top of page

Romani "Kojrillat" sjell risi në prozën tonë


Xheladin MJEKU

Xheladin MJEKU

Romani "Kojrillat" sjell risi nëprozën tonë

Fatmir Terziu: “KOJRILLAT”, roman


Hapja e temës apo flatrimi i kojrillave


1. Shekulli i enigmave misterioze


Fatmir Terziu (1964) vjen te recepienti i tij i besueshëm dhe entuziast prej vitesh, me romanin më të ri, por me tematikë nga koha e qindvjeçarit historik të Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo periudhështrohet si temë e rëndësisë historike dhe vlerësim i një pune tejet të lartë dhe me përkushtim mbi barrën e personazhit – hetues dhe personazhit – narrator. “Rreth gjashtë vjet më parë gjatë kërkimeve të mia shkencore në arkivat britanike, do të zbuloja një mister që kishte mbetur i tillë vitesh e vitesh. Plot tetëdhjetë vjet më parë, vdekja e gruas së njeriut më të rëndësishëm shqiptar, që hapi shtëpinë e tij, për ngritjen e Flamurit në Vlorë, do të gjendej pranë monumentit Cenotaph të Londrës, ashtu në gjendje të rëndë. Dhe misteri u shpall që atëherë nga dhjetra e dhjetra gazeta britanike.... Misteri udhëtoi gjatë. Ajo u gjend në gjendje të helmuar në një ditë si kjo, që në Britani quhet “Boxing Day”. E vendosa këtu njëshpjegim të vetë autorit të romanit, për të kuptuar që në fillim të këtij shkrimi rëndësinë e romanit dhe vigjilencën e autorit për ndriçimin e këtij misteri që vazhdon të mbetet ende sfidë e brezave.

Gjatë leximit të librave që kanë tematikë të ndieshme dhe specifike për të veçantën që prekin, shpeshherë themi se e lexuam me një frymë, por te kjo vepër e Fatmir Terziut fryma nuk është lokomotor i shpejtësisë së leximit. Këtu gjatë gjithë kohës së leximit detyrohemi të ndalojmë dhe të kthejmë kujtesën në ngjarje historike, për të krijuar një ndërlidhje të ngushtë me tematikën që shtjellohet në romanin “Kojrillat”. As nuk mund të ndalosh së lexuari, as nuk mund të kalosh fluturimthi nëpër faqet e librit pa mos e ndërlidhur edhe materialin ndihmës nga e kaluara, që nënkupton ndërtimin e një imazhi të plotë historiko-letrar me elemente të faktografisë historike të periudhës së para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë.

Pothuajse në gjithëkapitujt e romanit takojmë prezencën e kojrillave, që simbolizojnë përfshirjen e gjithë hapësirës së veprimtarive të zhvilluara në zbardhjen e enigmës së dyfishtë. Ky flatrim edhe më tutje vazhdon rrugëtimin labirintheve të shumtë në ndriçimin e fateve dhe fatkeqësive që pasuan me shekuj.


2. Enigmatike deri në pafundësi


Romani “Kojrillat” i shkrimtarit Fatmir Terziu, është romani i tretë, pas dy të tjerëve që botoi në kohë relativisht të shkurtër: “Grykësit” dhe “Bunari”. Gjithë fabula e romanit ndërtohet nërelacionet e zgjidhjes së dy çështjeve: zhdukja e letrave, që në fakt janë dokumentat e rëndësishme të dalura nga aktet e mëvetësisë së Shqipërisë dhe vrasja misterioze e Madam Zeinep Vlorës. Dy enigma njëkohësisht.

Këtu edhe veçohet puna e palodhshme dhe plot përkushtim e autorit, për tëgjetur, sistemuar dhe për të hulumtuar gjithë dokumentat e gjetura nëpër arkivat angleze. Vrasja misterioze e Zeinepe Vlorës në prag tëKrishtlindjeve të vitit 1932 dhe gjetja e saj e helmuar pranë këmbëve të Monumentit Cenotaph në Whitehall. E një rëndësie të njëjtë është edhe zhdukja misterioze e dokumentave që dyshohet se mbante me vete Kryepersonazhi. Misterioze dhe shumë e rrezikshme ishte kjo zhdukje e dokumentave në vitin 1933, që dyshohet tëkenë qenë baza dhe bërthama e dëshmive të themeleve të formimit të shtetit shqiptar. Mbi bazamentin e kësaj teme ndërtohet gjithë romani “Kojrillat” që narracioni artistik dhe i veçantë nga shumë autor tjerë, na sjell portretin e botës shqiptare në vitet e monizmit dhe përpjekjete e parreshtura tëfigurave të dëshmuara në ndriçimin e shumë enigmave të këtilla.

