top of page

Romani "Bunari" është një amalgamë studimore, historike –shkencore, në formë të një estetike të re

Updated: May 22, 2020


Vladimir Muça

Sfida e një romani në realitetet shoqërore

Refleksione mbi romanin “Bunari” të Dr. Fatmir Terziu

Nga Vladimir Muça


1.—Fjala e fjalës

Të lexosh një libër ,ku artikulohet vizioni mitik,legjendar i njejtë me ato çka të ka rrëfyer babai për vendlindjen e tij,është diçka që e tejkalon kullën e Babelit të impresioneve.Kujtimet e kahmoçme ,mitike e legjendare gojore,jetëzohen duke marrë format e kopshteve të varura të Babilonisë me ato gjethe e lulnaja mitike të popullit që i gjalloi shekull mbas shekulli në kujtesën e tij.Impresionet e leximit kthehen në gjallesa mitike të natyralizuara më habitatin ku ti ke kullotur çaste impresioniste;atje mbi gurin e latuar nga shekujt ,ku mbaron rruga e Ram Nagorës ,në ato varre stërgjyshore në të hyrë të Ostrenit të Madh.,gurët e të cilëve flasin e flasin me “fjalët e fjalës”në atë heshtjen shekullore.

Të tilla janë impresionet , erupsive,si ndodhitë ,mitet,legjendat ,të dala nga “birat e dheut”kur merr e lexon romanin “Bunari”të Dr.Fatmir Terziut. Çdo gjë tejkalon masën e vlimit shpirtëror ,e bëhet një me atë çka ke përjetuar në ato vënde ku është ngjizur rrënja e fisit e ku rrëpirave e shkëmbejve,më shumë se çdo gjë ,të tregojnë lotët gurë.

Sfida e Dr.Fatmir Terziut,me këtë roman të një lloji të ri(do ta quaja post-modernist) përbën një sfidë kurajoze ndaj vetëvetes e ndaj reçesionit letrar në përgjithësi.

Një estetikë e tillë e të shkruajturit roman ,pa asnjë mbeturinë proleksiteti ,paraqet një pjekuri krijuesi nga që kërkesat që paraqet kjo estetikë ,jo vetëm që janë shumë të vështira ,por kanë si bazë hulumutimi e studimi,besimin në një argument të thellë shkencor,dhe paraqesin seriozitetin e gjithë asaj që shkrimtari arrin në aspektin e argumentit shkencor. Romani “Bunari” vjen si rezultat I një hulumutimi këmbëngulës disa vjeçar,i një përkushtimi në tejpamësi pune ,kjo e tresuar në përvojën letrare e studimore në tempujt e dijes e të kultures anglo-saksone.Aftësia për t’i rrokur këto dije e për t’i mishëruar në roman si forma më e lartë e një krijimi letrar ka qenë ngulmimi pasionant i autorit.


Fabulitetin e strukturimit të këtij produkti letrar ,autori e ka gjetur në “visaret e një kombi”duke e formatuar në një estetikë të re ,duke e ilustruar me pasazhe poetike ,këngë,tregimet e kahmoçme marrë nga kujtesa e popullit. Këto janë predominancat që në mënyrë të vullnetëshme e të qenësishme,e kanë shtytur autorin në botën e pafundme të meditimeve ,duke e ushqyer me fantazinë e imazherinë e të shkruarit për të na dhënë shpirtin atdhetar ,patriotik e ngulmëtar,në atë çka i dikton vetë-vetja. Romani që unë pata kënaqësinë ta kem në duar ,përveç se është një roman që të ngjall kurreshtjen e të mban me ankthet e të vërtetave historike ,përveç atributeve si një vepër romanore e, mbi të gjitha është një amalgamë studimore ,historike –shkencore ,në formë të një estetike të re ,ku problemet dhe situatat e vendosura në shekuj ,nën shtresa palimpsestesh nuk përshkruhen bardhë e zi ,por mbarsen me sinteza jetësore në dualitetin natyra-njeriu;të studjuara e të mirëargumentuara duke nxjerrë përfundime që flasin për autorin ,si njohës i mentalitetit shqiptar,si studjues i mirfilltë i palenteologjisë të një kombi si dhe hidrografisë së tij.Këtë ,mire e bukur ,të argumentuar ,autori e arrin në unison me një theks të caktuar e në raport koherent me rrethanat ku kanë ndodhur ngjarjet.

