top of page

Rjesht pas rjeshti


Sotir Athanasi




Lexova me ëndje dhe kërshëri një shkrim te z. Illo Foto. I ndjeva ato mendime dashamirëse, por tejet të merituara për Prof. dr. F. Terziun dhe vura buzën në gaz. Sepse, befasimi juaj, dhe sidomos përqasja e tij, me dy shokët tuaj të paraviteve 90-të, Faik e Ndoc, edhe pse modele përkushtuese të kohës, s'kanë të krahasuar me të përkushtuarin: deri në çudi të Prof. dr. F. Terziut.

Mund të them se këtë befasim deri në çudi e kam hasur edhe unë. Konkretisht! Pashë portretin rinor të një prozatori në portalin tonë të cilin nuk e njihja dhe nisa t'a lexoj. Rjesht pas reshti po shikoja se kisha të bëja me një talent të fuqishëm. Dhe, siç mund të merret me mënd, hodha menjëherë përshtypjen dhe kënaqësinë time.

Nuk kaluan pesë minuta dhe më erdhi një E-mail. - Kush ta dërgonte, do të më pyesish ti. - Ishte Prof. Dr. F. Terziu. Ja çfarë më shkruante ai:

“Tregimtari për të cilin Ju sapo hodhët komentin, nuk jeton më. Ka pësuar aksident me motor. Ndryshoni formulimin ju lutem!”

Unë i vendosa të dyja formulimet. Se, aty shprehej edhe kënaqësia, edhe dhimbja...


S.Athanasi..

119 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page