Një rrugë, që zgjatet pa fund
Dhe ndrydhet nga muret e rënda
Pisllëk edhe sharje përkund
Mëri dhe urrejtje mban brenda
Me zotërit e tyre ngjasojnë
Ca qën' qimekuq, përgjimtarë
Zvarriten, nga këmbët kafshojnë
Dhe lehjet i bëjnë litar
Jo rrallë nga një vrasje pas shpine;
Me levë, a me plumb, a me thikë
Te “Besa” jetojmë, thotë fqinji
Po besa ka vdekur, or mik!
E gdhendim atë që se kemi
Në sheshe, në rrugë e kudo
Pastaj e përbaltim dhe vemi
Atje ku po tretet ajo!
Comments