2—Një produkt romanesk me nocione studimoro-eseistike

Romani “Bunari”në konceptet stilistikore ,nuk është thjesht një roman shoqëror,as roman me ngjyra rozë,ndonëse lirizmi në të është me bollëk ,me ngjyrime të ndezura po me bojë rozë.Ai na shpërfillet tjetërlloj nga sa jemi mësuar ta shikojmë në raftet e librave ,më ndryshe ,me një stature të re,me nocione të thekura historike-eseistike. Në faqet e këtij produkti gjejmë ditarët e pashkruar të shumë e shumë brezave.Aty unë gjeta gjyshen, gjyshin të masakruar nga trupat sllavo-serbe në kryengritjen e kësaj treve më 1913 ,vit kur u bë dhe eksodi apokaliptik I kësaj popullate në Elbasan e në Durrës,ku janë të integruar në jetën ndërurbane.Atje mes germave dhe rreshtave më ravijëzohej babai im bonjak në ato vite të brishta të coptimit të trojeve shqiptare i ulur nën hijen e lisit të moçëm mbi varret e Ostrenit të Madh tek më tregonte historira po në të njëjtin version legjendar ,mitik, historik. Askush nga popullata e kësaj treve të mos ta gënjejë mendja se nuk gjëndet i tipizuar në faqet e këtij romani.Ata ,vinë nga thellësitë e ndërgjegjes etnike, mitikes, legjendës të natyralizuar me gurët e fatit,të ushqyer me bollgurin e pashkruar të vetëdijes. Romani ,më shkoqur nuk i përmbahet anatomisë letrare tashmë të tejkaluar ,ku si në “Hapu Sazan abudna” e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen.Tashmë ka ardhur koha që ,mbas një soc-realizmi 45 vjeçar e një reçesioni 20 vjeçar ,në letërsi ,në pluralizmin letrar një vend tepër dinjitoz të zerë dhe ky roman. Në stadin e sotëm të zhvillimit ky produkt letrar ngjen si ato bistakët e rinj në një dushkajë të moshuar ,ku retë e ngarkuara me elektricitet gjatë tollovisë meteorologjike-diskutimore ,i njomështojnë ,u japin jetë për zhvillimin ,por ndodh dhe ti djegin nga shkarkesat atmosferike.Sfida e autorit me vetëveten dhe me traditën krijuese është eminente në çdo kapitull.Në këtë roman ,të një lloji të ri ,ku me një fabulizëm romanesk,përputhshmëria e thënieve mitiko-legjendare me rrëfimtarinë e gjetjet dokumentare,vine si prioritete bazë të një argument shkencor e të mirëstudjuar,të nomatisur aq bukur e bindshëm në këtë produkt eseisto-romanesk nën zbërthimin e një kaleidoskopi historiko –analitik.Një roman me kursimtari ,me ekstrakte,ku spikat një alegorizëm i përsosur e i personalizuar. Konceptualitetet studimore e filozofike ,letrarizimi i filozofisë mitike ,i tregimeve të kahmoçme të pashkruara ,por të ruajtura në kujtesën e kombit,e rradhisin Dr.Fatmir Terziun në rradhët e një postfrojdimi Jungian dhe Lakan në natyralizmin e letrarizmin filozofik të problemeve e fenomeneve . Absurdi historik dhe ekzistencializmi i kësaj etnie,si dy të kundërta ,në papajtushmëri gjatë narracionit i tejkalon trillet e të shkruarit dhe konceptimet fabuliste,duke ardhur si reminishenca borgeziane e kafkiane në zhvillimet shoqërore ,duke u ngritur në një art të vërtetë nga autori ,duke u natyralizuar në habitatin shqiptar si një “Hyjni antropomorfe që lidhet me faunën e natyrës duke përfshi vetë njerzit dhe kafshët.” Romani është i mbarsur me intesitete ,ngjeshje,me digresione ,kalime situatash.Lexuesi nuk shqitet dot prej tij ,ai përshkohet nga një ankth i fshehtë diku thellë zgafellave e miteve dhe legjendave që shpërthejnë në mënyrë erupsive e herë ,herë na rrinë mbi kokë,si retë shigjetare ,elektrizante ,na lëvizin nën lëkurë dhe në mendje . Gjatë leximit ky makth të mban në një gjëndje somnambuli ,duke të çuar në pritëshmërinë e zgjidhjeve historike-shoqërore.Kur nënvizojmë se ky roman ,tepër i këndshëm,ndërtuar me një anatomi të re letrare përbën një risi në të shkruarit e letrave nga Dr.Fatmir Terziu kemi parasysh:

