top of page

... rreth këtij persekucioni me armë të vjetra


Agron Tufa
I nderuar z. #Agron  #Tufa dëshirojmë të jeni mirë familjarisht! 

Me znj. Fatbardha u takova dhe diskutuam gjerë e gjatë për ikjen tuaj. Pashë sytë e saj të mbushur më lot. Dëshirojmë t’ju themi dy fjalë inkurajuese rreth vendimit tuaj dhe rreth këtij persekucioni me armë të vjetra. Jemi të shokuar nga zgjedhja juaj e detyruar  për ta lënë Shqipërinë por besojmë se në këto kushte ishte zgjedhja e duhur. Ikja juaj është një sinjal SOS që duhet ngritur rreth mbarëvajtjes së demokracisë në Shqipëri, mosfunksionimit të gjykatave, liritë e individit janë shkelur me dy këmbë, fjala e lirë po nëpërkëmbët, mediat janë  politizuar. Propaganda kundër teje është në nivele të frikshme.  Ju vërtetë keni lënë Shqipërinë por miqtë dhe dashamirësit tuaj nuk do ju lënë juve në harresë.Besojmë se nga atje do keni mundësi edhe më të mëdha për tu shprehur siç ata e kanë merituar.  Mos mendo se ata kanë fituar me ty. Ata janë të humbur, e vërteta historike është kundër tyre, faktet janë kundër tyre, ata kanë lyer duart me gjak, ti jo.  Gojën nuk na e mbyllin dot edhe sikur të gjithëve bashkë të na kërcenojnë. Ti nuk je vetëm! Ke shumë pas teje. Ke shumë, shumë... Pendën do e mprehim... Nëse fituan këtë betejë, ata e kanë humbur luftën. Tashmë në Botën e Lirë do jesh dhe më i motivuar për t’i shkuar deri në fund, sepse Shqipëria zyrtarisht nuk është më një vend i lirë.  Ndjehemi te pafuqishëm për të bërë diçka më tepër se këto fjalë dashamirëse. Nëse është e nevojshme për të protestuar diku, na kallzo se si, ku, kur.  Kurajo, ke qënë i drejtë mes padrejtësisë.  Zvicra është një vend i mundësive të mëdha e kemi bindjen se do mbetet ashtu edhe për ju dhe familjen tuaj.  Të jemi mirënjohës për mbështetjen dhe hapësirën që i ke dhënë Fatbardhës për ribotimin e librave të saj. Po ashtu të jemi mirënjohës për punën e palodhur në krye të Institutit. Të persekutuarit kanë humbur zërin me ikjen tuaj. Ju shpëtuat por NE JO. Urojmë që baticat e zbaticat e jetës në mërgim mos t’ju ndalin vrullin e krijimtarisë, ndoshta atje frymezoheni më tepër, ashtu siç nuk u ndalen emigrantët politik shqiptar në vitet ‘20-‘30 të shekullit të kaluar, nuk keni për tu ndalur as ju.  Biles do ktheheni dhe më i fortë! Ju pershendesim! Ju urojmë shendet, juve, zonjës dhe fëmijëve tuaj. #Fatbardha #Mulleti #Saraçi #Leonora #Laçi

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page