistash, kështuqë edhe sot jam tek disa prej tyre. Që nga themelimi gjer më sot jam anëtar i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptarë teMaqedonisë. - Bashkëpunimi im me krijues të hapësirës shqiptare ka qenë dhe mbetet njëra ndër shtyllat më kryesore të krijimtarisë sime letrare. Kam një bashkëpunim të f r y t shëm, të nduarnduart, të ndërsjellët në lëmin e letërsisë dhe të artit në tërësi me shumë krijues nga Maqedonia, Kosova, Lugina dhe shteti amë Shqipëria dhe nga diaspora shqiptare, si me shkrimtarin dhe publicistin Fatmir Terziu, profesorin Tahir Z. Berisha etj.
* Cili është bashkëpunimi juaj me krijues tëhapësirave shqiptare?
- Me kënaqësinë më të madhe do e potencoj dhe do krenohem si shqiptar se kemi mjaft krijues dhe atë nuk janë në numër te vogël.Kemi emra temëdhenj të letërsisë sonë. por edhe më gjerë. Sa i përket lexuesve me keqardhje do e them dhe nuk kambesuar asnjëherë se kaq pak do të ketë lexues në shoqërinë tonë shqiptare. Me të vërtet është për keqardhje …!?Është për t'u habitur…!?!? Dikur më herët thoshim dhe ankoheshim se nuk kemi vepra të mjaftueshme për të lexuar në gjuhën tonë amtare, thoshim se pushteti dhe pushtetarët i kanë fajet. E dimë se pushteti që kemi pasur dhe që e kemi edhe sot në ca hapësira tonat shqiptare, nuk është interesuar kurrë për të botuar librin shqip. Jo që nuk u botuan, por edhe ato që ishin botuar u sakatosën me censurime të papara, shumë vepra letrare u nxorën nga bibliotekat dhe librarit në mënyrën më çnjerëzore dhe vetëm e vetëm pse ishin të shkruara shqip dhe ishin të shkruara nga krijues shqiptar, u dogjën , dhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i tyre, kurse autorët e këtyre veprave u maltretuan, u burgosën dhe u kalbën kazamateve…,disa për të përfunduar edhe me vdekjen e tyre…E sot në këtë kohë kush na është fajtor…!? Mos vallë dikush na pengon që mos të lexojmë kur kemi vepra të botuara në gjuhën tonë me bollëk…!Sa i lexojmë ato!? Si duket në kohën e fundit jemi larguar aq larg dhe jemi bërë imun, ndaj librave, revistave as që na bie ndërmend, bile, bile, kemi edhe një numër të madh që e kanë pagëzuar veten “Intelektual” dhe kurrë nuk u kemi parë një libër në dorë! Mallkim…! Mallkim…! - Krijimtaria në mënyrë institucionale ndihmohet shumë pak. Për tëmos thënë aspak. Edhe ajo ndihme që ofrohet është shumë, shumë simbolike.Kur e potencoj këtë konkretisht them për krijimtarinë tonë shqiptare dhe jo për atë maqedonase. Por edhe ajo pak krijimtari artistike qëmbështetet financiarisht nga institucionet e këtushme në gjuhën shqipe në shumë raste është për tu habitur, sepse një numër veprash dhe autorë të mirëfilltë anashkalohen, ndërsa veprat me autorë të pavlerë stimulohen. E gjithë kjo bëhet me atë fjalën popullore: ”Kush është ndër dardha i han ato”, “Kush është pranë kroit pinë ujë”, Kush është aty dhe afër tij…! Dhekështumeradhë…! - Sa do i sugjeroj, porositja apo këshilloja penat e reja. Krijuesit e rinj nuk duhet të shkruajnë sot për nesër. Duhet të krijojnë art të mirëfilltë. Dhe besoj dhe kam bindjen se një numër i madh këtë janë duke e bërë dhe do e bëjnë edhe në të ardhmen. Lexuesit nuk duhet t'i afrohet vepër artistike, në se nuk e ka estetikën e vet. Çdo vepër artistike të bukurën të përsosur në vetvete që ka njëfarë vlefte e që na pëlqen fortë. Pra, krijuesi është ai i cili duhet të di dhe të vërej më së miri se ç'është e rëndësishme dhe e vlefshme, duke i dhënë trajtë të pasur e përmbajtje të zgjedhur veprës së tij..Për këtë shkak penat e reja duhet të kenë kujdes dhe të kultivojnë art të mirëfilltë letrar, sepse jemi dëshmitar çdo na ndodh viteve të fundit me artin tonë dhe kësaj nuk mund t'i themi asgjë tjetër pos vetëm një bastardim i paparë dhe i tmerrshëm i artit shqiptar… Apeloj tek penat e reja të artit letrar dhe tek arti në përgjithësi të krijojnë dhe të kultivojnë art të mirëfilltë dhe mos të bien preh individëve që janë virus i të keqes së artit tonë kombëtare për qëllime profiterike…!Ndërsa tek lexuesi shqiptar do te kisha apeluar që te jemi shumë më afër veprave artistike, t'i lexojmë me vëmendje ato, të çmojmë vlerat e tyre, ta ruajmë, ta kultivojmë atë që është e jona burimore dhe tradicionale. Të ruajmë dhe të krijojmë art të mirëfilltë kombëtare, ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim tek brezat e ardhshëm atë që është e jona…!Të mbjellim dashuri tek gjeneratat e reja ndaj librit…!Të jenë shumë më pranë tij…!Të punojmë shumë më tepër qe ta duan te mirën dhe të jemi sa më larg asaj të keqes…! Të kultivojmë dhe të krijojmë vepra të mira për në dhe për gjeneratat e ardhme, sepse gjenerata e re trashëgojnë të vjetrën brez pas brezi dhe ajo është ardhmëria e kombit tonë. Viti 2009 të jetë i mbarë, vit i sukseseve shumë më të mëdha me atë të vitit që tani e lame pas!”
12 Jan 2009
Comments