—Përshkrimet andriçiane të natyrës në rezonance me gjëndjen shpirtërore të personazheve.

—Përdorimi shqeto i zhargonit popullor duke i dhënë larushi ,më shumë vërtetësi ,si dhe hapja e shtigjeve të konvergimit në raste dyzimi mbi argumentet historiko -shoqërore .

—Kontraverset e autorit me konkluzionet analoge bashkë me shuminë e metaforave,alegorizmave që përbëjnë sentencat pararendëse nga kapitulli në kapitull si mesazhiere për lexuesin.

—Lidhja me antikuarët jetësorë e vazhdimësia e tyre gjer në intimitete ,veçori e sharmit narrativ marrë nga përvoja jetësore si mësimdhënës,”gju më gju me popullin”,kjo aspak në kuptimin pezhorativ.

—Lidhja ekzigjente ndërmjet legjendës ,mitologjizmit verbal,shkencave dhe habitatit të sotëm nga ku ka lindur ajo legjendë ,ai mit ku: “Rënkonin i nderuar shkencëtar.Rënkojnë.A nuk rënkon edhe ai Bunari ,të cilit ne i’a çame mushkëritë në dysh ,a nuk rënkon tërë ai mal me shkrepa që gurgullon ujin e lumit mes shtigjeve shkëmborëve”…A nuk rënkon njësoj si mushkëritë e Nuhi Karamuçës?” Kjo ndërlidhje ndikon direkt mbi biodiversitetin,me shëndetin e njeriut në mënyrë hakmarrëse por dhe pozitivisht.Haluçinacionet e Nuhi Karamuçës ,memorja individuale in memoria kombëtare ,atdhetare,

Një vuajtje e ndërvarur antropomorfe në konceptin shoqëror.

3—Imagjinata dhe imazhinizmi si rrotorë në produktin letrar.

Imagjinata dhe imazhinizmi janë rrotorëtepër të rëndësishëm në proçesin krijues të një vepre letrare;sidomos kur ajo konvertohet me të dhëna historike,shkencërisht të provuar,me legjenda e mite të memorjes kombëtare,siç ka ditur t’i mishëlojë me mjeshtërinë e një përvoje studimore ,shkrimtari Fatmir Terziu. Këto hulumtime ,këto kujtesa të memorjes historike duke i bërë pjesë, e të përditëshmes së thjeshtë rrisin dukshëm valencat e besushmërisë e notacioni rritet në mëndjen e lexuesit.Në natyralitet gjatë kapitujve ,imagjinata dhe imazhinizmi personifikohen në antraktimin e shkrimtarit si studiues,si shkencëtar ,si rrëfimtar,por dhe si lexues.Një metodë e tillë e narracionit ja ka rritur dukshëm hapsirat e vlerat romanit ,duke e përfshirë lexuesin në një “perpetum mobile”,në vorbullat dhe turbulencat e dufeve të autorit dhe të kohës që përjetohet .Gjuha metaforike e ‘gurëve të jetës”,ujit të bunarit,brirëve të dhisë,lëngut të qershive ,herbareve të hithrës,konçentralizohen në mënyrë imagjinatitative ,duke u shpirtëzuar në kontekstin e një metafizike të re,në zbulimin e hapsirave tokësore dhe njerzore në një ,por të mbuluar me mjegullnajën e shekujve e të harresës njerzore.Në këtë aspekt të intuitetit investigacioni romanesk mbi vende dhe ngjarje të etnicitetit dhe histografisë e zhvillimeve shoqërore vjen si një nga risitë më të reja të letrarizimit të shoqërisë.

