top of page

“ Roma fliste shqip”


Zihni Elezi: *Autori ka mbaruar nё vitin 2007, Universitetin “Aleksandёr Xhuvani” nё Elbasan,Fakultetin e shkencave humane, dega histori- gjeografi.Eshtё diplomuar pёr histori.

Nga Zihni Elezi

Një vështrim mbi librin “ Roma fliste shqip” të studjuesit Fahri Xharra.



Duke përfunduar  pjesën e parë “ Pellazgët dhe origjina e tyre” , duket menjёherё se  autori ka bërë një punë të admirueshme. Ajo  që më bën pershtypje tek  autori i librit “Roma fliste shqip”, Fahri Xharra  është se vërtetë historia shkruhet  dhe rishkruhet nga këndvështrime të ndryshme por kronikat në rrëfimin e historisë jane një thes bosh nëqofëse nuk kanë faktin brenda.

Edhe gjatё leximit tё reçensionit  tё  librit “Roma fliste shqip” dhe më shumë se vepra e Fahriut që, përshtypje më bën dëshira e reçenzentit  për të promovuar dhe paqyruar origjinën e shqiptarve e cila herët a vonë do ta lerë pas si panhelenizmin ashtu dhe pansllavizmin. Këtë e konfirmojnë edhe shume dokumente sekrete të Raihut të  Tretë, që besoj se do të bëhen publike.

Nuk ka një përgjigje adekuate se ç’janë pellazgët pasi burimet arkeologjike që disponohen dhe mundësitë jane tepër të kufizuara por ajo që mund të thuhet është në faktin se përderi sa ka një substrakt paleoballkanik i cili është indoeuropian si në pikpamjen kulturore ashtu edhe në atë etniko-gjuhësore është pikërisht kjo optike që lejon për të parë lidhjet që egzistojnë midis ilirëve të epokës së hekurit dhe këtij substrakti të lashtë.

Une kam informacion për historinë e  Romës por pasi burimet janë asimetrike dhe  shpresoj shume  se përderisa këtë libër e kanë marrë përsipër edhe autorët, artikujte e të cilëve janё vendosur në pjesën e parë të librit, patjetër që Fahri Xharra do të ketë vërtetë një qasje interesante.

Fahri Xharra ka meritën sepse historinë e popullit të tij nuk e shkëput nga historitë e popujvet të tjerë dhe të tërë njerëzimit, por e studjon  veçmas dhe njёkohёsisht paralel me zhvillimet e historisё  jo vetёm tё popujve fqinjё. Kjo lidhet edhe me teoritë e lëvizjes relative së trupave në mekanikën teorike, ku studimi i një trupi që lëviz  vetë dhe njëkohësisht ndaj një tjetri, bëhet me shkëputjen imagjinare të dy lëvizjeve., e mё pas bashkohen tё dyja.

Njohja e histories të popujve të tjerë veçanarisht të atyre popujve që na rrethojnë si dhe njohja e historisё kombëtare na bën të aftë të orientohemi drejt në situata konkrete aktuale shoqërore, ekonomike, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë mënyrë  duke njohur mire historinë jemi jo vetëm me identitet dhe krenari për veten por krijojmë respekt dhe për popujt e tjerë.



Me të drejtë studjuesi Fatmir Minguli, në recensionin e këtij libri thekson se:

“Fahri Xharra krejt i pёrqёndruar nё kontinentin italian, ёshtё i sinqertё dhe shumё korrekt, duke mos u pёrhapur nёpёr tokat greke dhe as nё toka tё tjera qё me akliminё e kohёs u sllavizuan. Eshte njё veçori e studjuesit tё saktё.’

Ka dhe njё tjetёr veçori qё duhet parё, ajo e tendencёs  pёr t’I  ndarё nga qytetёrimet, por kjo tezё ka rёnё dhe rezultatet e nxjerra nga studjues tё huaj dhe vendas, jo vetёm duhet tё njihen por edhe tё pranohen.

Ajo qё Fahri Xharra pёrpiqet tё sqarojё ёshtё fakti se ç’nivel ka patur qytetёrimi pellazg, para lirir, nё  ç’raport me qytetёrimet e tjera tё kёsaj periudhe siç janё qytetёrimet e Egjeut, tё Anatollisё, dhe Italisё sё Jugut. Tё gjitha perёnditё janё pellazge megjithatё pasardhёs tё qytetёrimit pellazg nuk jemi vetёm ne, pasi qytetёrimet  janё tё gёrshetuara dhe autori mundohet  mos  t’i veçojё nga njeri tjetri.

Ai ka ditur tё ndёrthurё elementёt e qytetёrimeve, ku ndonёse  duket  qё dominanca ёshtё greke, ka diferenca dhe influence tё Italisё sё Jugut.  Vёrtettёbota greke i dha qytetёrim gjithё globit dhe kultura greke ka vendin  qё meriton, por ajo qё  autori kёrkon tё theksojё ёshtё se ilirёt nuk ishin barbarё dhe civilizimi Helen, atё qё jo vetёm e pёrqafoi  por edhe e realizuan dhe jetёsuan  nё qytetet e tyre.

