Rrahje zemret...
Dr Ledri Kurti Kraja
Sa u dridh Toka, për nen kamb'
Zemër s'mbeti pa u trand'
Frymë për frymë u ndi dihama
Pulse jetet, ngushtu' n't' randa.
Shqiptaria mbarë... prej kahit,
Vrik e n'kambë... e majekrahit
N' bekim nanet, me zemër n'dorë
Iu gjet t'vllait n'rreze t'orës
Shqipes thu' zemra iu mpak
N flut'rim xuni m'u ndi n'lak
Por uçcu n' kamb', mbar' shqiptaria
N'tok' e n'qiell, shqipe me mija..
Jo, s'u mpak as zemërthym,
Malet nji' , iu bane frym'..
Lëvizi ethshëm, gjaku ndër vena
Rrahje zemret n'flamur kena
Falna nderës e ju njat' jeta!
Rrethas Shqipes, kush u gjet
plagu' zemret, n' v'shtira t veta,
Iu ba shok e mik i mbet't
Shqipe, merr' flutrimin mbar'
Se ke vllazën e miq plot
Përsa gjak t'ket' ndër vena
Rrahje zemret n'flamur kena...
Termeti i dt 26 Nandor 2019
28 Nandor 2019
Ora 22.02
Commentaires