“As vetë nuk e kishte besuar se pse e kishte humbur një libër të tillë.Dhe se do ta gjente këtu në Londër në një shitje kaq ambulante buzë Tamizit ,as vetë nuk e besonte”

Sa evidente,në aspektin personagrafik, me një analizë prozodizmi,filozofikimi të gjetjeve është thënja e Heminguejt në një libër të tillë: “Mos u rropat të krijosh personazhe ,ata i ke përpara teje”.

E çfarë bën “Akademia” jonë e nderuar më shumë ,për të jetësuar ,evidentuar vlerat e një kombi në këtë stad të Zgjimit e të Rilindjes së Dytë kombëtare! Nëpërmjet spektrit imagjinatativ e imazhinist,si dukuri në këtë roman gjithçka vjen lirshëm si një strukture e veçantë dialoguese e monologuese ,ku gjithçka vjen nga një irracionalitet në një realitet të brishtë ,ku mbisundon simbolika dhe aluzioni ,me rikthime metaforike nga mitikja ,legjenda në spitalin e Londrës ,aty në dhomën e konsultave ,apo në shtëpinë rrethuar nga bunarët,qershiat, kumbullat ,gruri I bollgurit.Në atë spital ku janë mbledhur nga e tërë bota shkencëtarë ,dhe akoma nuk e kanë zbuluar aksesin shqiptaro-madh të Nuhi Karamuçës i cili përfaqson genin,etninë Arbërore si një gjakësi e pastër.Në këtë dyzim është dhe historigrafia shqiptare!!!Eshtë shumë domethënëse për atë çka shtron ky libër ,sentencë e Jeremy Ironis kur thotë:”Kemi të gjithë makinën tone të kohës,atë që na çon pas e që i quajmë kujtime,dhe atë që na shtyn përpara dhe që i quajmë ëndërra”. E tillë është dhe çlirimi ,hapja e dyerve të kujtesës të kombit në personifikimin e Karamuçës e të personazheve të tjerë ,e tillë është ëndërra e autorit në ndriçimin e këtyre zgafellave mitike ,legjendare e përqasja e tyre me të vërtetat historike.Përmes këtyre ideve voluntariste të karaktereve përçohen ide ,riciklohen marzhet filozofike që çojnë në mutacione të zhbërjes së identitetit dhe rreziqeve që vine nga këto dukuri në zhvillimin shoqëror të etnisë.

4—Roman me nocione të thekura nacionalizmi e atdhetarizmi.

Jo vetëm në gojën dhe mendjen e personazheve ,por dhe në mendjen dhe shpirtin e vetë autorit arrihet që fjala “atdhe”të përdoret si leitmotiv,si ndërgjegje ,si një ëndërr e kahmoçme ,si një dhëmbje e ngurosur në thellësi të buranës së shterur e që loton gjak si në mitet e legjendat e kahmoçme të Motit të Madh, si një realitet po kaq I dhëmbshëm i ditëve tona.