Veçori tjeter që bie në sy në pjesën e parë është fakti se për pellazgët dhe pellazgjishten dhe për lidhjen me popujt e tjerë është marrë opinioni shkencor i cili është pranuar nga  të gjithë. Në pjesën e dytë patjetёr qё  do bёhen  komentet e tjera.

Historia – thotë Xhorxh Bushi, i riu – është lumë që rrjedh dhe si i tillë një kërkim historik ka gjithmonë vend për korgjime. Ky fakt të bën përshtypje te Fahri Xharra i cili bazohet saktësisht në burime dhe në dritare që na japin të dhëna mbi ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën.

Xharra per të krijuar tablonë e ngjarjeve të ndryshme historike dhe për ta ditur ka studjuar shumë dhe dhe mbi bazën e këtij studimi ka mbledhur lloje të ndryshme faktesh dhe të dhënash  dhe duke i rilidhur  ato ka krijuar tablonë e këtyre ngjarjeve të ndryshme të së kaluarës. Tё mos harrojmё se studimi me anё tё fakteve sot ёshtё njё nga metodat  mё frutdhёnёse nё shumё degё tё shkencave.

Historiani vështron përtej kohës që ai jeton. Kjo distancë kohore do të ishte sterile  nëse nuk do të kishte datat dhe vitet të cilat jane gozhdët ku varet pëlhura e historisë.

Ajo qё Fahri Xharra pёrpiqet tё sqarojё ёshtё fakti se ç’nivel ka patur qytetёrimi pellazg, para lirir, nё raport me qytetёrimet e tjera tё kёsaj periudhe siç janё qytetёrimet e Egjeut, tё Anatollisё, dhe Italisё sё Jugut. Tё gjitha perёnditё janё pellazge megjithatё pasardhёs tё qytetёrimit pellazg nuk jemi vetёm ne, pasi qytetёrimet  janё tё gёrshetuara dhe autori mundohet  mos  t’i veçojё nga njeri tjetri.

Ai ka ditur tё ndёrthurё elementёt e qytetёrimeve, kun donёse duket  qё dominance ёshtё greke, ka diferenca dhe influence tё tё Italisё sё Jugut,. Vёrtetç bota greke i dha qytetёrim gjithё globit dhe kultura greke ka vendin  qё meriton, por ajo q           ё autori kёrkon tё theksojё ёshtё se ilirёt nuk ishin barbarё dhe civilizimi Helen atё qё jo vetёm e pёrqafoi por edhe e realizuan dhe jetёsuan  nё  qytetet e tyre.

Autori ka njё oreks deri nё babёzi me gjurmimet qё ka realizuar dhe kuptohet qё ata historianё dhe studjues  qё vegjetojnё  mbi libra do t’I varin turinjtё  dhe do tё ligёshtohen nga kjo mёnyrё kompetente  me tё cilёn ёshtё trajtuar kjo vepёr nga Fahri Xharra. Unё besoj shumё nё suksein e kёsaj vepre sepse tё gёzon fakti qё lexuesit dhe dashamirёsit e librave dhe temave historike kanё nё dorё  nё vepёr me qasje interesante.

Ajo qё mё intrigon nё aftёsitё e tij, tё cilat nuk i gjejmё edhe te historianё tё mirёfilltё, ёahtё puna e tij autentike nё raportin fanatik ku ai paraqet gjuhёn shqipe me njё larmi dhe shumёllojshmёri  qё e kanё zili tё gjitha gjithёt e tjera. Psh. grekёt nё letёrsi mburren me Homerin si zanafillё, por natyrshёm lind pyetja: “Po vetё Homeri, çfarё shkolle pёrfaqёsonte kur dihet qё pёrpara shkollave helene ishin shkollat pellazge.”

Ky libёr me rёndёsi tё jashtёzakonshme kulturore pёr shqiptarёt pasi pёr mendimin tim me aq njohuri sa kam dhe sa kam lexuar, ёshtё nga  veprat  mё tё mira dhe interesante  qё gjurmon  historinё dhe origjinёn e shqiptarёve qysh nё kapёrcyell tё agimeve njerёzore.

Por libri “Roma fliste shqip” i autorit Fahri Xharra merr një rëndësi veçanarisht  për brezat, pasi i njeh ata me prejardhjen e tyre dhe me lëvizjet  e tyre politike shoqërore në shekuj. Gjithashtu ky libër implementon aftësi njohëse të cilat janë tepër të domosdoshme për studimin e historisё dhe të etapave që shqiptarët kanë kaluar në zhvillimin e tyre.

Histori don të thotë të njohësh prejardhjen tënde nga lashtësia deri sot. Nëpërmjet studimit të tij duke mbledhur lloje tё ndryshme faktesh dhe duke i sistemuar ato, ka krijuar tabllo brilante pёr origjinёn e shqiptarёve. Tё dhёnat qё ai na jep qofshin tё drejta apo dhe tё tёrthorta, janё tepёr bindёse dhe tё dobishme. Hartat, artikujt shkencorё, eksperimentimet dhe faktet na japin ide tё qartё dhe tё gjallё tё tё gjithё historisё  dhe origjinёs sё shqiptarёve.