Autori në roman e trajton historinë njëqind vjeçare të shtetit shqptar, përmes personazheve të tij, duke sjellur pamje sa transparene, po aq edhe të errta, që vazhdojnë të mbesin enigmë deri në përfundimin e romanit. Por, që në nismë duhet thënë se ky roman nuk synon të jetë tërësisht me tematikë historike. Aty, përveç dëshmive historike, takojmë edhe mendime filozofike, pastaj një socializim personazhesh me ngjarje e situata enigmatike, sa bënë të kuptojmë se gjithë tema e romanit sillet rreth dy pikave të veçuara, por të kundruara në shumë aspekte, njëkohësisht. Mbështetja në dokumenta të shumta, në gazeta angleze e franceze, në gjurmime tëshumta arkivore të kohës, etj. e përshkojnë gjithë subjektin e këtij romani. Vetë prezenca e personazheve tëndryshëm, që ndërlidhen në mënyra të veçanta na njohin me gruan misterioze në mënyrë të tërthortë, duke prekur pika të ndryshme të ngjarjeve që ndërlidhen me mundësinë e zhvillimeve të vrasjes së saj dhe zhdukjes së letrave të një vlere të pakontestueshme me karakter diplomatik dhe ndërkombëtar mbi fatin e Shqipërisë.

Galeri e tërë e personazheve, si: Granit Jetoni, hetuesi Smith, Lutfi Çela, pastaj mbytja e burrit të panjohur në lumin Tamiz, etj. paraqesin gjithë syzheun e ngjarjes dhe dyshimet e pastajme, nga kapitulli në kapitullin tjetër dhe krijojnë një varg zingjiror të dyshimeve dhe shpresave të herëpasherëshme të zgjidhjes së enigmës misterioze të vrasjes së Zejnep Vlorës dhe gjetjes së dokumentave të rëndësisë së veçantë të periudhës së shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë. Këtu takojmë edhe personazhe të tjerë episodikë që plotësojnë kuadrin e lëvizjeve, të ngjarjeve dhe zhvillimeve tëjetëssë personazheve, që të ndërlidhura mirë me ngjarjet qështjellohen në tërësinë e ndërtimit të subjektit të veprës letrare e bëjnë të kjartë gjithë tematikën kaq enigmatike dhe misterioze që kundrohet brenda kopertinave të këtij romani kaq mirë të realizuar.


3. Ekspedita si pretencë e çështjes


Angazhimet e parreshtura të Granit Jetonit nëpër vende të ndryshme të botës, si në Itali, Francë, Londër, pastaj në Elbasanin e tij të lindjes e në arkiva të ndryshme për të shpalosur sadopak misterin e enigmës së vrasjes së Zejnepe Vlorës dhe gjetjes së letrave të rëndësishme, që paralelisht konsiderohen dy mistere të ndërlidhura dhe të rëndësisë së njëjtë, meqë gjithë kjo enigmë kishte një qëllim të vetëm: zbulimin e humbjen pa gjurmë të dëshmive të dokumentave të rëndësisë së veçantë për fillet e ndërtimit të themeleve të shtetit shqiptar. Kjo amulli vazhdoi për një shekull duke mbyllur këtë kaptinë në mënyrën më të errtë, meqë në hulumtimin e gjetjes së fakteve për këto letra me vlerëtë rëndësisë së veçantë për njohjen e firmëtarëve të mëvetësisë edhe më tutje mbesin enigmë, ashtu siç mbetet enigmatike vrasja e Madam Zejnep Vlorës. Ishte e dhimbshme, por e vërtetë kur në përvjetorin e njëqindtë të mëvetësisë u mësuan shumë realitete që deri atëherë ishin ruajtur si sekrete të pushteteve e të pretendentëve të ndryshëm për të përvetësuar pozicione e merita në mënyrën më të panjerëzishme, duke nëpërkëmbur vlerat e themeluesve të shtetit shqiptar. Në këtë kontekst e gjejmë të shtruar tematikën e romanit, ku personazhi kryesor për të cilin zhvillohet tërë fabula është Madam Zejnepe Vlora, emër që në formë të përgjithësuar personifikon emrat e të persekutuarëve me pretekse të ndryshme, duke i shpallur edhe të rrezikshëm e me pretendime armiqësore për vendin. Këtu autori paraqet me mjeshtri kohën e diktaturës, shtjellon problemet e varfërisë së kohës, por gjithnjë në qendër të shtjellimit mbanë simbolikën e Kojrillave, që pavarësisht situatave, ata paraqesin shtegtimin e tyre në çdo kohë, në gjithë globin, që ta shikoj dhe mësoj gjithë bota këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë.Duhet veçuar, sidomos dy forma tëndërtimit të fabulës, ku narracioni vjen herë në dialog, herë në formën e monologut, ku në mënyrë të veçantë Granit Jetoni personifikohet me autorin, si njohës, hulumtues dhe paraqitës i drejtpërdrejtë i ngjarjeve dhe situatave, që kanë burimin nga vendi prej nga vjen rrëfimtari. Kjo formë e trajtimit të ngjarjeve na përkujton ekspeditën e pambarim në ndriçimin e këtyre enigmave dhe mistereve që shtjellohen si temë bosht e romanit.