Romani jetësohet nën obsionet e një kataklizmoje të një mutacioni njerzor ,natyror ,mes një deti hamëndësimesh të pa shpresa ,ku permes spaciove poetike autori risjell me mjeshtëri mitikën legjendare të mbijetesës,si një spirancë jetësore.Çdo gjë fillon nga humbëtirat historike nga virusi I harresës me një diksion të pastër poetik. Pesha e referencave historike-shoqërore të transplatuara në kohë dhe hapsirë tregon se kemi të bëjmë me të njëjtin popull i cili po përjeton të njëjtin fat historiko-shoqëror ,pavarsisht nga formatet ndryshimore në aspektin gnoseologjik. Për koinçidence ka një përputhje të plotë të koncepteve të Dr.Fatmir Terziut për gjenezën e kësaj treve si në gjakësi e në gen arbëror. Në roman gjithçka vjen me valencat e një besushmërie të lartë në gjykimin shkencor ,folklorik,toponomastik dhe zakonor.Mendime të tilla ngulitur thellë i kam trajtuar me tim atë (Avdulla Muça –Dibra)që në vitin 1976.Ashtu sikundër autori nuk e përmend kërkund termin “gollobordas” por gjaksi arbërore .Edhe në familjen e fisit “Muçaj”s’është përcaktues asnjëherë ky term .Mbiemri ‘Muça’që herët në zonën e Shijakut është suportuar nga mbiemri “Dibra”.Askush edhe sot e kësaj dite ,ndonëse Avdullai (babai im)ka 35 vjet që ka ndërruar jetë,thirret ndër dashamirës”Dibra”. Mospërmendja e emërtimit “Gollobordë”,për këtë trevë nga autori ,si remineshencë e dyndjeve slave-bullgare,është një nga gjetjet më të spikatura të atdhetarizmës. Eshtë shumë i justifikuar historikisht emërtimi toponomistik “Dibër”.Në rrënjë gjenezike e tillë është trashëguar brez pas brezi ashtu siç mbeti për babanë një pasaportë biometrike e etnisë nga e cila rridhte gjaku i “Muçajve”. Etnia e kësaj treve s’ka asgjë të përbashkët me etninë slave.Këtë e vërteton më së miri dhe toponomastika në roman ku nuk vërejmë asnjë emërtim sllav por thjeshtë me origjinë e prejardhje iliro-arbërore si: Tre lisat e damllosur,Fshatrat e Rekës,të Drinit të Poshtëm,Drini i Zi, Lumbardhi,Gryka e Radikës,Arpana, Lugina e prerë,Kastriot,Mali Lukaon, Arkadias ,Lumi Kalamai,(i fëmijve),Kodra e Kuqe,Mali i Koçajve, Strugara,,Raduçi etj.Këta emra flasin shumë për sensin atdhetar e patriotik të autorit. Po kështu sjellja në kujtesë historike e familjes Aranitase si preferente e mbretërive e perandorëve bizantin ,ku zotërimet e tyre shtriheshin edhe në trekëndëshin Manastir –Follorinë—Sfetigrad,një trekëndësh jashtë kufijve të shtetit të sotëm amë.Dokumentet flasin për zotërime të Arbërisë Aranitase krahas Arbërisë Skënderbegase( Kastriotase). Letra që i vjen me postë Stefanit ,për betejën e Sfetigradit,,vendosja e saj në shkronja korsive,tregon shumë si për qëllimin e përmbajtjen e tyre,ku autori është treguar jo vetëm tejpamës ,por dhe glorioz,në kontekstin dokumentar ,bestytnik në ato çfarë shkruan në formaturën e një traktati apo të një proklamate akademike ,me një toponomastikë të qartë të fushë-betejës skënderbejane në Koxhaxhikë.Në retro gjithçka trajtohet si një zonë me qytetërim të lartë.,të hershëm në zakone e doke ,para mbretërisë bullgare ,por që sot ,për fat të keq të harresës historike dhe të shtetit emun trajtohet në një antagonizëm historik me vetëveten, e me vlerat e jashtëzakonshme që përcjell ky libër për këtë etni me një gjaksi të pastër arbërore.

Përqasja e argumentave shkencorë me persona të njohur në botën akademike botërore,shkencërisht rrit besushmërinë në atë çka proklamon ky libër me vlera tepër të larta gjenezike e pse jo dhe akademike.

5—Harresa historike e kujtesa etnike.

Duke lexuar këtë roman skrupuloz në trajtimet dokumentaro –shkencore ,më shkoi mendja te kryengritja e kësaj treve në 1913për kundërshtimin e coptimit të trojeve nga Fuqitë e Mëdha.Kjo datë në historigrafinë shqiptare ka mbetur si një njollë mjegullnaje në kujtesën historike.

Të trajtosh problemin e harresës apo të humbjes së kujtesës historike për këtë trevë ku më 1913 u dogj e u katalizmua,ku u bë eksodi më i madh i kësaj popullate,duke u shpërngulur mes zjarrit e gjyleve serbo-sllave ,në Tiranë ,Elbasan ,Durrës ku kanë edhe sot ngulimet e tyre më të mëdha.

