top of page

“RROTAT” E QERRES TË SHTETIT TIM


“RROTAT” E QERRES TË SHTETIT TIM

-Edhe pse qytetar Amerikan, unë them me zë të larë “Jam nga Shqipëria”-


Nuk do desha të flisja fare. Kisha një dëshirë të heshtja, sepse kush i di më mirë punët e Shqipërisë se sa ata që jetojnë atje.(!) Kam një admirim të veçantë për miqtë e mi në Tiranë dhe kudo në Atdheun tonë. Ata janë heronj që mbijetojnë  dha kanë bërë aq punë të mira, që ua “vjedh” Bashkia e Tiranës, dhe “I gjati” në krye të Shqipërisë. Kam mbetur pa mend kur kam parë “qilizmën”ekonomike që kanë bërë njerëzit e lirë në Shqipëri. Unë do propozoja kombin tim  për “”Çmim Nobël” për paqe e zhvillim, sepse falë njerëzve pa  emër, ne kemi emrin tonë. Një heroizëm i pashoq, kudo, ngado dhe   në çdo cep shqiptar. Qeveria  “vjedh” djersën dhe fantazinë e njeriut të lirë dhe  bën “Paradat e Majit”…Jo. Fjalët e mirë i takojnë  shqiptarit të lirë dhe plot fantazi, mbi të gjitha. Qeveria le të rrijë tek “llozha” e vet, sepse nuk e njeh realisht shpërthimin e fantazisë së biznesit shqiptar…Hiç fare do thosha.

Por, sot, sot mësova se  shteti im e paska “zhbërë” pashaportën diplomatike të Gogo Perullës, ah më falni se ngatërrova  ish-zëvendëskryeministrin shqiptar, me një personazh të ngjashëm të novelës sime “Viza amerikane”. Ndjesë  lexuesit, ndjesë miqve. Por që shteti të “shkrumbosë” një pashaportë diplomatike pas kaq muajsh arratie, kjo është “Kuje Kombetare”, kjo është lemeri publike…

A ju kujtohet kur keni aplikuar për pashaportë?    Shteti kërkoi “çertifikatë gjyqësori” që nuk je në ndjekje dhe as në hetim, as i dyshuar… Nëse  “larg qoftë” unë do isha në Shqipëri,  edhe pse me pashaportë  amerikane, por policia po më hetonte sepse  “dyshohesha diku”, mua do më kishin ndaluar të hipja në avion në Rinas…Dyshim i arsyeshëm. Do isha në qeli deri tek “verifikimi zyrtar”…Po, si iku ashtu  numuri dy i qeverisë?...

Qytetari i thjeshtë ndalet në Rinas, nëse nuk ka paguar “Faturën elektrike” apo diçka tjetër, por qeveria jonë moderrne pas  6 muajsh na rrëfen  se: “Beni nuk ka pashaportë të vlefshme….”. E pabesueshme. Unë e njoh Benin prej dekadash dhe uroj të jetë  i pafajshëm. Njoh po aq edhe ish-gruan e tij, Albinën, një  vajzë ëngjëllore. Pra i “mbërthyer” në njohje private, nuk dua të marr asnjë anë, sepse nuk është detyra ime. Por që shteti ka “rrota” dhe “dhëmbë”, që siç thuhet në fshatin tim “Qeveria e kap lepurin me qerre”, më  vjen keq të them se  “rrotat” e shtetit shqiptar pe dërraske apo pe hekuri, qënkan të thyera, ose hiç fare…Shteti na qënka  kot  fare…Shtet që nuk kontrollon dot “vathën” e vet, kujt i duhet miq?...

Tani qeveria, ky ministri i jashtëm brilant, guxon dhe na  thonë plot “madhështi” zyrtare: “Gogo Përculla nuk ka pashaportë diplomatike qysh sot…” O zot! Kjo është një lemeri  gjithëshqiptare. Mos prisni të dëgjoni “përrallat” e Gogos tim, pyesni veten: po unë si qytetar i thjeshtë, pa “pashaportë diplomatike”, pa mbrojte, pa emër, çfarë duhet të bëj?...

Është një  “këmborë”    që duhet të zgjohemi. Jo të shkojmë tek “rrugica që kërkon diell”, por tek sheshi i vërtetë i betejës për drejtësi dhe barazi, siç thuhet: “Çdo qytetar i barabartë para ligjit”, ose siç më thoshte babai im që luftoi: “Pas lutftës do hamë të gjithë me lugë floriri….”. Ku është “luga”?...

Sa breza duhet të  mashtrohen që  të kemi vërtet një shoqëri të së drejtës dhe ligjit?...Kjo akoma nuk është arritur në Amerikë, por së paku  të mos bëjmë “teatër popullor” me atë që quhet: “Ligj për të gjithë…”

Njerëz. Politikanët janë “maskarenj të votuar”…Kudo….Kurajo dhe shpresë…Ne shpresuam kur  zinim radhën e qumështit  në 2:00 pasmesnate… Shpresë e revoltë, por jo në harresë. Jo revoltë që djeg dhe shaktërron, por revoltë që përterin. Si indi i njeriut që përtërihet pas “pargjakjes” pa dashje… Jeta është “dhuratë” që nuk dhurohet për hiçgjë…

 

Shefqet Meko

Minneapolis, MN. USA

1 Shkurt 2024


13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page