E parё nё kёtё opticё, mendoj se Fahri Xharra ka qenё korrekt dhe i saktё, astaj ai nuk bёn insinuata dhe nuk i len gjёrat fakultative, as edhe evasive. Mendimi i tij ёshtё shkencor,  si  pёr pellazgёt, ashtu dhe pёr pellazgjishten. Ai ёshtё tepёr i ftohtё nё gjykimin e tij pёr opinionet e tё tjerёve qofshin kёto negative, qofshin positive.

Vend i vogёl, nga njera anё dhe makinacionet e fuqive tё huaja nga ana tjetёr, ka bёrё  atё qё gjuhёtarё dhe etnocienё europianё t’i referohen dhe shfrytёzojnё si burim parёsor gjuhёt greke dhe latine. Por kёto gjihё janё shumё prapa nё kohё nga  pellazgishtja. Studimet antropologjike dhe zbulimet arkeologjike pranojnё se harta e shqiptarёve, ndonёse e rrudhosur shtrihej nga brigjet e Danubit deri nё detin Egje dhe nga deti Adriatik deri nё detin e Zi.

Po shkёpus njё fragment nga njё ese historike: “Por e keqja dhe metastazat e kёsaj tё keqeje mund tё luftohen edhe deri nё rafshitjen por asnjёherё ajo nuk mund tё ssgjёsohet pёrfundimisht. Kjo ndodh pёr faktin se kjo e keqe malinje, e cila nuk ёshtё dukuri kalimtar. Vёrtetё vjen njё kohё qё fundoset nё gjynahet e ligёsive tё saj, por rrufjanёt dhe kodoshёt e politikёs , tё cilёt kohё pas kohe ngrihen nga hiri I tyre dhe duke shfrytёzuar apatinё dhe pёrgjumjen e njerёzimit e çojnё atё drejt fatkeqёsive dhe tragjedive tё mёdha. “

A nuk po ndodh kjo sot nё vendet e Ballkanit, mё saktё me trojet e shqiptarёve, me teorinё famёkeqe tё minishengenit, apo rimёkёmbjes sё Serbisё? Fahri Xharra a thua se e ka ditur qё pikёrisht shpalljes sё ashtuquajturёs “Minishengen” tё botoj librin e tij profetik”Roma fliste shqip”?

Le tё gjykojnё lexuesit dhe studjuesit!

Nё kёtё libёr studimor tё Fahri Xharrёs  ka formulime tepёr tё sakta  mbi origjinёn e shqiptarёve si banorё autoktonё prej mijra vjetёsh nё trojet ku janё edhe sot. Ata janё banorё ilirё tё hershёm ku me argumentat qё autori sjell I pёrgjigjet edhe shtrembёrimeve qё pёrmban  Enciklopedia slave dhe ajo greke.

Te mahnit vullneti i tij me studimet qё ka bёrё, studime elitare qё nuk priren nga pёrgjithёsimet.  Njё parim tjetёr bazё pёr historigrafinё ёshtё dhe shumёllojshmёria e kёndvёshtrimeve, biles nё kёtё fakt pёrfshihet  larmia dhe bukuria e saj. Mirpo nё kёndvёshtrime tё ndryshme nё kohё tё ndryshme dhe nga historianё tё ndryshёm, kemi thёnie dhe kundёrthёnie. Nё kёtё rast kёshillon Volteri qё thotё:

“ Nё memorie tё tilla qё mё japin pёr tё lexuar, detyra e historianit ёshtё tё paraqesё nё mёnyrё tё mirёfilltё faktin, pa kёrkuar tё shkojё tek motivet e tij; ai duhet tё kufizohet duke thёnё saktёsisht atё qё di , nё vend qё tё hamendёsojё  rreth asaj qё nuk di.”

Pёr pellazgёt dhe pellazgjishten  mund tё flasёsh pa fund  pasi ka shumё burime si nga autorё vendas po ashtu edhe nga autorё tё huaj. Unё nё kёtё vёshtrim nuk kam ndalur nё detaje sepse tё futesh ёshtё e vёshtirё qё tё dalёsh…

Ajo qё dallon kёtё vepёr historike nga shumё tё tjerё  ёshtё se Fahri Xharra e studjon gjuhёn shqipe  qysh pga prehistoria, nga gjuha parahelene. Nga historia dimё se Helenёt u shfaqёn rreth shekullit tё

8 –tё  para Krishtit, por nё shekujt e mёparshёm zanafilla ishin thrako-ilirёt si pasardhёs direkt tё pellazgёve. Pikёrisht nё librin  “Roma flste shqip”  autori ka si subjekt  studimi shekujt para civilizimit grek.

Nёpёrmjet materialeve qё lexojmё, shohim se autori e ka njohur mirё literaturёn sepse pa e njohur mirё kёtё literature  nuk mund t’i jepet pёrgjigje pyetjeve tё caktuara pasi si çёshtje  themelore shkencore ka unifikuar mendimin e saj dhe nuk ia vlen ta diskutosh, ndçrsa  pёr pikpamje tё ndryshme mund  tё diskutohet.



307 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page