Mos evidentimi historigrafik i kësaj treve si gjak i pastër arbëror çoi në harresë etnike.

Dyshimi në vetveten filloi të lulëzojë (e lulëzon edhe sot)sigurisht nën mbështetjen bullgaro-sllave.Vitalizimi që i bën nëpërmjet këtij libri Dr.Fatmir Terziu,dhe rizgjimi nga koma kujtesës historike nëpërmjet dokumentave shkencorë ,alternuar me gojëdhanat e mitet e shpirtëzuara ,rizgjimi I ndërgjegjes etnike,është shërbimi më i mirë që bëhet në rang kombëtar.Revokimet e detajuara të betejave të Sfetigradit ,si porta e parë që priti sulmin osmanlli,është çelësi i rikujtesës historike që do të hapë shumë dyer në rang kombëtar.Ajo do të jetë;”…ishte fjala ,në fillim fjala.Ishte fjala që solli fjalën,fjalën…” Po.Po.Do të jetë kjo fjalë e shkruar në këtë “Bunar” që do të sjellë fjalë të tjera të cilat do zënë vend si gurët e lazdruar në Tempullin e Shenjtë,në muret e këtij bunari legjendar ,por tashmë të shpirtëzuar e të jetësuar në një produkt shkrimor ,që do të shpërvjelë mjegullnajat e harresës historike e do të ndrisë si rrezja e pare në Qafë-Ostren(Dragalicë)duke bukuruar jetësinë e madhështinë e kësaj treve.

6— Epilog

Nuhi Karamuça ,personazhi enigmatik ,mitik,e legjendar si vetë këto troje,një antropomorf me dhëmbje të thellë njerëzore ,në grahmat e fundit të jetës len amanetin: “Kur të vret dushmani ,dihet dermani,por kur të vret mallkimi i dheut ,mos kërko derman.Dheu nuk të fal…Kjo është pagesa e florinjve të mallkuar”. Ky amanet vjen si një retro legjendare ,mbarsur me nocione të reja në botën e sotme sociale transplantuar aq bukur nën vëzhgimet e sotme kohore të ngjarjeve dhe ecurive e fenomeneve që vihen re në politikat e sotme si proverbalja më e aktivizuar në faqet e këtij romani ,veshur bukur e mirë me rroben e hijëshme të një estetike eseistike. Për personazhet dhe autorin besimi pagan ,besimi në gjithçka, e lidhur me natyrën e shërbimi ndaj saj,janë më hyjnorja.Historia ka vërtetuar se besimet e tjera për shqiptarin janë konjuktura mbijetese.Gjithçka natyrore që lind nga natyra e bulëron në të,është filozofia e perceptimeve shpirtërore,është një amalgamë e patjetërsueshme e njeriut me natyrën që e ka përqarkuar gjatë jetësimit. Ky është dhe traktati bazë,filozofiko-besimtar i kësaj etnie,me baza të hershme iliriko-arbërore shoqërisht e mirëinformuar,mirëpërcaktuar ,ku del në pah:”Një kod mirkuptimi të njeriut me vetë natyrën.Kur njeriu nuk e konsideron ujin ,gurin,drurin,tokën dhe çdo që e rrethon të vdekur ,si jo të gjallë,por vetëm atëhere aherë kur njeriu natyrën ,të gjallë si ai”.Këto fjalë të thëna nga Nuhiu,një i viktimizuar,i denatyruar,prototipi brilant i personazheve të sotëm shtetar ,kur politikat fqinjësore u kanë vënë brirë,siç shprehet me dëshpërim sot populli në mediumet pluraliste.

Në një katarsis shpirtëror Nuhiu në grahmat e fundit proteston:”E harroi ajo kohë,tjetra që na sillte vetëm të mira në letra,kjo kohë që i turret vetëm pas urisë së lekut.”(thasëve me florinj të sulltanëve të shekullit 21-V.M). E tillë është dhe zëri protestues i autoritDr.Fatmir Terziu nga kapitulli në kapitull në faqet e këtij romani aq të këndshëm ,çlodhës,shkencërisht e historikisht bindës,një çelës i artë për hapjen e portave të kujtesës historike.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page