Autori prej kohësh është rezident në Londër dhe kjo edhe mund tëparashtroj pyetjen: Pse është përqëndruar tematika e romanit pikërisht në arkivat e Londrës? Dhe një përgjigje e saktë pason me faktin se pikërisht në Londër ishte zhvilluar gjithë ngjarja fatkeqe e përcaktimit të fatit të Shqipërisë. Londra është qyteti ku u mbajt Konferenca e Ambasadorëve më 1913, ku u coptuan trojet shqiptare. Pikërisht aty u bë Traktati i fshehtë për ta copëtuar Shqipërinë. Prandaj edhe autori është përqëndruar aty për t’u njohur me fakte e dëshmi të shumta nëpër arkivat shtetërore dhe bibliotekat e Londrës, duke na i sjellur si fakte të qëndrueshme përmes rrëfimit letrar në romanin e tij në shqyrtim.

Fatmir Terziu me mjeshtëri të rrallë dhe nëmënyrë mjaft interesante na paraqet raportimin e hetuesit në Parlamentin britanik, lidhur me vdekjen enigmatike të Madam Zejnep Vlorës dhe të një mashkulli tjetër që ka lidhje gjinore me ish burrin e saj me mbiemrin Vlora. Poashtu edhe faktet tjera, si dëshmia se burri i saj Xhemili ka hapur shtëpinë për ngritjen e flamurit më 28 nëntor 1912 në Vlorë, pastaj edhe faktet shtesë se ai është nipi i Esat Toptanit, i cili është daja i Ahmet Zogut. Kjo ndërlidhje faktesh e ngjarjesh na shtyjnë ta lexojmë me kurreshtjen mëtë madhe romanin "Kojrillat". Në vazhdimësi të leximit të romanit gjejmë edhe fakte të tjera lidhur me hapësirën e ngjarjeve, që në mënyrë indirekte kuptohet se fati i Shqipërisë ishte i varur nga fuqitë e mëdha.

Ende nuk është hapur Kutia e Pandorës për shumë ngjarje e ndodhi që ndërlidhen me fatin dhe fatkeqesitë e kombit. Kjo mbase është një punë kolosale që kërkon shumë angazhime, hulumtime, ekspedita e mbi të gjitha gatishmëri të pafund të të gjitha strukturave e profileve të shoqërisë për të ndriçuar fakte të pazbuluara e enigmatike që quan në coptimin dhe tkurrjen e kufinjëve etnik të trojeve shqiptare, në përcaktimin e ndërtimit të sistemeve politike totalitare e mbylljeve hermetike të një populli e kulture të tërë për dekada, duke e ndarënë disa shtete me kufinjë të hekurt nëpër territoret etnike, duke kërkuar një dritë në tunelin e ardhmërisë pas një përmbysje të diktaturës, që kishte përkrahje nga shtete përreth që synim kishin gllabërimin e trojeve shqiptare e asessi ndihmën dhe përparimin e vendit tonë.


4. Përmbyllja apo fluturimi global i kojrillave


Romani "Kojrillat" përfundimisht sjell risi nëprozën tonë, ku shprehja lirike dhe e çiltër, figuracioni metaforik, shprehje të reja gjuhësore në letërsinë shqiptare të fundviteve tëshekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli janë elemente të rëndësisë së veçantë në ndërtimin dhe mundësinë e të kuptuarit drejtë dhe lehtë gjithë materjen letrare të shtjelluar këtu. Kritika shqiptare duhet t'i japë vendin e merituar romanit "Kojrillat", duke mos anashkaluar edhe autorëe vepra të tjera të shkruara kohëve të fundit e që sjellin freski në prozën tonë me leksikun dhe tematikën që prekin, duke transmetuar mesazhe të qëndrueshme edhe për të ardhmen.

Shkrimtari dhe studiuesi Timo Mërkuri në një përsiatje pas leximit tëromanit “Kojrillat” të Fatmir Terziut shprehet: “Është një ndjenjë e bukur që të lind gjatë leximit të këtij libri, ndjenja që të rrosh dhe po të jetë nevoja edhe të vdesësh, për të ruajtur identitetin e vendit tënd. Qoftë ky i identifikuar në një dokument apo në flamur. Është vërtet një libër i bukur, me një kompozim modern, por që gjithësesi mban aromë Shqipërie në të gjithë faqet e tij. Është nga ato libra, ardhja e të cilëve, është vërtet një…ogur i mirë”. Vangjush Ziko, shkrimtar dhe poet i njohur shqiptar shprehet: “prozë që vjen e re në tërësinë tonë krijuese. Roman që hap epokë të vecantë në prozën shqiptare”. Vilhelme Vranari Haxhiraj e quan ‘fluturim në padukshmërinë diplomatike’ dhe Fatmir Minguli e cilëson vepër unikale në letrat shqipe.

Romani “Kojrillat” na imponohet si vlerë dhe dëshmi për faktin se aty gjejmë një periudhë kohore që ishte vula e ardhmërisë kombëtare, me gjithë angazhimet, sakrificat, rreziqet dhe enigmat që e përshkojnë tej e tej. Përmbyllja e mbresave pas leximit të romanit na bënë të kujtojmë se ende vazhdon rrugëtimi i pambarim në gjithë hapsirën e globit të “Kojrillave” të Fatmir Terziut në gjetjen e zgjidhjes së enigmës së madhe për personalitete e dëshmi historike, që vulosën fatin tonë kombëtar.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page