top of page

Rreth “Elbasani ndër vite për librin” të Prof. as. Dr. Astrit Bishqemit


Astrit Bishqemi

LETËRSIA DHE LIBRI NË ARITMETIKËN ELBASANASE TË VITEVE

Rreth “Elbasani ndër vite për librin” të Prof. as. Dr. Astrit Bishqemit


Dr Fatmir Terziu


Në fakt nuk është thjesht aritmetikë. Autorët dhe faqet, librat dhe ngjarjet, botimet dhe botuesit, vitet dhe shekujt, janë një. Janë një, ashtu sikurse është një dhe vendlindja, Elbasani që i bashkon në një. Krijimtaria dhe studimi që i bën në një. Vetë njëshi produktiv në një të tërë. Dhe kështu vetë njëshi tek ata që përfshihen në libër është arti përjetues. Arti përjetues që përjetohet. Dhe këtë e bën pena e mprehtë studiuese dhe e vëmendshme e Astrit Bishqemit, tek “Elbasani ndër vite për librin” (2016). Kjo prurje në formën bibliografi-enciklopedike me përkujdesjen e SHB “Dy lindje dhe dy perëndime”, ku dora redaktuese e Rudian Zekthit dhe recencat e Tomor Plangaricës dhe Skënder Karriqit formojnë tërësinë strukturore, duket që në zanafillje si një mungesë e ardhur në kohën e duhur. Por unë, më besoni, e kam bërë këtë vlerësim kohë më parë për penën e Bishqemit. Ky natyrisht ka qenë nga lartësia e një specialisti, nga lartësia e një njohësi të krijimtarisë elbasanase. E pranoj që ishte admirimi i artit të Bishqemit, që më shtynte të guxoja atë vlerësim, një vlerësim që edhe po të ishte i tepëruar, nuk do të më bënte të skuqem. Por entuziazmi im gjatë soditjes së marrëdhënies së këtij shkrimtari dhe studiuesi kërkues, të lidhjes së tij me tekstin, të shkrimit elegant për moshat e ndryshme, nuk më ka bërë të ulë nivelin dhe vlerën e vetë vlerësimit.

Dhe kështu të dyqind e pesëdhjetë faqet e kompletuara të këtij studimi me indeksin e radhitjen disi të ndjeshme kanë prurë dy gjëra të rëndësishme në vëmendje. E para ajo që është vlera e autorit dhe e dyta e SHB “Dy lindje dhe dy perëndime” që ka bërë një punë të lavdërueshme. Jo më kot tek ftillesa hyrëse autori parathotë qartë: “këtë botim mund ta quajmë edhe “Libri i librave të autorëve elbasanas”. Dhe kështu duke shkuar më tej shoh dhe ndjej se vlerësimi im për Bishqemin që herët, kishte qenë lumturisht i qëlluar. Një libër që flet qartë. Që shfaq bukur dhe rrjedhshëm mjaft origjinalitete dhe sjell në jetë mjaft fakte. Si i tillë libri i Prof. as. Dr. Astrit Bishqemit, “Elbasani ndër vite për librin” është libër inteligjent që reket të paraqesë formatin e deritanishëm të jetës dhe veprës deri në informacionin e mundshëm të krijuesve dhe vlerave elbasanase. Sikurse e cituam më lartë, ibri është një bibliografi enciclopedike e të gjithë shkrimeve te autorëve elbasanas, qoftë këto letrare apo shkencore dhe didaktike dhe ka një informacion jetik të formatuar për njohuri dhe kërkime të mëtejshme të detajuara shkencore.

Ndryshe nga botimet e tjera, brenda formatit të vet ky libër jep dhe detajime konkrete, shkurtesat e përdorura dhe disa nga botimet e mjaft autorëve në fusha të ndryshme. Në brendësi të librit ka të dhëna të munguara deri më sot dhe kështu ky libër enciklopedi ose më saktë bibliografi enciklopedike është një vepër reference e plotë, një studim që ofron një përmbledhje gjithëpërfshirëse të informacionit nga të gjitha degët e dijes, dhe me një disiplinë të caktuar të krijuesve të këtij qyteti. “Elbasani ndër vite për librin” është tërësia unitare e llojit të vet, e botuar nën një titull në një stil tipologjik të Bishqemit, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të gjithë autorëve elbasanas dhe që botohet me synimin të jetë një shtysë për shumë drejtime të tjera. “Elbasani ndër vite për librin” nuk është thjesht një botim radhe, por vetë libri që është një vepër shkencore, e pse jo nga mënyra e të paraqiturit dhe një fomat me ndjesi letrare, mësimore. Libri e tejkalon vetë definicionin e UNESCO për këtë lloj.


40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page